Shkencëtarët kanë analizuar shtatë fosile të zbuluara kohëve të fundit ku gjetën gjurmë të trurit të fosilizuar. Me rëndësi të veçantë është fosili i një këmbënyjëtuari të zhdukur tashmë, i cili ka jetuar para 520 milionë viteve, i emëruar si Fuxianhuia protensa. Duke përdorur mikroskopinë skanuese elektronike, shkencëtarët gjetën se truri ishte fosilizuar si shtresa të sheshta karboni. Ata gjithashtu panë se në disa raste truri ishte i veshur me kristale të piritit (mineral i hekurit). Kjo mund të ndihmojë shkencëtarit të kuptojnë se si fosilizohet indi nervor. Fosilizimi i trurit pa dyshim ka ndodhur në kushte të veçanta.
Shkencëtarët u befasuan gjithashtu edhe nga fakti se pas kontrollimit të parë të trurit të fosilizuar të Fuxianhua protensa, zbuluan se truri ishte i ndërlikuar dhe përbëhej nga tre segmente të bashkëshkrira dhe ishte i pasur me enë të gjakut. Ky organizim i trurit i ngjan dukshëm atij të insekteve që jetojnë sot. Truri i njeriut është gjithashtu i ndarë në dy segmente, ndarje kjo e cila bëhet gjatë zhvillimit embrional të fetusit, e cila mbetet edhe gjatë tërë jetës. Kjo sugjeron se baza e ndërtimit të trurit ka evoluar që kohë më parë, para më shumë se 500 milionë viteve, dhe që ky plan themelor ka mbetur i pandryshuar që në atë kohë.
1. http://www.newswise.com/articles/ancient-brains-turn-paleontology-on-its-head
2. http://www.cell.com/current-biology/abstract/S0960-9822(15)01174-4?_returnURL=http%3A%2F%2Flinkinghub.elsevier.com%2Fretrieve%2Fpii%2FS0960982215011744%3Fshowall%3Dtrue
3. http://www.natureworldnews.com/articles/18084/20151110/ancient-arthropod-specimens-prove-brain-fragments-fossilized.htm
4. http://www.livescience.com/23862-oldest-arthropod-brain-complex.html
5. http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-11/uoa-abt110415.php