Shumica e njerëzve në botë besojnë në qenie mbinatyrore. Edhe pse njerëzit u përkasin feve apo filozofive të ndryshme, shumica e besimeve kanë një gjë të përbashkët – qeniet, të cilat personat në fjalë besojnë se ekzistojnë pa kërkuar prova empirike. Plot studime e libra kanë arritur në përfundimin se besimi fetar është i lindur te njerëzit dhe se fëmijët do të besonin në gjëra mbinatyrore edhe po të mos mësoheshin nga prindërit me besime të tilla. Nga ana tjetër, ka shkencëtarë që mendojnë se mënyra se si jemi edukuar përcakton besimin apo mosbesimin tonë. Por, Will M. Gervais dhe Ara Norenzayan në artikullin e tyre të botuar në Science në vitin 2012 kanë zgjedhur të studiojnë shkaqet e mosbesimit në vend të atyre të besimit. Ata thonë se ne kemi dy sisteme të të menduarit: njëri është intuitiv e tjetri analitik, dhe sipas tyre janë këta sisteme ata të cilët na bëjnë më të prirur për të besuar ose për të mos besuar. Autorët kanë analizuar pesë studime që mundohen të bëjnë lidhjen mes mënyrës së të menduarit dhe prirjes për të besuar.
Provojeni edhe ju! Përgjigjuni në pyetjet më poshtë, të marra nga studimi, dhe ruani pyetjet për të parë nëse sipas kësaj hipoteze jeni të prirur për të qenë fetarë apo jofetarë.
Siç duhet ta keni vënë re, përgjigjet e pyetjeve janë shumë të thjeshta, si ato intuitive, ashtu edhe ato analitike. Dallimi është te shtysa që mund të ndjeni për të dhënë përgjigjet e njërit apo tjetrit lloj. Cilat janë përgjigjet? Ato intuitave janë: 10, 100, 24; ndërsa ato analitike janë: 5, 5, 47. Me siguri do e keni vënë re se përgjigjet analitike janë ato të saktat. Kujdes!!! Autorët nuk thonë se kjo do të thotë se personat besimtarë nuk dinë t’i zgjidhin këto problema të thjeshta apo se të gjithë jobesimtarët kanë dhënë përgjigje të sakta. As fakti se përgjigja e saktë është ajo analitike nuk do të thotë se besimtarët janë më pak të zgjuar. Këto dy sisteme të ndryshme të menduari na sjellin përfitime të ndryshme dhe prandaj edhe i kemi të dyja, e varësisht nga njeriu njërin e kemi më të fuqishëm. Autorët mendojnë se të pasurit e një sistemi të theksuar analitik na jep prirje për të mos besuar dhe kjo ide është mbështetur nga katër studimet e tjera, të cilat vendosin lidhjen shkak-pasojë.

- Një shkop dhe një top kushtojnë 1.10 dollarë në total. Shkopi kushton 1.00 dollar më shumë se topi. Sa kushton topi?
- Nëse duhen 5 minuta që 5 makina të prodhojnë 5 vegla, sa minuta duhen që 100 makina të prodhojnë 100 vegla?
- Në një liqe janë disa zambakë uji. Çdo ditë, sipërfaqja që ata mbulojnë, dyfishohet. Nëse duhen 48 ditë që zambakët të mbulojnë gjithë liqenin, sa ditë duhen që ata të mbulojnë gjysmën e liqenit.
Siç duhet ta keni vënë re, përgjigjet e pyetjeve janë shumë të thjeshta, si ato intuitive, ashtu edhe ato analitike. Dallimi është te shtysa që mund të ndjeni për të dhënë përgjigjet e njërit apo tjetrit lloj. Cilat janë përgjigjet? Ato intuitave janë: 10, 100, 24; ndërsa ato analitike janë: 5, 5, 47. Me siguri do e keni vënë re se përgjigjet analitike janë ato të saktat. Kujdes!!! Autorët nuk thonë se kjo do të thotë se personat besimtarë nuk dinë t’i zgjidhin këto problema të thjeshta apo se të gjithë jobesimtarët kanë dhënë përgjigje të sakta. As fakti se përgjigja e saktë është ajo analitike nuk do të thotë se besimtarët janë më pak të zgjuar. Këto dy sisteme të ndryshme të menduari na sjellin përfitime të ndryshme dhe prandaj edhe i kemi të dyja, e varësisht nga njeriu njërin e kemi më të fuqishëm. Autorët mendojnë se të pasurit e një sistemi të theksuar analitik na jep prirje për të mos besuar dhe kjo ide është mbështetur nga katër studimet e tjera, të cilat vendosin lidhjen shkak-pasojë.
Burime:
1. http://www.vox.com/2014/7/30/5949421/are-kids-born-with-an-innate-belief-in-god?utm_medium=social&utm_source=twitter&utm_name=share-button&utm_campaign=vox&utm_content=article-share-top
2. http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/cogs.12138/abstract
3. http://www2.psych.ubc.ca/~ara/Manuscripts/Science-2012-Gervais-493-6.pdf
4. http://www.sjdm.org/dmidi/Cognitive_Reflection_Test.html