Grupi punues i Nënkomisionit të Stratigrafisë Kuaternare i përbërë nga 35 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës ka rekomanduar që epoka gjeologjike e njohur si epoka Halocene të konsiderohet e mbyllur, duke i lënë vend epokës Antropocene. Propozimi i tyre është bërë më 29 gusht, në Kongresin Ndërkombëtar Gjeologjik në Caip Town në Afrikën e Jugut. Kjo do të thotë se njeriu tashmë është bërë një faktor aq i rëndësishëm saqë po lë shenjë në vetë shtresat e tokës. Data fillestare e propozuar është rreth vitit 1950, dhe karakterizohet nga mbetjet e shpërthimeve nga testimet bërthamore, bloza, plastika, ngrohja globale, etj.
Epoka gjeologjike është një periudhë karakteristike për tokën. Ajo është më e shkurtër se periudha dhe era. Kështu, gjeologjikisht, tani jemi në erën e Cenozoikut, në periudhën Kuaternare, dhe sipas propozimit të ri, në epokën Antropocene. Epoka Holocene, në të cilën konsiderohet se jemi deri sa të pranohet propozimi, ka zgjatur për rreth 12 000 vite. Gjatë saj kemi pasur klimë të qëndrueshme dhe brenda saj është zhvilluar e gjithë shoqëria njerëzore. Epoka Holocene karakterizohet nga shtrirja e pyjeve pas shkrirjes së akullnajave dhe zhvillimi i njeriut, agrikulturës dhe qytetërimit.
Por, në vitin 2000, Paul Crutzen dhe Eugene Stoermer krijuan terimin “Antropocene”. Deri tani, nuk ka pasur ndonjë datë fikse për të. Disa e kanë përdorur edhe si emër tjetër për epokën Holocene. Grupi punues është ngritur në vitin 2009 me qëllim studimin e epokave dhe përcaktimin e mundshëm shkencor të një epoke të tillë. Këtë vit, grupi ka sjellë të dhënat e veta dhe datën filluese të epokës. Udhëheqësi i grupit, Prof Jan Zalasiewicz, ka thënë për britaniken The Guradian: “Domethënia e [epokës] Antropocene është se ajo cakton një trajektore të ndryshme për sistemin e Tokës, pjesë e të cilit jemi sigurisht... Ne kemi jetuar shumicën e jetës tonë në diçka që quhet [epoka] Antropocene dhe vetëm tani jemi duke e kuptuar shkallën dhe qëndrueshmërinë e ndryshimit”.
Megjithëse kjo epokë do të ishte më e shkurtër se epokat e tjera të cilat zakonisht zgjasin mijëra vite, shkencëtarët mendojnë se duhet të klasifikohet si e tillë sepse ndryshimet janë tashmë të pakthyeshme. Përcaktimi i epokës bëhet në bazë të ndryshimeve në përbërjen e shtresave të tokës. Për fillimin e epokës Antropocene, shkencëtarët janë duke konsideruar mbetjet nga shpërthimet e bombave atomike, sferat e padjegura të karbonit nga centralet elektrike, ndotja me plastikë, alumin, beton, nivele të larta azoti dhe fosfatesh në tokë, etj. Fosile karakteristike të kësaj periudhe janë ato të pulave, të cilat në këto dekada janë përhapur në të gjithë botën, duke u bërë zogu më i përhapur. Për shkak të konsumimit të tyre si ushqim, mbetjet e tyre gjenden kudo dhe në shumë raste kanë filluar të fosilizohen.
Në 2-3 vitet në vazhdim shkencëtarët do të vazhdojnë t’i studiojnë këto ndryshime për të zgjedhur atë që është më përfaqësues. Ata do të zgjedhin edhe vendin, gurët apo akulli në të cilin përcaktojnë fillimin e kësaj epoke.

Referencat:
1. https://www.theguardian.com/environment/2016/aug/29/declare-anthropocene-epoch-experts-urge-geological-congress-human-impact-earth
2. http://www.sciencealert.com/scientists-just-declared-the-dawn-of-a-new-human-influenced-epoch
3. http://www.35igc.org/
4. http://quaternary.stratigraphy.org/workinggroups/anthropocene/