Kjo nuk është vetëm metaforë, por rezultati i një studimi shkencor të bërë me persona mbi moshën 50 vjeçare, të cilëve duket se leximi i librave mund t’u shtojë deri në dy vite jetë. Studimi është bërë nga kërkuesit shkencorë nga universiteti Yale që merren me shëndetin publik dhe është publikuar në revistën shkencore Social Science & Medicine muajin e kaluar (më 18 korrik). Studimi nuk ka dhënë të njëjtat rezultate për lexuesit e gazetave e revistave.
Studimi është bërë duke përdorur të dhënat nga pyetësorët e një studimi tjetër, më të madh, mbi shëndetin dhe mënyrën e jetesës së personave mbi 50 vjeç. Në studim janë përfshirë 3635 persona dhe nga SHBA. Të dhënat kanë përfshirë kohën mes viti 2001 dhe 2012. Studiuesit i kanë bërë ndarjen e personave në tre grupe, ata që lexonin më shumë se 3 orë e gjysmë në javë, ata që lexonin më pak se 3 orë e gjysmë në javë dhe ata që nuk lexonin fare. Studiuesit kanë vënë re se personat që lexonin më së shumti ishin gra, me edukim universitar, dhe të pasura. Sidoqoftë, kjo gjë nuk i ka ndikuar rezultatet, pasi që shkencëtarët i kanë korrigjuar ato për gjini, nivel shkollimi, pasuri, racë, shëndet të vetëraportuar, depresion, punë dhe status martesor. Kjo do të thotë se kanë krahasuar të njëjtë me të njëjtët në këto kategori, të cilët dallonin vetëm për nga koha që shpenzonin duke lexuar. Ajo që kanë zbuluar ka qenë se ata që lexonin libra më pak se 3,5 orë në javë kishin 17% më pak mundësi të vdisnin gjatë 12 viteve në vazhdim se ata që nuk lexonin fare; ndërsa ata që lexonin më shumë se 3,5 orë në javë kishin 23% më pak mundësi të vdisnin gjatë atyre 12 viteve. Mesatarisht, ata që lexonin libra kanë jetuar 23 muaj më gjatë se ata që nuk lexonin libra.
Studimi është bërë edhe për gazetat e revistat e edhe në atë rast, ata që lexonin kanë jetuar më gjatë se ata që nuk lexonin fare, por në këtë pjesë të studimit, lidhja lexim – jetëgjatësi ka qenë shumë më e dobët.
Është me rëndësi të theksohet se studimit thjesht tregon një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve, jo relacion shkak – pasojë. Shkencëtarët mendojnë se leximi i librave i bën njerëzit të merren me ngjarjen e të ushtrojnë trurin më shumë, gjë që e mban trurin të shëndetshëm. Ka pasur studime të tjera që kanë treguar se leximi ndihmon në forcimin e pjesëve të trurit që merren me gjuhën.
Më tej, ky grup shkencor do të merret me studimin e dallimit në jetëgjatësi mes atyre që lexojnë libra, atyre që lexojnë e-libra dhe atyre që dëgjojnë audio-libra, si dhe dallimin mes atyre që lexojnë letërsi artistike dhe atyre që lexojnë libra të llojeve të tjera (p.sh. libra shkencorë, historikë, etj.).
Ti çfarë pret? Shko lexo një libër. Ndoshta e zgjatë jetën!

Referencat:
1. http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0277953616303689
2. http://well.blogs.nytimes.com/2016/08/03/read-books-live-longer/?_r=1
3. http://www.sciencealert.com/spending-more-time-reading-could-help-you-live-longer-suggests-a-new-study
4. https://www.theguardian.com/books/2016/aug/08/book-up-for-a-longer-life-readers-die-later-study-finds