Zjarri është bashkim i lëndës djegëse me oksigjenin nga ajri, për të formuar dyoksid karboni, ujë , blozë dhe nxehtësi. Gjatë këtij procesi, paraqiten ato që ne i quajmë flakë. Flaka është paraqitje e ndritshme e nxehtësisë së liruar nga bashkimi i lëndës djegëse me oksigjenin. Lënda djegëse përbëhet nga molekulat të cilat shkëputen, dhe pjesët e tyre lidhen me oksigjenin nga ajri duke liruar nxehtësi. Megjithëse djegia e qiriut liron ujë, ai fiket nga uji. Kjo për shkak se uji i hedhur mbi flakën largon oksigjenin duke ia zënë vendin dhe largon nxehtësinë duke e marrë për vete e duke u kthyer në avull.
Nëse marrim parasysh flakën e një qiriu, do të shohim se ajo nuk është e njëtrajtshme. Në pjesën e poshtme të flakës, drita është e kaltër, ndërsa sipër është portokalli dhe e verdhë. Kjo ndodhë për shkak se temperatura nuk është e njëjtë në çdo pjesë të flakës. Në varësi të temperaturës, ndryshon edhe ngjyra. Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më blu është flaka. Sa më e ftohtë, aq më e kuqe. Kështu, te flaka e qiriut është më e nxehtë në pjesën e poshtme, dhe më e ftohtë sipër. Meqë lënda djegëse përbëhet nga molekula të cilat përmbajnë karbon, karboni i tepërt i padjegur bashkohet në grimca bloze. Kur këto grimca bloze janë të nxehta, ato ndriçojnë me ngjyrë portokalli.

Forma gati konike e flakës formohet për shkak të gravitetit të Tokës. Ajri i nxehtë është më i lehtë se ajri i ftohtë, dhe për këtë arsye ngrihet lart për t’u zëvendësuar nga ajri më i ftohtë, dhe kështu lëvizja e ajrit i jep formë flakës. Në hapësirë, atje ku nuk ka gravitet, flaka ka formë sferike. Jo vetëm kaq, por pas shuarjes së flakës së dukshme, në këto kushte lënda djegëse vazhdon të digjet, në një mënyrë të cilën shkencëtarët e quajnë “flakë e ftohtë”. Ajo quhet kështu sepse është gati tepër e ftohtë për t’u parë.
Në vazhdim mund të shihni instruksionet për eksperimetet.
Eksperimenti 1 (moshat 5+, me ndihmën e prindërve)
Do t'ju duhen:
- disa shkrepse
- një qiri
- një gotë
- një pjatë apo enë tjetër e ngjashme
- ujë
- ngjyrë uji.
Qëllimi i këtij eksperimenti është që fëmija të mësojë se zjarri nuk mund të digjet pa oksigjen, dhe se heqja e oksigjenit mund ta shuajë zjarrin.
Fillimisht ndizni një qiri dhe ngjiteni në pjatë apo në enën që keni zgjedhur. Shihni se si qiriu digjet dhe ç'formë ka flaka e tij. Përveç lëndës djegëse që është vetë qiriu, për të mbajtur flakën i duhet oksigjen dhe nxehtësi. Po t'i hiqni njërën, flaka do shuhet.
Filloni duke i hequr oksigjenin. Mbi qiriun e ndezur përmbysni një gotë. Nëse gota përputhet me enën, qiriu do të fiket shumë shpejt. Ka mundësi që gota të mos takohet plotësisht me pjatën. Për ta zgjidhur këtë problem, hidhni në pjatë pak ujë dhe pak ngjyrë për më lehtë ujin. Bëni kujdes të mos e lagni qiriun. Pastaj, përmbysni gotën mbi qiriun. Shumë shpejt, qiriu do fiket. Kjo ndodhë sepse qiriu e ka përdorur gjithë oksigjenin që ndodhej brenda gotës. Meqë nuk i ka mbetur më oksigjen, pjesët e molekulave të avullit të qiriut nuk kanë me çfarë të bashkohen. Pa atë bashkim, nuk krijohet më nxehtësi dhe qiriu fiket. Gjatë eksperimentit ka ndodhur edhe diçka tjetër. Shihni me kujdes në fund të gotës. Do të vini re se pak ujë është futur brenda në gotë. Kjo ka ndodhur për shkak se flaka ka djegur gjithë oksigjenin dhe oksigjen nga ajri nuk futet dot brenda për shkak se e pengon uji. Por, ajri shtynë ujin dhe uji futet ne gotëdhe zë vendin e oksigjenit të shpenzuar.
Qiriu nuk ndizet vetvetiu, pa shkrepësen që t'i sjelli nxehtësi. Tani, hiqini nxehtësinë. Ndizeni prapë qiriun. Mbusheni gotën me pak ujë dhe zbrazeni mbi qiriun. Do të vini re se qiriu do fiket. Kjo ndodhë sepse uji ia ka larguar nxehtësinë për të cilën ka nevojë.

Eksperimenti 2 (moshat 8+)
Do t'ju duhen:
- një qiri
- një lugë
- letër kuzhine
Qëllimi i këtij eksperimenti është njohja me pjesët e ndryshme të flakës dhe përbërjes së tyre.
Ndizni një qiri. Merrni lugën dhe mbajeni sipër tij, afër flakës, por pa e prekur flakën me lugë. Bëni kujdes të mos e mbani gjatë. Hiqeni dhe shihni pjesën e pasme të lugës. Do të vini re se në të ka pikëza uji që janë krijuar kur avulli i nxehtë ka tekuar lugën e ftohtë. Kjo na tregon se nga qiriu lirohet ujë.
Pastrojeni lugën me letrën e kuzhinës dhe vendoseni përsëri mbi qiri. Tani, bëni kujdes që ajo të preki pjesën e portokalltë të flakës. Pas një kohe shumë të shkurtër, hiqeni lugën nga flaka. Pasi ta hiqni lugën nga flaka, shihni me kujdes pjesën e poshtme të saj. Ajo do jetë nxirë nga bloza. Kjo na tregon se pjesa portokalli e flakës është blozë e nxehtë.
Pastaj, lugën vendoseni në pjesën e poshtme të flakës, aty ku flaka është blu. Hiqeni lugën nga flaka pas një kohe të shkurtër dhe shihni përsëri pjesën e poshtme të lugës. Në të do të ketë një shtresë të hollë qiriu. Avulli i qiriut i ndodhur afër fundit të flakës është ngjitur në lugë. Kjo na tregon se pjesa e poshtme e flakës është qiri i avulluar, që digjet.

Burime:
1. http://hypertextbook.com/facts/1999/JaneFishler.shtml
2. https://www.youtube.com/watch?v=BxxqCLxxY3M
3. https://www.youtube.com/watch?v=pyy_lup0F4c