Lajmërimet për çmimet Nobel për shkenca këtë vit mund t'i ndiqni direkt këtu kur të deklarohen.
Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi deklarohet të hënën, më 3 tetor, në orën 11:30.
Shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi, profesor në Institutin e Teknologjisë të Tokios, është shpallur fitues i çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi ”për zbulimet e tij të mekanizmave për autofagi”.
Autofagia është një proces që ndodhë brenda qelizës, gjatë të cilit qeliza riciklon pjesë të vetat duke i dërguar ato në lizozome ku ato degradohen. Shkencëtrët e kanë vëzhguar këtë proces së pari në vitet 1960, por i pari që e shpjegoi ishte Yoshinori Ohsumi në vitet 1990, kur ai identifikoi disa gjene të rëndësishme për autofaginë në maja.
Zbulimet e tij vazhduan me identifikimin e mekanizmave të ngjashme në qelizat njerëzore që hapën rrugë në kuptimin e rëndësisë së autofagisë në procese të ndryshme fiziologjike dhe mënyrës në të cilën mutacionet e gjeneve që lidhen me të shkaktojnë sëmundje.
Referenca:
http://www.nobelprize.org/nobel_prizes/medicine/laureates/2016/press.html

Çmimi Nobel për Fizikë deklarohet të martën, më 4 tetor, në orën 11:45.
Shkencëtarët britanikë që punojnë në SHBA: David Thouless (Universiteti i Uashingtonit), Duncan Haldane (Universiteti Princeton) dhe Michael Kosterlitz (Universiteti Brown), janë shpallur fitues të çmimit Nobel në Fizikë "për zbulimet teorike të kalimeve topologjike të gjendjeve dhe gjendjet topologjike të lëndës". David Thouless ka fituar gjysmën e çmimit, ndërsa gjysma tjetër është ndarë mes Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz.
Topologjia është degë e matematikës që studion objektet që nuk ndryshojnë as kur shtrembërohen, zgjaten apo deformohen. Veçoritë e përshkruara nga topologjia ndryshojnë hap pas hapi. Këta hapa janë gjithmonë numra të plotë. P.sh. një unazë, një kornizë pikture dhe një gomë biçiklete janë topologjikisht të ngjashme, me nga një vrimë në mes. Objektet mund të kenë edhe më shumë vrima, por gjithmonë numër të plotë, jo gjysmë, një e gjysmë, dy e një çerek, etj.
Në vitet 1970, David Thouless dhe Michael Kosterlitz studiuan gjendjet e veçanta të lëndës që ndodhin në nivele kuantike në temperatura afër zeros absolute (si superpërçueshmëria apo superfluidet) dhe vunë re se kalimet mes këtyre gjendjeve kishin natyrë topologjike. Elektronet brenda materialit nuk silleshin si të veçantë por si grup dhe kalimet mes gjendjeve kishin vlera numrash të plotë. Këta lloj kalimesh shpjegonin arsyen se pse superpërçueshmëria e superfluiditeti zhdukeshin me rritjen e temperaturës. Në temperatura të larta, grupet ndaheshin. Me këtë, në vitet 1980, David Thouless hodhi poshtë teorinë që ekzistonte në atë kohë, e cila e konsideronte të pamundur ekzistencën e superpëçueshmërisë ose superfluiditetit në shtresa të holla. Gjendjet ekzistonin, por matematika që i përshkruante ishte ndryshe. Duncan Haldane kishte arritur në po atë përfundim në mënyrë të pavarur, duke studiuar zinxhirët atomikë magnetikë. Ai zbuloi se zinxhirët e formuar nga magnetet atomike, kur formoheshin nga magnete çift, ishin topologjikë; ndërsa kur formoheshin nga magnete tek, nuk ishin të tillë.
Këto zbulime teorike tani kanë gjetur edhe përdorime praktike, një nga të cilët është në fushën e kompjuterëve kuantikë.
Referenca:
1. http://www.nobelprize.org/nobel_prizes/physics/laureates/2016/popular-physicsprize2016.pdf

