Oksitocina është hormon i rëndësishëm për trupin e njeriut. Ajo është quajtur edhe “hormoni i dashurisë” pasi që merr pjesë në krijimin e lidhjeve sociale, mes partnerëve dhe prind-fëmijë. Shkencëtarët nga Universiteti Duke kanë zbuluar se ajo merr pjesë edhe në përforcimin e natyrës shpirtërore dhe besimit, si dhe ndjenjave të mira gjatë meditimit. Të paktën e bën për meshkujt, pasi që eksperimentet janë bërë vetëm me meshkuj. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Social Cognitive and Affective Neuroscience.
Oksitocina është një hormon i cili krijohet nga hipotalamusi. Ajo lirohet gjatë seksit, dhe te gratë edhe gjatë lindjes dhe ushqimit të foshnjave me gji. Ajo gjithashtu lirohet gjatë situatave, në të cilat ndjejmë afërsi, si p.sh. kur luan me qenin tënd të dashur. Prania e oksitocinës na bën më të afërt dhe krijon dashurinë duke ndihmuar në krijimin e lidhjes mes prindërve e fëmijës, po edhe në atë mes partnerëve. Për shembull, prania e oksitocinës bën që burrat që janë në një lidhje të mos nxiten nga dikush tjetër, pa pasur ndikim te ata që janë më të lirë. Ajo na bën më empatikë, më altruistë, më besnikë dhe na bën t’u besojmë më shumë të njohurve, por ajo gjithashtu na bën të mos i pëlqejmë të panjohurit apo të huajt.
Por, një rezultat interesant është ai i nxitjes së besimit dhe përforcimit të natyrës shpirtërore. Eksperimentet janë bërë me 83 burra. Pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe. Njërit grup i është dhënë oksitocinë, ndërsa grupit tjetër placebo (diçka që duket si substanca që testohet, por nuk ka asnjë efekt). Kjo bëhet me qëllim që të sigurohen se as shkencëtarët e as pjesëmarrësit në studim nuk ndikohen nga ajo që mendojnë se do të duhet të bëjnë. Më pas, personat janë pyetur për ndjenjat e tyre shpirtërore e të besimit. Ata që kishin marrë oksitocinë kanë treguar për më shumë ndjenja të tilla shpirtërore, besim, mendime për një fuqi më të lartë, etj. Madje këto ndjenja paraqiteshin edhe te ata që nuk ishin besimtarë në një fe apo zot të caktuar. Personat të cilëve u ishte dhënë oksitocinë përgjigjeshin me më shumë vlerësim për fjali të tipit : “Të gjitha gjërat e gjalla janë të ndërlidhura”, apo “Ekziston një plan më i lartë vetëdijeje apo natyre shpirtërore që i bashkon të gjithë njerëzit.” Këto ndjenja vazhduan të ishin më të fuqishme te personat që kishin marrë oksitocinë edhe pas një jave.
Shkencëtarët gjithashtu i kanë vënë pjesëmarrësit në studim në meditim. Pas meditimit, pjesëmarrësit kanë raportuar se kanë pasur ndjenja si: frikë të përzier me nderim, mirënjohje, shpresë, frymëzim, interes, dashuri e qetësi. Këto ndjenja ishin më të fuqishme e më pozitive te personat që kishin marrë oksitocinë.
Gjatë studimit, shkencëtarët kanë qenë të interesuar edhe për rolin e gjenetikës në ndikimin e oksitocinës. Ata kanë studiuar ADN-në e personave që kanë marrë pjesë në studim. Në mënyrë specifike, ata kanë shikuar për gjenin e receptorit të oksitocinës OXTR rs53576 dhe dy variante të gjenit CD38, i cili rregullon lirimin e oksitocinës. Ndjenjat e përforcuara shpirtërore pas dhënies së oksitocinës janë paraqitur më shumë te personat me njërin variant të CD38.
Oksitocina ndikon ndryshe te burrat e ndryshe te gratë, dhe meqë të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë burra, rezultatet nuk mund të konsiderohen të vlefshme edhe për gratë.

Referencat:
1. http://scan.oxfordjournals.org/content/early/2016/06/16/scan.nsw078
2. https://today.duke.edu/2016/09/oxytocin-enhances-spirituality-new-study-says
3. http://www.medicalnewstoday.com/articles/313055.php
4. http://www.livescience.com/56208-oxytocin-hormone-spirituality.html
5. http://www.livescience.com/42198-what-is-oxytocin.html