Dukuritë natyrore janë gjithmonë të bukura dhe janë tema për të cilat pyetjet lindin shumë herët. Për të ndihmuar me shpjegimin e shiut, ne do të paraqesim disa mënyra interesante të cilat do të zgjojnë interesin te fëmijët dhe do u ndihmojnë të kuptojnë pse dhe si bie shiu. Këto javët e fundit kam vënë re se shumë të rritur kanë vështirësi të kuptojnë konceptin e shiut si diçka që ndodhë për shkak të ligjeve të natyrës e jo si pasojë e një ndërhyrjeje mbinatyrore ose magjike.
Kur uji në natyrë (në dete, oqeane, liqene e lumenj) ngrohet, ai fillon të avullojë. Kjo ndodhë sepse uji përbëhet nga grimca të vogla të cilat quhen molekula. Kur uji është i lëngët ato lëvizin, por njëkohësisht janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kur uji ngrohet, molekulat fillojnë të lëvizin më shpejt dhe të largohen nga njëra tjetra dhe për pasojë uji kthehet në avull. Avulli është i lehtë dhe ngrihet lart në qiell. Kur ngrihet atje, takohet me ajrin e ftohtë, sepse sa më lart drejt qiellit të shkosh aq më i ftohtë është edhe ajri. Kur arrin te ajri i ftohtë, avulli fillon të ftohet, dhe molekulat e tij fillojnë t’i afrohen njëra-tjetrës njëlloj si gjallesat kur kanë ftohtë. Ky proces quhet kondensim. Pasi molekulat afrohen dhe formojnë pika të vogla uji, neve na duken si një masë e bardhë. Kjo është pak a shumë njëlloj si tymi që na duket si një masë e hirtë. Gjatë kësaj kohe reja lëvizë e udhëton, e bartur nga rrymat e ajrit dhe era. Në re, pikat e vogla të ujit takohen me njëra-tjetrën, bashkohen dhe krijojnë pika më të mëdha. Këto pika janë shumë të rënda për të qëndruar në qiell dhe për këtë arsye bien në tokë. Rënia e këtyre pikave quhet shi.
Më poshtë mund të shihni një video të animuar dhe instruksionet për eksperimentet.

Eksperimenti 1 (moshat 2+, me ndihmën e prindërve)
Do t’ju duhen:
- një gotë,
- ujë,
- krem rroje,
- ngjyrë ushqimore
Fillimisht mbushni gotën me ujë. Mbi të vini pak krem rroje, mjaftueshëm për të mbuluar sipërfaqen e ujit. Për fëmijën, kjo do të duket sikur uji është atmosfera dhe shkuma janë retë. Mbi shkumën hidhni disa pika ngjyre ushqimi dhe shihni se si ato kalojnë përmes shkumës dhe fillojnë të përhapen në ujë. Kjo do të paraqesë shiun. Nëse fëmijët e kanë të vështirë ta bëjnë lidhjen e reve me shkumën dhe ngjyrës me shiun, provoni ta bëni eksperimentin jashtë, duke ua treguar retë dhe duke ua shpjeguar me fjalë të cilat i dinë.

Eksperimenti 2 (Moshat 5+, me ndihmën e prindërve)
Do t’ju duhen:
- një gotë ose kavanoz xhami,
- ujë i nxehtë,
- një pjatë,
- kube akulli
Mbushni pjesërisht gotën ose kavanozin me ujë të nxehtë. Kjo do të shërbejë për të paraqitur ujin e deteve, oqeaneve, liqeneve e lumenjve i cili avullon. Gotën ose kavanozin mbulojeni me pjatë dhe sipër pjatës vendosni akullin. Kjo do të paraqesë ajrin e ftohtë në shtresat sipër në atmosferë, pasi që akulli do ftohi ajrin poshtë pjatës. Shumë shpejt në muret e kavanozit do fillojnë të rrjedhin pika uji. Këto janë uji i kondensuar, njëlloj si shiu.

Burime:
1. http://laughingkidslearn.com/2015/05/rain-cloud-science-experiment.html/
2. http://www.weatherwizkids.com/?page_id=1733