Të menduarit kritik, në biseda, shpesh ngatërrohet me kritikat ndaj qëndrimeve të të tjerëve. Por, në realitet është diçka ndryshe. Te ne kritikat nuk mungojnë kurrë, por të menduarit kritik mungon dukshëm. Çfarë është të menduarit kritik? Është thjesht aftësia për të menduar logjikisht para se të besojmë diçka që lexojmë apo para se të ndërmarrim një veprim. Një artikull i botuar muajin e kaluar nga Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-ve) na tregon se të menduarit kritik mund t’u mësohet nxënësve dhe jep një metodë që mund të përdoret për këtë gjë. Studimi është bërë nga departamenti i fizikës i Universitetit të Stanford-it dhe Aspiratura e Edukimit pranë të njëjtit universitet.
Ata kanë marrë dy grupe studentësh, ku njëri ka shërbyer si grup kontrolli (grup që vepron si zakonisht, me të cilin krahasohen rezultatet e eksperimentit), ndërsa tjetri si grup eksperimental (grup ku bëhet eksperimenti). Të dy grupet kanë marrë pjesë në një kurs fillestar universitar të laboratorit të fizikës. Grupi i kontrollit, pas caktimit të detyrës është lejuar të vazhdojë vetë, me procesin e zakonshëm. Grupi i eksperimentit është instruktuar vazhdimisht që të krahasojë të dhënat e fituara me grupe të tjera të dhënash dhe me modele teorike. Në fakt, kjo është metoda që zakonisht përdoret në shkencë. Me kalimin e kohës, urdhrat për të bërë krahasime të tilla janë rralluar deri sa kanë ndaluar plotësisht. Pas ndalimit të instruksioneve të tilla, të dy grupet kanë marrë detyrat si normalisht. Ajo që është vënë re te grupi eksperimental ka qenë fakti se ata kishin 12 herë më shumë mundësi të gjenin zgjidhje kur ballafaqoheshin me probleme, të përmirësonin metodat e përdorura dhe të shpjegonin arsyet për vendimet e marra. Kjo tregon se aftësia e tyre për të menduar kritik është rritur ndjeshëm në krahasim me grupin e kontrollit.
Të menduarit kritik është i rëndësishëm për shoqërinë. Jetojmë në epokën e informacionit. Çdo ditë marrim informacione nga më të ndryshmet, dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vërteta, ose janë gjysmë të vërteta. Nga ana tjetër ka plot njerëz që na thonë se diçka kemi lexuar është gënjeshtër, po a mund t’u besojmë këtyre më shumë se të parëve? Në fund të fundit, të dy po na thonë të vërtetën e vet. Këtu na hynë në punë të menduarit kritik, përmes të cilit ne e përdorim informacionin e marrë në mënyrë logjike për të zbuluar të vërtetën. Të menduarit kritik, sipas universitetit të Hong Kong-ut, na ndihmon:
- t’i kuptojmë lidhjet logjike mes ideve
- t’i identifikojmë, ndërtojmë e vlerësojmë argumentet
- t’i vëmë re mospërputhjet dhe gabimet e bëra në një mënyrë të menduari
- t’i zgjidhim sistematikisht problemet
- të kuptojmë rëndësinë e ideve
- të mendojmë rreth mënyrës në të cilën i justifikojmë vlerat dhe besimet tona.
Kjo mënyrë të menduari nuk ka rëndësi vetëm për shkencëtarët, por për secilin prej nesh. Edhe në punët që kërkojnë më pak të menduar e më shumë përpjekje fizike, të menduarit kritik mund të na ndihmojë të jemi më kreativ dhe të gjejmë një mënyrë më të thjesht për të punuar. Në një kohë kur teknologjia po përhapet gjithnjë e më shumë në fusha të tilla, të menduarit kritik do na ndihmojë të krijojmë punë të reja për të zëvendësuarit nga robotët. Për gjeneratat e reja që rriten, aftësia për mendim kritik mund të përcaktojë dallimin mes papunësisë dhe pasurisë. Çdo njeri mund të memorizojë fakte, por aftësia për t’i përdorur gjërat që dimë varet nga të menduarit kritik, dhe pa të faktet që dimë janë pa vlerë. Kjo është një aftësi e rëndësishme për të gjithë e prandaj duket mësuar që në vegjëli. Votuesit që mendojnë kritikisht zgjedhin pushtetarë më me vlera dhe nuk bien lehtë pre e gënjeshtrave. Kreativiteti shtohet dhe të folurit përmirësohet kur mendojmë në mënyrë më kritike. Në një sistem që ndryshon vazhdimisht, të menduarit kritik do u ndihmojë ekonomistëve të krijojnë dhe përdorin modele të reja për zgjidhjen e problemeve.
Për këto dhe arsye të tjera të ngjashme, studimi në fjalë ka rëndësi shumë të madhe sepse na jep mundësinë të thyejmë murin mes njerëzve që përdorin dhe atyre që nuk e përdorin të menduarit kritik. Sipas tij, ka një mënyrë për t’i mësuar njerëzit të mendojnë dhe kjo padyshim që do të hapi rrugë të reja për zhvillim. Mjafton t’i nxisim nxënësit për të menduar në lidhje me gjërat që bëjnë.

Burime:
1. http://bigthink.com/ideafeed/can-you-be-taught-how-to-think-better
2. http://www.pnas.org/content/early/2015/08/12/1505329112.abstract
3. http://philosophy.hku.hk/think/critical/ct.php