Një bashkëpunim mes matematikanëve nga universiteti Cornell, një neuroshkencëtari nga universiteti Princeton dhe një psikologu nga universiteti Yale, ka rezultuar në krijimin e një modeli teorik për studimin e cikleve të mendimit në shoqëri njerëzore. Ata kanë ndërthurur teoritë e procesit të dyfishtë të njohjes me teorinë evolutive të lojërave dhe nga këto kanë krijuar një model që ndjek zhvillimin evolutiv të shoqërive njerëzore dhe na tregon se si kanë marrë vendime. Vendimet e marra shpejt, pa menduar gjatë e në mënyrë intuitive quhen automatike. Ato të menduara mirë, të studiuara dhe të bazuara në logjikë quhen të kontrolluara. Studimi i botuar te revista shkencore Chaos na tregon se këto mënyra të menduari kanë zëvendësuar njëra-tjetrën vazhdimisht gjatë ekzistencës së shoqërive njerëzore.
Për këtë studim, shkencëtarët kanë modeluar dy lloje personash, të cilët përpiqen të mbijetojnë në periudha të ndryshme kohore. Ata përpiqen të përdorin rezervat që kanë për mbijetesë. Varësisht nga sasia dhe lloji i rezervave, herë përparon shoqëria që mendon shpejt dhe me intuitë, herë ajo që mendon logjikisht dhe me planifikim. Në disa raste, këto dy mënyra të menduari bashkëjetojnë. Kur rezervat janë të pakta, ata që mendojnë shpejt mund të jenë më të aftë për gjetjen e rezervave të reja, por ata që mendojnë racionalisht janë më të aftë për të menaxhuar rezervat që kanë.
Modeli në fjalë tregon se mund të mos jetë e vërtetë se kemi evoluar drejt një qenieje më racionale në këto shekujt e fundit. Ne mund të jemi në një periudhë në të cilën mendimi logjik është zgjidhja më e mirë. Faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në kthimin e shoqërisë në një epokë të re mendimi intuitiv. Fakti që bota në të cilën jetojmë po kalon nëpër një kohë zhvillimesh të shpeshta shkencore e teknologjike mund t’i bëjë njerëzit t’i rikthehen mendimit të shpejtë dhe të lënë anash atë racional gjë që do të ndikonte në ngadalësimin e zhvillimit.
Burime:
1. http://scitation.aip.org/content/aip/journal/chaos/25/7/10.1063/1.4927488
2. http://www.news.cornell.edu/stories/2015/08/mathematicians-human-societies-think-fast-and-slow-cycles