Që me fillimin e periudhës industriale, njerëzit e kanë shtuar sasinë e CO2 që një njeri mund të hedhë në atmosferë. Tashmë, ne nuk i japim atmosferës vetëm CO2 që prodhonin trupat tanë, por edhe atë që prodhohet nga makinat e fabrikat tona. CO2 nuk është i dëmshëm në sasi të vogla, por me rritjen e sasisë së këtij gazi në atmosferë ai fillon t]i tregojë fuqitë e veta. CO2 e mbanë nxehtësinë në atmosferë duke mos e lënë të largohet. Kjo ndihmon rritjen e temperaturave ne Tokë. Ende ka shpresa për largimin e këtij gazi. Disa metoda të propozuara shpresojnë ta kthejnë nivelin e CO2 në ajër në nivelet e paraindustrializimit. Por, një studim i publikuar këtë javë në Nature Climate Change, paralajmëron se dëmet e bëra në oqeane nga gjithë ky CO2 do të ishin të dukshme edhe disa shekuj pas kthimit të nivelit të CO2 në atë paraindustrial.
Prania e sasisë së madhe të CO2 në ajër përveç ngrohjes së ujit ka acidifikuar oqeanet. Kjo rritje e aciditetit në ujë prekë shumë mikroorganizma, korale e kafshë të tjera ujore. Guaskat e këtyre kafshëve nuk formohen aq mirë në ambient acidik dhe për pasojë rrezikojnë të zhduken. Kjo do të çonte në zhdukjen e gjallesave ujore që ushqehen me to, e kështu me radhë sipas zinxhirit ushqimor. Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse pritet edhe një shekull për heqjen e CO2 nga atmosfera, dëmi i bërë në oqeane mund të zgjasë më shumë se 1000 vite. Pas aq kohe, oqeanet do të pastrohen, por do të jenë plot me zona të vdekura, pa gjallesat e bukura që i mbushin sot. Përveç acidifikimit, ngrohja e oqeaneve ndalon përzierjen dhe bartjen e ushqimit dhe oksigjenit në thellësi. Të gjitha gjallesa qe nuk do të mësohen të jetojnë me më pak oksigjen gjithashtu rrezikojnë të zhduken.
Në studimin në fjalë, shkencëtarët kanë simuluar modelet e ndryshme për heqjen e CO2 nga atmosfera. Ata kanë arritur në përfundim se dëme do të ketë gjithsesi, por që të jenë sa më të vogla, ne duhet të fillojmë heqjen e CO2 nga atmosfera menjëherë. Edhe sikur të heqim nga 90 miliardë ton CO2 në vit (dy herë sasinë që hedhim çdo vit në atmosferë) pas vitit 2150, ne nuk do të mund t’i shpëtojmë oqeanet. Veprimet tona për pastrimin e atmosferës duhen bërë shumë më shpejt.
Burime:
1. http://www.nature.com/nclimate/journal/vaop/ncurrent/full/nclimate2729.html
2. http://phys.org/news/2015-08-co2-oceansif-pursue-business-usual.html
3. http://news.discovery.com/earth/oceans/hopes-dim-for-reversing-ocean-warming-study-150803.htm