Të mësuarit është një praktikë që fillon që në lindje. Lidhja mes fëmijës dhe prindit bëhet më e fortë gjatë kohës që ata kalojnë së bashku. Nëse gjatë kësaj kohe bebja njihet me leximin, ajo do ta lidhi leximin dhe librin me dashurinë prindërore. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që prindërit t’u lexojnë libra të porsalindurve në kohën që kalojnë bashkë. Tani një artikull i botuar te revista shkencore Pediatrics tregon për ndikimin e leximit dhe një shtëpie plot libra në trurin e fëmijës.
Neuroshkencëtarët kanë zgjedhur një grup prej 19 fëmijësh të moshave 3 deri në 5 vjeç. Ndërkohë që u kanë lexuar tregime e përralla të përshtatshme për moshën, fëmijëve u është kontrolluar truri përmes një rezonance magnetike funksionale të lidhur me nivelin e oksigjenit në gjak. Përmes kësaj ata kanë vëzhguar aktivizimin e rajoneve të anës së majtë të trurit, që lidhen me të kuptuarit e ngjarjeve dhe imazhet e menduara. Nga studimi ka rezultuar se fëmijët e rritur në shtëpi në të cilat ka shumë libra dhe të cilëve u janë lexuar libra që shumë të vegjël kanë pasur aktivizim më të madh të trurit në pjesën e quajtur rajoni parietal-temporal-oksipital. Kjo tregon se këta fëmijë janë më të aftë për të imagjinuar skenat nga përralla që po u lexohej dhe për të kuptuar ngjarjen. Rezultati nuk ka ndryshuar në varësi të pasurisë së familjes.
Ky studim tregon lidhje mes librave dhe të kuptuarit, por nuk tregon nëse të lexuarit nga prindërit bën që fëmijët të kuptojnë më shumë dhe që truri i tyre të zhvillohet më mirë. Gjithashtu nuk dihet nëse ky zhvillim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, apo vlen vetëm për këto mosha. Një tjetër paqartësi është nëse të lexuarit nga kompjuteri apo iPad ka të njëjtin ndikim në zhvillimin e fëmijës, si librat. Sipas autorit të parë të artikullit, ajo që ka rëndësi është leximi nga prindi dhe jo teknologjia përmes së cilës lexohet.
Burime:
1. http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2015/08/05/peds.2015-0359.abstract?sid=0774ee85-60ae-42dc-bc2b-0825a6a17fc8
2. http://ohioaap.org/wp-content/uploads/2014/06/Literacy-Policy-Statement.pdf
3. https://www.sciencenews.org/blog/growth-curve/study-finds-early-signs-bookishness-childs-brain