Shpesh, gënjeshtrat e vogla i shohim si të padëmshme. Por, shkenca na tregon se nuk janë të tilla. Meqë një shoqëri ku nuk mund të kesh besim në fjalët e askujt nuk është shumë funksionale, shoqëritë kanë evoluar një kod moral, i cili gënjeshtrën e sheh si të dëmshme. Të tillë, në fakt, e sheh edhe truri ynë dhe për pasojë na jep ndjenja të këqija kur gënjejmë. Një studim i ri nga UCL, i publikuar të hënën, më 24 tetor, në Nature Neuroscience ka treguar se kjo ndjenjë zvogëlohet sa më shumë që të gënjejmë dhe ne gënjejmë sa më shumë që zvogëlohet ajo ndjenjë. Për pasojë, një njeri që gënjen rrallë ndihet më keq kur thotë një gënjeshtër të vogël se sa një person që gënjen vazhdimisht ndjehet kur thotë një të madhe, por të dy do të ndjehen më pak keq kur të gënjejnë në të ardhmen.
Amigdala është pjesë e sistemit limbik dhe është përgjegjëse për emocionet, sjelljen emocionale dhe motivimin. Kur gënjejmë, ajo na bën të kemi ndjenja negative. Në një farë mënyre, truri ynë po na thotë se nuk po sillemi sipas rregullave të moralit. Por, kur shkencëtarët vëzhguan trurin e vullnetarëve gjatë situatave në të cilat ata gënjenin, ata vunë re se këto ndjenja dobësohen me numrin e gënjeshtrave. Pra, gënjeshtra e parë krijonte reagimin më të fuqishëm të amigdalas. Sa më i shpejtë dobësimi i aktivitetit të amigdalas, aq më e madhe gënjeshtra pasuese. Pra, truri ynë mësohet ta konsiderojë gënjeshtrën gjë normale.
Shkencëtarët u kanë dhënë 80 vullnetarëve pjesëmarrës në testim një kavanoz me monedha metalike dhe u kanë kërkuar të përcaktojnë përafërsisht numrin e monedhave në kavanoz pa i numëruar ato. Këtë numër, pastaj, ata do ia dërgonin një partneri në eksperiment përmes kompjuterit. Më pas, pjesëmarrësit janë vënë në disa situata të ndryshme. Fillimisht u është thënë se përcaktimi sa më i saktë i numrit të monedhave do të ishte i dobishëm për ta dhe partnerin. Ky eksperiment përcaktonte nivelin bazë, apo reagimin e amigdalas kur pjesëmarrësit nuk gënjenin. Më pas, atyre u janë dhënë situata si përfitim për ta në dëm të partnerit, apo në dobi të të dyve apo në dobi të partnerit në dëm të vetes, në varësi nga përcaktimi i gabuar i numrit të monedhave. Pra, ata vetë, partneri, ose të dy, do të përfitonin nga dhënia e një numri më të madh apo më të vogël se ai që ata mendonin se mund të ishte numri i vërtetë i monedhave. Në këto eksperimente, pjesëmarrësit filluan të thonë gënjeshtra të vogla, të cilat u rritën nga pyetja në pyetje. Shkencëtarët arritën në përfundim se kjo ishte pasojë e faktit se truri topitej nga veprimet e pandershme.
Sigurisht, një studim i vetëm me një numër të vogël vullnetarësh nuk e vërteton një hipotezë dhe shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë ndikimin e përsëritjes së një veprimi në topitjen e amigdalas, dhe përforcimin e atij veprimi apo sjelljeje si pasojë e kësaj topitjeje. Përveç pandershmërisë, ata planifikojnë të studiojnë dhe veprime të tjera si rrezikimi apo sjellja e dhunshme, të cilat gjithashtu lidhen me veprimin e amigdalas dhe janë veprime që zakonisht përshkallëzohen me kalimin e kohës.

Referencat:
1. http://www.nature.com/neuro/journal/vaop/ncurrent/full/nn.4426.html?cookies=accepted
2. https://www.eurekalert.org/pub_releases/2016-10/ucl-hlt101916.php
3. http://neuroscience.uth.tmc.edu/s4/chapter06.html