Çmimi Nobel për Kimi deklarohet të mërkurën, më 5 tetor, në orën 11:45.
Fitues të çmimit Nobel në Kimi për këtë vit janë shpallur: Jean-Pierre Sauvage (Universiteti i Strasburgut), Fraser Stoddart (Universiteti Veriperëndimor) dhe Bernard Feringa (Universiteti i Groningen), "për dizajnimin dhe sintezën e makinave molekulare".
Makinat molekulare janë makina jashtëzakonisht të vogla, të përbëra nga disa molekula. Ato kanë përmasa prej disa nanometrash, pra janë rreth 1000 herë më të vogla se një fije floku. Jean-Pierre Sauvage krijoi i pari në vitin 1983 një zinxhir molekulash të quajtur "katenan", i cili ishte i veçantë pasi që nuk ishte i lidhur me lidhje kimike por mekanike, njëlloj si hallkat e një zinxhiri të zakonshëm. Fraser Stoddart në vitin 1991 arriti të krijonte "rotaksan" që paraqet një unazë që lëvizë lirshëm mbi një bosht. Bernard Feringa në vitin 1999 krijoi motorin e parë molekular.
Duke përdorur metodat e krijuara nga këta shkencëtarë janë krijuar makina molekulare me funksione nga më të ndryshmet, që nga ashensorët, muskujt molekularë, çipat kompjuterikë molekularë, e deri te robotët molekularë që janë të aftë të kapin dhe të lidhin molekulat e ndryshme, si p.sh. aminoacidet.
Këto makina të vogla funksionojnë si pasojë e nxjerrjes së molekulave nga gjendja e ekuilibrit. Atyre u jepet energji, të cilën pastaj ata e lirojnë vetëvetiu duke kryer punën që janë projektuar të kryejnë.
Referenca:
1. http://www.nobelprize.org/nobel_prizes/chemistry/laureates/2016/press.html

Çmimi Nobel për Shkenca Ekonomike deklarohet të hënën, më 10 tetor, në orën 11:45.
Çmimi Sveriges Riksbank në Shkenca Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit* këtë vit është vituar nga ekonomisti britanik Oliver Hart (Universiteti i Harvardit) dhe ekonomisti finlandez Bengt Holmström (Instituti i Teknologjisë i Masaçusets - MIT) "për kontributet e tyre në teorinë e kontratave".
Teoria e kontratave është baza e krijimit të kontratave të reja që lidhin personat që bashkëpunojnë ekonomikisht. Këto kontrata kanë forma e përcaktime të ndryshme dhe qëndrojnë në themelet e institucioneve të ndryshme. Përmes teorisë së kontratave kemi mundësinë të mendojmë qëllimet dhe problemet që paraqiten në një kontratë të re.
Hart dhe Holmström kanë krijuar metodat teorike për kuptimin e kontratave dhe problemeve që mund të paraqiten në situata të ndryshme lidhur me to. Kontratat janë shtyllat e ekonomisë moderne dhe sigurojnë që personat dhe institucionet që bashkëpunojnë të kenë përfitimet e nevojshme, duke mbrojtur të dy palët nga dëmi që do të mund të shkaktohej nga pala tjetër për interesa personale. Holmström ka zhvilluar teorinë e kontrateve në mënyrë që të balancohet rreziku me nxitjen me qëllim që të rritet mundësia për zhvillim. Hart ka zhvilluar idetë për mënyrën e veprimit në rastin kur kontratat janë të paplota, pasi që asnjë kontratë nuk mund të parashikojë çdo situatë që mund të paraqitet.
*Çmimi Sveriges Riksbank në Shkenca Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit nuk është një nga çmimet origjinale të përcaktuara nga Alfred Nobel. Ai ka filluar të jepet në vitin 1969.
Referenca:
1. http://www.nobelprize.org/nobel_prizes/economic-sciences/laureates/2016/press.html