Një grup internacional shkencëtarësh nga Danimarka, Suedia e Finlanda kanë publikuar rezultatet e një studimi bazuar në monitorimin e mbi 7,3 milionë personave nga të tre shtetet për 40 vite, sipas të cilit personat të cilët kanë humbur një prind para se të mbushin 18 vjeç rezultojnë të jenë në rrezik më të lartë vetëvrasjeje se sa personat që i kanë pasur të gjallë të dy prindërit deri në moshën 18 vjeçare. Rezultatet e studimit të tyre janë publikuar dje (11 nëntor) në revistën shkencore JAMA Psychiatry.
Edhe më parë është ditur se personat që kanë humbur një prind nga vetëvrasja kanë më shumë rrezik që të vetëvriten, por nuk ka pasur të dhëna në lidhje me personat, të cilëve u ka vdekur një prind para moshës 18 vjeç për shkaqe të tjera. Studimi i ri është bazuar në regjistrat shtetërorë të të tre shteteve mes viteve 1968 dhe 2008. Nga totali i personave të përfshirë në studim, 2,6% kanë qenë persona që kanë humbur një prind kur kanë qenë fëmijë. Secili nga ata është krahasuar me 10 fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë e gjini, të cilët i kanë pasur gjallë të dy prindërit gjatë fëmijërisë.
Nga studimi ka rezultuar se 0,14% e personave që kanë humbur një prind në fëmijëri kanë vdekur si pasojë e vetëvrasjes, në krahasim me 0,07% të personave që nuk kanë përjetuar vdekjen e një prindi para moshës 18 vjeçare. Edhe në këtë studim ka rezultuar se personat që një prind në fëmijëri e kanë humbur si pasojë e vetëvrasjes kanë qenë më në rrezik për të kryer vetëvrasje. Por, edhe personat që prindin e kanë humbur për shkaqe të tjera kanë qenë në rrezik më të lartë se personat e rritur me prindër gjallë. Në rrezik më të lartë kanë rezultuar të jenë personat që kanë qenë më të vegjël se gjashtë vjeç kur e kanë humbur prindin dhe rreziku ka vazhduar të jetë i lartë për 25 vitet pasuese. Për nga gjinia, më të rrezikuar kanë rezultuar djemtë, me 4/1000 vetëvrasje në 25 vitet pasuese, se sa vajzat të cilat kanë pasur 2/1000 vetëvrasje.
Studimi ka pasur për qëllim identifikimin e rrezikut për vetëvrasje te personat që kanë humbur një prind kur kanë qenë të mitur. Studiuesit konkludojnë se duhen krijuar mundësi për ndihmë profesionale për fëmijët që humbin njërin prind me qëllim të parandalimit të vetëvrasjeve në vitet pasuese.

Burime:
1. http://archpsyc.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2469106#Abstract