Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e departamentit të sociologjisë në Universitetin e Pudue në SHBA, të publikuar në "Journal for the Scientific Study of Religion" në shtator të vitit të shkuar, besimi në djaj dhe shpirtra të këqij ndikon negativisht te shëndeti mendor i njerëzve.
Autorët të studimit në fjalë thonë studimet në lidhje me besimet fetare deri tani janë përqendruar kryesisht te ndikimet e tyre pozitive dhe shpesh kishin probleme metodologjike. Ndikimet pozitive të studiuara në artikuj të tjerë lidhen me besimin në gjëra si jeta pas vdekjes, të cilat ngjallin ndjenja të mira dhe ngushëlluese. Por, shumë fe përfshijnë edhe personazhe mbinatyrore të këqij, siç janë djajtë apo shpirtrat e këqij. Për këtë arsye, autorët e këtij studimi u fokusuan kryesisht te këta personazhe dhe përdorën metodat "SEM" e përzgjodhën të dhëna afatgjata për të përjashtuar ndërlidhjet e rreme.
Ata studiuan 3.290 të rinj dhe të reja që morën pjesë në studimin "National Study of Youth and Religion" dhe zbuluan se besimi në djaj ishte parashikues i fortë i shëndetit më të dobët mendor te të rinjtë. Njëkohësisht ata zbuluan se te ata që nuk besonin në djaj, shëndeti i dobët mendor nuk i shtynte drejt këtij besimi.
Studimi tregoi dhe që sido që ta konceptonin fenë apo zotin besimtarët, besimi në djaj apo shpirtra të këqij ndikonte negativisht te shëndeti mendor.
Fanhao Nie, një nga studiuesit ka theksuar në një intervistë për Psy Post se "... feja duhet parë si shpatë me tehe nga të dyja krahët për shëndetin tonë mendor. Në realitet, ana e errët e besimit fetar mund të jetë më e errët se sa është konsideruar më parë." Ai sugjeron që prindërit besimtarë t’i theksojnë më pak djajtë kur diskutojnë fenë me fëmijët e vet adoleshentë, në mënyrë që të minimizojnë dëmtimin e shëndetit të tyre mendor.

Referencat:
1. http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/jssr.12287/abstract
2. http://www.psypost.org/2017/02/study-suggests-belief-demons-evil-spirits-harmful-mental-health-47783