Ishulli i ri që është rritur dhe ka mbuluar ishullin fqinj Nishinoshima.
Dy vite më parë (2013), një ishull i ri i quajtur Niixhima, u shfaq si pasojë e një shpërthimi vullkanik në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, rreth 1000 km në jug të Tokios dhe 500 m larg ishullit Nishinoshima, një tjetër ishull vullkanik. Gjatë dy viteve, ishulli i ri përpiu ishullin fqinj dhe ishulli i sapoformuar tani është 12 here më i madh se ishulli i vjetër, lajmëron observatoti tokësor i NASA-s.
Vëzhgimet më të fundit të Rojës Bregdetare Japoneze thonë që vullkani është akoma aktiv dhe nxjerr llavë, e cila tashmë nuk arrin tek brigjet. Gjithsesi sipërfaqja e ishullit vazhdon të zvogëlohet si pasojë e erozionit nga dallgët. Në fillim, shkencëtarët mendonin se ishulli nuk do të kishte jetë të gjatë, po me rritjen që ka pësuar, jetëgjatësia e tij mund të jetë rritur. Shkencëtarët gjithashtu parashikojnë se për rreth 40 vite, ishulli do të popullohet me bimë e insekte, ashtu si edhe Nishinoshima para tij.

Burime:
1. http://earthobservatory.nasa.gov/IOTD/view.php?id=87052&src=fb
2.http://www.japantoday.com/category/national/view/new-volcanic-island-grows-12-times-in-size-since-formation-two-years-ago