Një studim i bërë me studentë universiteti nga psikologët e universitetit të Vermontit ka arritur në përfundimin se prindërit tepër kontrollues bëjnë që fëmijët e tyre tashmë të rritur të jenë të stresuar e për pasojë të sillen keq me miqtë apo të dashurit/at e tyre. Rezultatet e studimit, i cili ka lidhur kontrollin psikologjik e ushtruar nga prindërit me përgjigjet fiziologjike ndaj situatave të ndryshme në të cilat ndodheshin të rinjtë, janë publikuar në revistën shkencore Journal of Youth and Adolescence.
Të rinjtë fillojnë të pavarësohen kur shkojnë në universitet. Ky pavarësim paraqet një hap të rëndësishëm në formimin e karakterit të tyre dhe të jetës së tyre si persona të rritur. Por, në këtë moshë të rinjtë ende varen nga familja për mbështetje morale e financiare. Për fat të keq, disa prindër e përdorin këtë nevojë që biri i/bija e tyre ka për ta për t’i manipuluar fëmijët e tyre dhe për të dirigjuar jetën e të riut/resë. Kjo bën që pavarësia e të riut/resë të mos zhvillohet si duhet dhe që studentët të jenë nën stres të shtuar. Stresi bën që ata të sillen agresivisht me miqtë e tyre apo të dashurit e të dashurat. Sjelljet agresive janë të niveleve të ndryshme dhe zakonisht paraqiten me turpërimin e personit me të cilin/cilën janë grindur para shoqërisë.
Shkencëtarët kanë ftuar në laborator 180 studentë (shumica femra) ku atyre u janë vënë sensorë në gishtërinj, të cilët kanë matur ndryshimet në djersitje gjatë bisedës. Kjo u ka dhënë informacion mbi nivelin e stresit që kanë ndjerë studentët. Pastaj, atyre u është thënë të rrëfejnë një ngjarje stresuese si për shembull një grindje me shokun/shoqen e dhomës apo me të dashurin/en. Kjo është bërë me qëllim që studentët të rijetojnë momentin e problemit dhe trupi i tyre të japi shenja për stresin e përjetuar. Disa kanë paraqitur më shumë djersitje gjë që ka treguar për temperamentin e tyre dhe për mundësinë për të vepruar me agresivitet, shpejt e pa i menduar mirë pasojat. Të tjerët kanë qëndruar më të qetë dhe më të përmbajtur gjë që ka treguar se veprimet e tyre ishin të llogaritura.
Për matjen e kontrollit nga prindërit për secilin student, studentët kanë plotësuar pyetësorë ku janë përgjigjur në lidhje me prindërit. Nga krahasimet mes dy llojeve të testimit ka rezultuar se studentët më të kontrolluar nga familja janë më agresivë, ndërsa ata me më pak kontroll e me më shumë pavarësi kanë qenë më pak agresivë.
Ky është edhe një nga studimet e shumta që dëshmojnë se kontrolli i tepërt nga prindërit, sado qëllimmirë që të jetë, është në fakt i dëmshëm për fëmijët, madje edhe kur ata janë të rritur.

Burime:
1. http://www.uvm.edu/~uvmpr/?Page=news&storyID=22157&category=uvmresearch
2. http://link.springer.com/article/10.1007/s10964-016-0422-5
3. http://www.medicaldaily.com/controlling-parents-lead-mean-college-kids-how-prevent-your-kid-being-awful-370628?rel=most_read1