Një artikull punues i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Sociologjisë (ASA) më 22 gusht ka sjellë informacion për diçka shumë personale për shumicën e njerëzve. Bëhet fjalë për pornografinë. Shikimi i materialeve pornografike është pjesë normale e jetës së shumë të rinjve. Është një mënyrë e zakonshme për lirimin e tensionit seksual, sidomos kur nuk ke partner/e. Por, me sa duket është problem kur ke. Personat që fillojnë të shohin material pornografik ndërkohë që janë të martuar kanë shumë më shumë mundësi të ndahen.
Studimi është kryer në SHBA dhe është bazuar te individët që jetojnë atje. Shkencëtarët që janë marrë me të janë gjithashtu amerikanë, nga Universiteti i Oklahomas, në Norman. Për pasojë, rezultatet e artikullit nuk janë domosdo të vlefshme edhe për Ballkan ku futen në lojë shumë faktorë të tjerë. Sidoqoftë, ato janë interesante dhe tregojnë shumë për natyrën e njeriut përveç se për një kulturë specifike. Pra, edhe pse ka dallime, është një studim nga i cili mund të marrim këshillë. Pornografia lidhet me fillimin e fundit të lidhjeve, e sidomos martesave.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhëna nga një pyetësor social i zhvilluar në SHBA në vitet 2006–2014. Pyetësori u bëhet të njëjtëve persona për disa vite me radhë. Nga 5698 personat e pyetur, 1681 kishin parë filma të tillë, ndërsa 373 persona kanë parë një film të tillë për herë të parë gjatë viteve kur kanë qenë pjesë e studimit. Këta të fundit kishin një rritje të madhe në mundësinë e divorcit. Burrat që filluan të shihnin pornografi gjatë viteve kur u zhvillua pyetësori (të cilët nuk kishin parë më parë) kishin 11% mundësi të divorcoheshin, në krahasim me 6% të burrave që vazhduan të mos shihnin pornografi. Për gratë, mundësia e divorcit rritej edhe më shumë, ku ato që filluan të shihnin pornografi gjatë atyre viteve kishin mundësi divorci 16%, në krahasim me 6% të grave që vazhduan të mos shihnin.
Sociologët gjithashtu vunë re se te çiftet më të reja, mundësia e divorcit pas fillimit të shikimit të pornografisë ishte më e lartë. Çiftet më të vjetra, edhe kur fillonin të shihnin pornografi, kishin më pak mundësi të divorcoheshin. Religjioziteti gjithashtu kishte ndikim. Në kundërshtim me studimet paraprake, çiftet më besimtare kishin më pak mundësi divorci pas shikimit të materialeve pornografike. Një faktor interesant ishte lumturia në martesë. Personat që në pyetësorët e mëparshëm kishin raportuar se ishin shumë të lumtur në martesë, pas fillimit të pornografisë patën një rritje dramatike të mundësisë së divorcit nga 3% në 12%. Personat që nuk ishin të lumtur që para se të shihnin pornografi, nuk patën rritje të mundësisë së divorcit. Shkencëtarët mendojnë se kjo është pasojë e zbulimit të papritur nga njëri partner se tjetri sheh pornografi në çiftet e lumtura. Ndërkohë, ata që nuk janë të lumtur në martesë nuk bëhen dot më të palumtur për shkak të pornografisë që sheh partneri. Lënia e pornografisë (ndalimi i shikimit) lidhej me rënie të mundësisë së divorcit për gratë, por burrat që ndalonin ishin aq të rrallë saqë shkencëtarët nuk e përcaktuan dot nëse e njëjta gjë vlente edhe për ta.

Referencat:
1. http://www.sciencemag.org/news/2016/08/divorce-rates-double-when-people-start-watching-porn
2. http://www.eurekalert.org/pub_releases/2016-08/asa-bpu081616.php