Zhvillimi teknologjik sjell ndryshime dhe jo të gjitha pëlqehen nga masat. Një nga ndryshimet më të papëlqyera është fakti që robotët po zëvendësojnë njerëzit në një numër të madh punësh. Kjo vlen sidomos për shtetet e industrializuara, por shtetet më pak të zhvilluara nuk janë shumë ndryshe. Në fakt, për to ky fenomen paraqet të ardhmen e afërt. Në shumë vende, teknologjia është parë si kërcënim për po këtë arsye, por të dhënat numerike tregojnë se kërcënimi nga teknologjia nuk është aq real. Të paktën, jo për kreativët dhe të shkolluarit...
Tre ekonomistë nga konsulenca Deloitte, Ian Stewart, Debapratim De dhe Alex Cole, kanë studiuar impaktin e teknologjisë në numrin e vendeve të punës në Angli dhe Uells gjatë 144 viteve të fundit. Ata kanë zbuluar se teknologjia jo vetëm që nuk e ka zvogëluar këtë numër, por në total e ka rritur. Megjithatë, lajmi nuk është i mirë për të gjithë. Teknologjia e ka rritur shumëfish numrin e punëve që kërkojnë shkollim, kujdes ose aftësi krijuese, por e ka ulur atë të punëve të krahut dhe punëve përsëritëse. Kështu, gjatë kësaj periudhe kohore, në Angli dhe Uells, numri i punëve në infermieri dhe përkujdesje është rritur me 909%, numri i punëve në mësimdhënie me 580%, numri i punëve sociale është rritur me 183%, numri i punëve si ndihmës shtëpiak është rritur me 168%. Gjithashtu, fakti që çmimet e pajisjeve shtëpiake dhe ushqimeve kanë rënë dhe rrogat janë rritur ka bërë që njerëzit të kenë më shumë kohë për pushim dhe dëshira. Kështu, numri i punonjësve të lokaleve dhe parukierëve e berberëve është rritur. Nga profesionet ku numri i punëve ka rënë numërohen: agrikultura me 95%, endës e thurës me 79%, daktilografistët me 57%, sekretarët me 50%, etj.
Tek ne zhvillimi teknologjik është më i vonë dhe në shumë punë ende përdoren metodat e vjetra. Kjo do të thotë se ndoshta ndryshimet nuk janë ende kaq të thella. Sidoqoftë, teknologjia sa vjen e përmirësohet dhe bëhet më e lirë gjë që shpejt do të ndikojë vendet e punës. Shkollimi dhe përgatitja profesionale do të bëhet gjithnjë më e nevojshme, ndërkohë që punëtorët e krahut do të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me robotë. Ky ndryshim ka rrezik të rrisë edhe dallimin në të ardhura mes të pasurve dhe të varfërve.

Burimet:
1. http://www2.deloitte.com/uk/en/pages/finance/articles/technology-and-people.html
2. http://www.theguardian.com/business/2015/aug/17/technology-created-more-jobs-than-destroyed-140-years-data-census