Për një kohë të gjatë, psikologët, antropologët e biologët, kanë mbajtur qëndrimin se njeriu është natyrshëm i prirur për të besuar. Një libër i ri nga profesori i Kulturës greke në Universitetin e Kembrixhit , Tim Whitmarsh, i titulluar “Duke luftuar Zotërat” (“Battling the Gods”), sjell një perspektivë të re mbi besimin e njerëzve të antikitetit, ose më saktë, mosbesimin e tyre. Libri është prezantuar në Kembrixh, të martën, më 16 shkurt.
Studimi i paraqitur në këtë libër hedhë poshtë idenë e ateizmit si diçka moderne, duke e paraqitur atë si diçka të zakonshme në Greqinë e Romën antike. Sipas tij, ateizmi ishte më i zakonshëm në kulturat para-kristiane se sa për ato që pasuan. Në këtë përfundim, prof. Whitmarsh ka arritur bazuar në shkrimet e autorëve antikë në 1000 vite histori. Sipas studimit, grekët e vjetër nuk kishin tekste fetare dhe fe të unifikuar. Për ta ishte e pazakonshme që priftërinjtë t’u thonë njerëzve si të sillen. Njerëzit e 1200 qytet – shteteve të ndryshme të Greqisë së vjetër besonin në versione të ndryshme të Zotërave të ndryshëm. Kjo situatë bënte që ateizmi të mos shihej si diçka e çuditshme, por si diçka normale dhe zakonisht e pranueshme. Në raste të veçanta, ateizmi dënohej, si në rastin e Sokratit, filozofit të madh të antikitetit i njohur si themeluesi i filozofisë morale. Ai dhe ateistët e tjerë antikë merreshin me problemet e moralit. Feja nuk u ofronte zgjidhje për problemin e “së keqes”. Kjo është pak a shumë e njëjta temë që diskutohet edhe nga ateistët modernë. Për ndryshim nga ateistët modernë, ateistët antikë nuk përdornin arsyetime shkencore për kundërshtimin e besimit, por faktin se feja kërkonte besim në gjëra që nuk duket sikur janë aty.
Sidoqoftë, rastet si ai i Sokratit ishin përjashtime dhe jo rregulla. Në përgjithësi, besimi ishte çështje individuale. Shkrimet e Ksenofanit (rreth 570 – 475 p.K) datojnë në të njëjtën kohë me disa besime hebraike dhe shumë para krishterimit, por ato satirizojnë besimin në Zotëra. Madje, Platoni shkruante në shekullin e katërt se mosbesimi ishte diçka e vjetër. Anaksimandri dhe Anaksimeni përpiqeshin të shpjegonin se pse fenomenet e natyrës nuk kishin të bënin fare me Zotërat. Epikureanët (ndjekësit e Epikurit) nuk e pranonin idenë e fatit dhe kontrollit që Zotërat thuhej se kishin mbi qeniet njerëzore.
Sipas prof. Whitmarsh, kjo epokë e ateizmit mbaroi për shkak të shtrirjes së feve monoteiste si krishtërimi, ku me konvertimin e kësaj feje në fe zyrtare të Perandorisë Romake në shekullin e katërt, reagimi ndaj mendimeve ndryshe ishte i ashpër. Për Romën, feja u bë një mënyrë për ta mbajtur të bashkuar shtetin e madh të krijuar dhe ata që nuk ndanin të njëjtin besim luftoheshin ashpër.
Qëllimi i librit, sipas prof. Whitmarsh, nuk është vërtetimi i ateizmit apo hedhja poshtë e tij, por sjellja e informacionit që vë në pah rrënjët antike të këtij këndvështrimi për botën. Për mosshkrimin e historisë së ateizmit, ai fajëson ateistët po aq sa fetarët. Ndërkohë që fetarëve u pëlqen ta portretizojnë ateizmin si “... patologji veçanërisht të çuditshme të kulturës moderne Perëndimore...”, ateistëve u pëlqen të flasin për fenë si diçka primitive e të natyrshme për njeriun. Por, prof. Whitmarsh është i bindur se “... pluralizmi fetar e kulturor, dhe debati i lirë, janë të domosdoshme për jetë të mirë. ”

Burime:
1. https://www.cam.ac.uk/research/news/disbelieve-it-or-not-ancient-history-suggests-that-atheism-is-as-natural-to-humans-as-religion
2. http://www.pasthorizonspr.com/index.php/archives/02/2016/history-shows-that-atheism-is-as-natural-to-humans-as-religion
3. http://www.faber.co.uk/shop/general-non-fiction/religion-philosophy/9780571279302-battling-the-gods.html
4. P. Boyer, "Religion Explained: Evolutionary Origins of Religious Thought", 2001.