Injoranca është e dëmshme, sidomos kur nuk mbahet për vete dhe nuk përpiqet të zvogëlohet përmes të mësuarit. Me sa duket, shumë gazetarë të portaleve shqiptare kanë fjetur gjatë orëve të diturisë së natyrës, fizikës e gjeografisë në shkollë. Ata janë dukshëm të painformuar për realitetin e gjërave në hapësirë. Këtë injorancë të veten e shfrytëzojnë për të tërhequr pëlqime e komente nëpër portalet ku punojnë. Siç duket, raportimi mbi çdo budallallëk që një amerikan me hyrje në internet thotë në YouTube, bëhet lajm në Ballkan. Fakti që dikush flet anglisht si gjuhë amtare nuk e bën atë të zgjuar. Budallenj ka në të gjithë botën dhe për fat të keq të njerëzimit, budallenjtë janë ata që bërtasin me zë më të lartë dhe dëgjohen më shumë. I quaj budallenj jo për ofendim, por sepse injoranti (i padituri) mëson, por budallai është injorant që refuzon të mësojë sepse mendon se di.
Ka rreth një muaj a më shumë që portalet shqiptare kanë filluar të raportojnë për një asteroid që gjoja do u përplaska me Tokën. Këtë e kanë bërë meqë si çdo gjë tjetër, edhe lajmet e këtilla i marrin pa kontroll nga mediat e huaja... raportojnë pa u ndalur të mendojnë se çfarë kanë lexuar. Dikush do të thoshte se raportimet e tilla nuk kanë rëndësi sepse të gjithë e dinë që janë gënjeshtra. Por, nëse këto raportime gënjejnë një njeri të vetëm, ato kanë rëndësi sepse kanë vjedhur kohë nga personi i frikësuar. Jeta është e shkurtër edhe pa na e vjedhur me frikë absurde.

Portalet shqiptare (Gazeta Express, Tetova Sot, MAPO, Syri) ndoshta nuk e dinë, por Toka nuk është objekti i vetëm në Univers. Universi është plot me yje, planetë, kometa, asteroide, etj. Siç mund të shihet në figurën e dytë, shumë objekte kanë pasur trajektore që i kanë sjellë afër Tokës (dhe në figurë janë paraqitur vetëm të mëdhatë që do të bënin dëm po të binin). Këto objekte monitorohen vazhdimisht. Shtetet gjithashtu janë duke marrë masa për të krijuar sisteme mbrojtjeje që do të shkatërronin objektet vërtetë të rrezikshme pa u futur fare në atmosferën e Tokës. Vetë atmosfera e Tokës vepron si mbrojtës, pasi që trupat që hyjnë në të ndizen e digjen para se të bien në Tokë. Po, ato paraqesin rrezik po të bien në Tokë, por fakti është që nuk do të bien sepse kalojnë shumë larg Tokës.
Në figurën e tretë mund të shihni se sa objekte kanë kaluar dhe do kalojnë afër Tokës këto ditë. Këto ditë nuk janë fare të veçanta. Objekte të tilla kalojnë çdo ditë pranë Tokës. Po sa pranë kalojnë? Hidhini një sy figurës 3, ku tabela e parë tregon objektet që kanë kaluar, ndërsa e dyta ato që do të kalojnë. Në kolonën LD (të nënvizuar me të kuqe) mund të vëreni distancat nga Toka të shprehura në distanca Hëne. Pra, numri në atë kolonë përfaqëson sa herë objekti në fjalë do të jetë më larg se Hëna. Të shohim sa afër do të na kalojë asteroidi për të cilin raportojnë portalet shqiptare. Asteroidi i quajtur 2012 TT5 do kalojë sot 21,5 distanca Hëne afër nesh. Pra, ky asteroid do të jetë aq “afër”, saqë do të jetë 21,5 herë më larg se Hëna. Dhe sa i madh është ky asteroid? 120-270 metra në diametër. Diametri i Hënës është 3474,8 kilometra. Megjithëse shumë më i vogël se Hëna, ky asteroid është mjaftueshëm i rrezikshëm po t’i drejtohej Tokës. Meqë ende nuk kemi ndonjë sistem funksional mbrojtjeje, ai do bënte dëme e do vriste njerëz. Por, është dukshëm më i vogël se ai që mendohet të ketë zhdukur dinozaurët, i cili kishte diametër rreth 10 kilometra.

Histerinë e atyre që nuk e besojnë shkencën nuk e ka ndaluar as deklarata e bërë nga NASA më 19 gusht, ku është thënë se ata jo vetëm që nuk kanë informacion për ndonjë goditje nga asteroidët në të ardhmen e afërt, por nuk kanë vërejtur ndonjë objekt të rrezikshëm që mund të godasi Tokën për 100 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se çdo lajm që do të lexoni për "objekte që i drejtohen Tokës" në 100 vitet e ardhshme ka shumë mundësi të jetë gënjeshtër.
Pendulum ka një këshillë për lexuesit: Kur të lexoni fjalët "teoricienë konspirative", "teoricienë komploti", apo gjëra të ngjashme, të jeni të sigurt që bëhet fjalë për njerëz që fantazojnë kot tërë ditën dhe për fat të keq kanë arritur në një pikë ku nuk dinë të ndajnë fantazinë nga realiteti. Mos i merrni seriozisht. Asgjë që ata thonë nuk është e bazuar në fakte.

Burime:
1. http://neo.jpl.nasa.gov/ca/
2. http://www.jpl.nasa.gov/news/news.php?feature=4692
3. http://www.livescience.com/26933-chicxulub-cosmic-impact-dinosaurs.html