Kur merrni një vendim, bazoheni te të dhënat apo te emocionet? Shumica e njerëzve bazohen te emocionet edhe kur nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Madje, jo rrallë, një vendim që duket plotësisht i logjikshëm ka një bazë emocionale. Pra, shumë njerëz ndjekin zemrën e jo mendjen. Por, për personat me autizëm kjo duket se nuk është e vërtetë. Të paktën, ky është rezultati në të cilin kanë arritur shkencëtarët nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës pranë King’s College në Londër. Rezultatet e eksperimentit të tyre janë publikuar në revistën Molecular Autism, më 13 tetor.
Autizmi është një spektër çrregullimesh zhvillimore, shenjat e para të të cilit paraqiten rreth moshës 2 vjeç. Ai zakonisht paraqitet me paaftësi për të komunikuar apo për të pasur marrëdhënie normale me njerëzit përreth, përsëritje veprimesh, fokusim i jashtëzakonshëm në një veprim aq sa të mos vënë re kur i thërret, sjellje të pazakonta që nuk përputhen me atë që thonë apo shprehin me fjalë, evitim i shikimit të tjetrit në sy, hidhërim apo shfaqje dashurie të papritur, vazhdim i të folurit për një temë edhe kur të tjerët e kanë humbur interesimin, etj. Kjo gjë i bën shumë njerëz të mendojnë se personat me autizëm kanë probleme mendore, por një raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 46% e fëmijëve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit kanë inteligjencë më të lartë se mesatarja. Sidoqoftë, përkujdesja për ta duhet të jetë e veçantë pasi që të gjithë kanë çrregullime të ndryshme, dhe prindërit e tyre shpesh hasin vështirësi.
Në artikullin e ri shkencëtarët përshkruajnë një mënyrë jo të zakonshme vendimmarrjeje te personat me autizëm, të cilët kanë vetëdije emocionale të dobët. Vetëdija emocionale e dobët mund të gjendet edhe te personat e tjerë, por paraqitet shumë më shpesh te ata me autizëm, të cilët kanë verbëri emocionale (alexithymia). Personat me verbëri emocionale kanë vështirësi në të ndjerit e rrahjeve të zemrës së vet gjë që shkencëtarët mendonin se mund të lidhej me paaftësinë për t’i vënë re emocionet e veta e për t’u bazuar në to. Për pasojë, këta persona do i bazonin vendimet e veta në logjikë.
Për të parë nëse hipoteza e tyre është e saktë, shkencëtarët u kërkuan disa personave me autizëm dhe disa personave të zakonshëm (pa autizëm) të merrnin disa vendime në lidhje me pyetje të caktuara. Pyetjet kishin për qëllim të zbulonin nëse personat me verbëri emocionale do të ndikoheshin nga i ashtuquajturi “efekt i inkuadrimit”, i cili parasheh se njerëzit marrin vendime të ndryshme varësisht nga forma e pyetjes, edhe kur rezultati është i njëjtë. Pyetjet u kërkonin pjesëmarrësve të vendosnin nëse do vinin bast apo jo në rastet kur do të mund të mbanin apo humbnin një shumë të caktuar parash. Personat me autizëm vendosën të vinin bast po aq shpesh sa të tjerët, por për dallim nga ata i bazonin vendimet në arsye logjike dhe jo në mënyrën e formulimit të pyetjes. Pjesëmarrësit janë testuar përmes një pyetësori për nivelin e vetëdijes emocionale si dhe u është kërkuar të mbyllin sytë dhe të përshkruajnë sa i vënë re rrahjet e zemrës së tyre. Te personat pa autizëm, ata që i ndjenin më mirë rrahjet e zemrës së vet dhe që kishin vetëdije emocionale më të lartë gjithashtu ndikoheshin më shumë nga mënyra e formulimit të pyetjeve.
Shkencëtarët mendojnë se kjo tregon që në disa situata personat me autizëm kanë epërsi ndaj njeriut të zakonshëm. Vendimet e tyre ndjekin të dhënat dhe rezultatet logjike dhe jo ndjenjat personale. Shkencëtarët mendojnë se kjo ka mundësi të ketë lidhje me idenë se personat me autizëm janë mirë me numrat, e cila nuk është shpjeguar ende mirë nga shkenca.

Referencat:
1. http://molecularautism.biomedcentral.com/articles/10.1186/s13229-016-0104-x
2. https://www.nimh.nih.gov/health/topics/autism-spectrum-disorders-asd/index.shtml?utm_source=rss_readersutm_medium=rssutm_campaign=rss_full
3. http://www.kcl.ac.uk/ioppn/news/records/2016/October/People-with-autism-more-likely-to-'follow-their-heads-and-not-their-hearts'.aspx