Këto ditë (6-16 korrik) në Hong Kong po mbahet Olimpiada e 57-të Ndërkombëtare e Matematikës dhe rezultatet tashmë janë publikuar në faqen zyrtare. Sipas tyre, ekipet nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur paraqitje dinjitoze. Ekipi shqiptar ka fituar një medalje bronzi dhe tre medalje nderi, ndërsa ekipi kosovar një medalje bronzi dhe dy medalje nderi. Për Kosovën, kjo është medalja e parë e bronzit që nga pjesëmarrja e parë në vitin 2011.
Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës (IMO) është garë matematike ku marrin pjesë nxënësit më të talentuar të matematikës nga shkollat e mesme. Këtë vit në olimpiadë kanë marrë pjesë 109 vende, me 602 nxënës pjesëmarrës. Gara është zhvilluar gjatë dy ditëve dhe garuesit kanë pasur mundësinë të zgjidhin 6 problema mjaft të vështira, secila me vlerë prej 7 pikësh. Çdonjërën nga ditët e testimit, nxënësit kanë pasur 4 orë e 30 minuta në dispozicion për zgjidhjen e 3 problemave. Individualisht, për medalje ari, çdo nxënësi garues i duheshin 29 pikë; për medalje argjendi, 22 pikë; dhe për medalje bronzi 16 pikë.
Ekipi i Shqipërisë nën drejtimin e Adrian Naços dhe Enkel Hysnelajt është renditur në vendin e 69 me 58 pikë, ndërsa ai i Kosovës nën drejtimin e Faton Berishës dhe Güven Gokceoglu është renditur në vendin e 77 me 47 pikë.
Nga ekipi shqiptar, medaljet janë fituar nga nxënësit:
Nga ekipi kosovar, medaljet janë fituar nga nxënësit:
Si ekip, në vendin e parë është renditur SHBA me 214 pikë nga 252 të mundshme dhe 6 medalje ari, në vendin e dytë Republika e Koresë me 207 pikë dhe 4 medalje ari e 2 argjendi, dhe në vendin e tretë Republika Popullore e Kinës me 204 pikë dhe gjithashtu 4 medalje ari e 2 argjendi.
Vitin e ardhshëm, Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës do të mbahet në Brazil.

- Gledis Kallço – Medalje Bronzi,
- Ana Peçini – Medalje Nderi,
- Barjol Lami – Medalje Nderi, dhe
- Fjona Parllaku – Medalje Nderi;
Nga ekipi kosovar, medaljet janë fituar nga nxënësit:
- Doruntina Sylejmani – Medalje Bronzi,
- Shend Zhjeqi – Medalje Nderi, dhe
- Arbër Avdullahu – Medalje Nderi.
Si ekip, në vendin e parë është renditur SHBA me 214 pikë nga 252 të mundshme dhe 6 medalje ari, në vendin e dytë Republika e Koresë me 207 pikë dhe 4 medalje ari e 2 argjendi, dhe në vendin e tretë Republika Popullore e Kinës me 204 pikë dhe gjithashtu 4 medalje ari e 2 argjendi.
Vitin e ardhshëm, Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës do të mbahet në Brazil.
Problemat mund t'i gjeni në: https://drive.google.com/file/d/0BwOdAsnbxsbCRGFWZ1JSTXVvZDA/view
Referencat:
1. https://www.imo-official.org/year_country_r.aspx?year=2016&column=total&order=desc
2. https://www.imo-official.org/team_r.aspx?code=ALB&year=2016
3. https://www.imo-official.org/team_r.aspx?code=KSV&year=2016