Ka kohë që thuhet se ndryshimet klimatike po rrezikojnë ndjeshëm kafshët polare. Rrezik parashikohej edhe për arinjtë polarë për shkak të shkrirjes së akullit në Arktik. Studimet e mëherëshme kanë treguar se arinjtë polarë do të rrezikoheshin nga uria nga viti 2068. Linda J. Gormezano dhe Robert F. Rockwell nga Muzeu Amerikan i Historisë së Natyrës kanë llogaritur se kjo gjë mund të mos jetë e vërtetë për arinjtë e Bregut Perëndimor të Hudson-it. Ata kanë llogaritur kaloritë që do u duheshin arinjve polarë për të mbijetuar në një artikull të publikuar te revista shkencore PLOS ONE. Në tokë pa akull e për pasojë pa foka, të cilat shërbejnë si burim i rëndësishëm ushqimi, sipas llogarive të tyre, arinjtë do të kishin mjaftueshëm ushqim.
Ata janë bazuar në të dhënat e historisë së natyrës për të parë burimet e ndryshme të ushqimit, me të cilat arinjtë polarë do të mund të përshtateshin. Rockwel ka thënë se ka të dhëna që arinjtë polarë që tani hanë bimë dhe kafshë toke gjatë periudhave pa akull. Llogaritjet e bëra në këtë studim marrin parasysh këto të dhëna. Autorët kanë konsideruar vlerat kalorike të ushqimeve si: pata dëbore me vezët e tyre, drerët veriorë karëby, etj. Këto ushqime kanë dhënë kalori të mjaftueshme për mbijetesën e arinjve polarë. Duket se që tani qrinjtë polarë gjuajnë karëby duke përdorur të njëjtat metoda që përdorin për fokat, dhe meqë sasia e ushqimit është e ngjashme, atyre nuk do t’u duhej të shpenzonin me shume energji për gjueti. Nga ana tjetër, vezët e patave të dëborës nuk japin shumë energji por edhe nuk shpenzohet shumë duke i nxjerrë nga toka. Shkencëtarët mendojnë se ato mund ta përballojnë grabitjen e vezëve pa u zhdukur si specie, nëse kanë mjaftueshëm ushqim.

Burime:
1. http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-09/amon-pbm090415.php
2. http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0128520