NJë studiuese nga Universiteti i Mançesterit ka bërë një studim në lidhje me lidhshmërinë e moralit me besimin fetar në Evropë, sipas rezultateve të të cilit feja dhe morali nuk janë të lidhura. Rezultatet e studimit janë botuar te revista Politics and Religion, më 9 Dhjetor.
Mendimi se feja dhe morali janë shumë fortë të lidhura është mbizotërues për shumicën e botës dhe nuk është se ka hasur shumë pengesa. Edhe pse lidhja e fesë dhe moralin vazhdon të jetë e studiuar pak, sot ka plot studime që tregojnë besimi fetar është ndërlidhur me tregues të ulët në zhvillimin politik dhe ekonomik, pra që feja është më e fortë në vendet më pak të zhvilluara ekonomikisht dhe politikisht. Për këtë arsye studiuesja Ingrid Storm vendosi që të analizonte sondazhe dhe studime për shoqërinë Evropën dhe konkretisht të shikonte për pikëpamjet në lidhje me autonominë personale (përballë traditës) dhe interesit vetjak (përballë normave sociale) në 48 vende Evropiane që nga viti 1981.
"Feja ka pasur rënie të theksuar në shumë vende Evropiane. Çdo gjeneratë pasuese është më pak fetare se gjeneratat e kaluara prandaj dhe unë doja të dija në qoftë se kishte ndonjë arsye për të pritur një rënie të moralit", ka thënë Storm për AlphaGalileo. Nga të dhënat e studimit mund të thuhet morali dhe feja lidheshin vetëm në disa vlera morale dhe kjo vlente më shumë në vendet ku njerëzit nuk kanë besim te shteti. Në përgjithësi vendet fetare janë më konservatore në lidhje me çështjen e homoseksualitetit dhe abortit. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me njeri tjetrin, vepra si vjedhja, mashtrimi, gënjeshtra apo të tjera që thyejnë ligjin në vendet më pak fetare nuk kanë shfaqur rënie. "Me rënien e fesë ka pasur një rritje në pranimin e autonomisë personale në lidhje me seksualitetin dhe familjen. Çdo gjeneratë është më liberale nga ajo e kaluara. Por për kontrast nuk kemi prova se njerëzit janë bërë më egoistë dhe më anti-social", ka thënë Storm.
Feja në përgjithësi është më pak lidhur me interesin vetjak në vendet ku besimi te shteti ishte më i ulët. Gjithashtu studimi zbuloi se fetarët ishin pak më pak të interesuar për interesin vetjak, por një mungesë aq e vogël interesi do të mund të shpjegohej me faktin se mosha mesatare e fetarëve është më e lartë se ajo e jofetarëve, dhe për pasojë dy grupet janë edukuar në mentalitete të ndryshme.

Burime:
1. http://www.alphagalileo.org/ViewItem.aspx?ItemId=159952&CultureCode=en
2. http://journals.cambridge.org/action/displayAbstract?fromPage=online&aid=10062639&fileId=S1755048315000899