Nëse lexoni gazeta e revista, shihni televizor, dëgjoni radio apo kontrolloni internetin, ju me siguri keni dëgjuar për disa nga ato. Jo vetëm kaq, por disa mund t’ju kenë bërë të dyshoni vërtetë apo edhe t’u besoni. Teoritë e konspiracionit janë gjithëpërfshirëse. Ju mund të keni dëgjuar se njerëzit nuk kanë shkelur kurrë në Hënë dhe se filmimet nga Hëna janë bërë në studio televizive amerikane. Mund të keni dëgjuar për vizita jashtëtokësorësh në Tokë dhe konspiracion të qeverive të superfuqive botërore për ta fshehur një gjë të tillë. Mund të keni dëgjuar se kompanitë farmaceutike po e fshehin kurën për kancerin... apo se kanceri mund të shërohet me receta gatimi. Mund të keni dëgjuar për botën e kontrolluar nga masonët apo Iluminati... apo se kullat binjake u rrëzuan nga vetë qeveria amerikane. Është e qartë se këto e shumë të tjera janë thjesht pjellë e fantazisë së bujshme të personave të caktuar. Deri tani, kjo mund të zbulohej duke analizuar me hollësi çdonjërin nga “faktet” që ju paraqesin besimtarët e teorive të konspiracionit dhe duke e hedhur poshtë me prova. Tani, një fizikan nga Universiteti i Oksfordit mund t’jua ketë lehtësuar punën. Ai ka përdorur matematikën, shkencën më ekzakte, për të krijuar një mënyrë që njerëzit e logjikshëm të dinë të dallojnë përrallat që u tregohen nga të vërtetat e fshehura. Rezultatet e tij i ka publikuar te revista PLOS One ku kushdo mund të shohë të dhënat dhe ekuacionet e përdorura.
Dr. Grimes ka krijuar një ekuacion që parashikon vërtetësinë e një teorie konspiracioni bazuar në kohën që ka kaluar që nga kur mendohet të ketë ndodhur ngjarja dhe në numrin e personave të përfshirë. Ai është mbështetur në një aspekt shumë të rëndësishëm të komploteve – mbajtjen e sekreteve. Secili nga ne i ka thënë një sekret një shoqeje apo një shoku në mirëbesim, vetëm për të zbuluar se pas ca ditësh sekreti ynë është bërë fakt i njohur për të gjithë. Natyrisht, disa miq i mbajnë sekretet, por sa nga ju mund të thonë me siguri se u kanë thënë një sekret 10 miqve dhe se përveç tyre nuk e di askush... pra që asnjëri nga ata nuk ka folur? Pikërisht, ky faktor është kyç për “ekuacionin e komploteve”. Probabiliteti e bën gjithë punën e mbetur.
Teoritë e konspiracionit janë ide që propozojnë se një numër i madh njerëzish janë përfshirë në një komplot për të fshehur diçka nga pjesa tjetër e botës. Këto komplote zakonisht përfshijnë mijëra veta të cilët supozohet se e dinë sekretin. Shumica kanë familje, njerëz të cilëve u besojnë, e disa edhe vdesin pas ngjarjes së sekretit (dhe është fakt i njohur se disa njerëz nuk duan t’i marrin sekretet në varr). Natyrisht, në disa raste komplotet e tilla ndodhin, por ato zbulohen shpejt falë personave si Edward Snowden. Duke përdorur këtë ekuacion, Dr. Grimes ka llogaritur se të gjitha komplotet e mëdha të dy shekujve të fundit do të zbuloheshin shumë shpejt. Ai ka përcaktuar se për të krijuar një ecje false në Hënë, në komplot do të duhet të përfshiheshin 411 000 njerëz. Për pasojë, komploti do zbulohej pas rreth 3 vitesh e 8 muajsh. Nëse ngrohja globale do të ishte e rrejshme (405 000 njerëz të përfshirë) do të zbulohej pas 3 vitesh e 9 muajsh. Nëse vaksinat do të ishin të dëmshme (736 000 njerëz të përfshirë) do të zbulohej pas 3 vitesh e 2 muajsh. Ndërsa, fshehja e kurës për kancerin (714 000 njerëz të përfshirë) do zbulohej pas vetëm 3 vitesh e 3 muajsh.
Ekuacioni gjithashtu mund të përdoret për të llogaritur se sa njerëz mund të marrin pjesë në një konspiracion maksimalisht dhe ta mbajnë atë të fshehtë për një periudhë kohe të caktuar. Sipas llogarive, për ta mbajtur të fshehur për 5 vite, numri maksimal i njerëzve të përfshirë në konspiracion do të duhet të ishte 2521. Për të krijuar një konspiracion me jetëgjatësi mbi 10 vite, numri i njerëzve të përfshirë duhet të jetë më pak se 1000. Ndërsa, nëse doni që sekreti i kompanisë apo shtetit tuaj të mos zbulohet nga publiku për rreth një shekull, përfshini më pak se 125 njerëz.
Dr. Grimes mendon se ekuacioni i tij do të shërbejë për të bindur njerëzit e zgjuar e të logjikshëm të cilët për arsye të ndryshme u besojnë teorive të konspiracionit. Natyrisht, ata që besojnë për arsye emocionale e personale nuk mund të binden me fakte.

Burime:
1. http://www.ox.ac.uk/news/2016-01-26-too-many-minions-spoil-plot
2. http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0147905
3. http://www.telegraph.co.uk/news/science/space/12123223/Faked-Moon-landing-would-have-been-exposed-within-four-years-scientist-concludes.html