Nga: Mario Kuçi
Feminizmi është keqkuptuar shpesh herë për shkak të emërtimit që erdhi si rezultat diskriminimit ndaj grave. Shumë njerëz mendojnë se feminizmi i paraqet gratë si qenie të brishta, për të cilat burrat duhet të kenë kujdes. Keqkuptuesit e cilësojnë feminizmin si rebelim të grave ndaj burrave, ndërsa të tjerë besojnë se njerëzit duhet të konsiderohen të barabartë vetëm brenda kornizës egalitariane. Në fakt, feminizmi nuk ka për qëllim të promovojë feminitetin, as nuk mbështet idenë egalitariane që të masë të drejtat e njeriut duke bërë matje absurde, si ta zëmë; krahasimi i një minoreni me një njeri që e ka kaluar fazën e pjekurisë. Kur flitet për radikalizimin e grave, feminizmi mbështetë idenë se i vetmi nocion radikal në lëvizjet feministe është se gratë duhet të gëzojnë të drejta sikurse burrat – të konsiderohen dy palët si njerëz me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta. Ideja e të qenit feminist mbart si mision eliminimin e barrierave që iu kanë vendosur grave bazuar në pritshmëri gjinore, dhe zbutjen e hendekut të ashtuquajtur “glass ceiling” (tavan qelqi) që bën që gratë të përbëjnë numër të vogël në sektorët menaxheriale.
Ndasia e roleve gjinore filloi në periudhën parahistorike, e njohur si periudha e “gjahtarëve dhe mbledhësve” ku grave iu ishte kërkuar të kujdeseshin për fëmijët, derisa burrat dilnin për gjah për të siguruar ushqimin. Me kalimin e kohës, kjo ndasi gjinore në role u asimilua si perspektivë normative, dhe për shkak se burrat ishin aktiv në natyrë ata u forcuan fizikisht më shumë se gratë , kështu që gradualisht, disavantazhi ndaj grave filloi të theksohet. Kufizimet ndaj grave bëhen edhe më komplekse nëse shikohet historia e etapave të socializimit. Sot, një pjesë e madhe e njerëzve nuk mund t’i kuptojnë ankesat e grave sepse ndasia e roleve gjinore ka ndikuar që nga gratë të kërkohen pritshmëri të cilat shumë nga ato nuk duan ti praktikojnë. Pritshmëria e shoqërisë ka matur suksesin dhe të arriturat e grave nga perceptimi biologjik, duke e mbajtur gruan të shtypur edhe gjatë procesit të etapave të socializimit. Në pjesën më të madhe të globit gratë të cilat e kanë shfaqur seksualitetin apo feminitetin e tyre kanë pasur më shumë mundësi të ecin paralel me burrat – rezultat ky i ndikuar nga patriarkati. Shembulli më i thjeshtë për të kuptuar frustrimin e një pjese të njerëzve se çfarë kërkojnë gratë me evoluimin e kohës është pikërisht periudha e Luftës së Dytë Botërore, respektivisht, shpërthimi i ndërtimeve industriale kur gratë filluan të punojnë në fabrika. Ato kërkuan që veshja me korsete të mos jetë me detyrim, dhe shumë prej tyre u ndjenë të rehatshme të vishnin pantallona. Aso kohe, kjo uniformë ishte emëruar nga kritikët si “uniforma masive mashkullore”, me tone cinike. Në vendet urbane dhe shtresat e pasuara të popullsisë historia e pantallonave të grave kishte filluar më herët se periudha e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1911, kur stilisti Paul Poiret gradualisht kishte filluar të eliminonte elemente të veshjeve që ishin tipike për gra, si: korsetët e ngushta, dhe fustanet me shumë shtresa. Dy vite më vonë në faqen e parë të gazetës Vouge, filluan të shfaqen modele me pantallona të gjëra, dhe me kalimin e kohës stilistët sillnin modele më të ngushta të pantallonave për gra, si konkurrencë për të sjellë diçka të re në modën e veshjeve. Veshja masive e pantallonave nga gratë filloi gjatë viteve 1960-70, periudhë e njohur si revolucioni i “Valës së Dytë të Feminizmit”, duke pasuar me thyerje tabush, ku në vitin 1993 për herë të parë Sen. Barbara Mikulski dhe Carol Moseley-Braun veshën kostume që tradicionalisht visheshin nga burrat. Ky gjest i dy Senatoreve amerikane ishte konsideruar si “luftë epike” për ti eliminuar stereotipet e ndasitë gjinore. Po në ketë vit, Senati Amerikan u detyrua të heqë rregulloren e kodit të veshjeve për gra sepse Senatoret kishin përkrahje të madhe nga popullsia civile amerikane. Ndërkaq në pjesën tjetër të globit, gratë e hierarkive të larta filluan të imitojnë lëvizjet e Senatoreve Amerikane, duke përparuar lëvizjet për harmonizim gjinor.
Kufizimet ndaj grave vazhduan me pritshmëri që ato duhet të jenë të buta në komunikim, të ndjeshme, dhe të brishta karshi burrave – pritshmëri këto që shoqëritë patriarkale i kanë perceptuar si edukatë e vajzave dhe grave. Ndërkaq, gratë dhe vajzat që përdorin tone të ashpra, angazhohen në sporte luftarake, apo që kanë arritur të jenë udhëheqëse etiketohen me terminologji problematike. Ta zëmë, sjellja e multimilionerit Donald Trump perceptohet thjesht si e një njeriu të çuditshëm, ndërkaq po e njëjta sjellje nga një grua në shoqëri do sillte që ajo të perceptohej si e ligë - shembull ky që shpjegon fenomenin e standardeve të dyfishta. Janë pikërisht standardet e dyfishta që i kanë detyruar gratë të rebelohen me qëllim që të trajtohen si qenie të barabarta me burrat. Për shkak të kontrollit historik që është ushtruar ndaj grave, burrat që ende identifikohen si mizogjen nuk pajtohen me idenë se gratë duhet të konsiderohen të barabarta në shoqëri. Konfliktet verbale globalisht ndodhin në mes të gjeneratës së tretë dhe të rinjve, të cilët përplasen me norma kulturore për shkak të kontekstit kohor. Mosha e dytë zakonisht përdoret si urë lidhëse për ti harmonizuar kërkesat e moshës së tretë dhe të rinjve, dhe gjithashtu, për të informuar publikun se kultura është proces që ndryshon me kalimin e kohës, varësisht nga kërkesat e njerëzve. Në kulturat homogjene ku bën pjesë edhe kultura shqiptare, ky përkufizim i kulturës nuk pranohet, por shkencërisht kultura si koncept është proces që ndryshon për të iu përgjigjur pritshmërive të kapitalit dhe për zhvillim të shëndetshëm të gjeneratave pasardhëse. Për shkak të këtyre ndeshjeve janë krijuar rryma të cilat feminizmi NUK i përkrah si: fauxminismi, misandria, egalitarizmi, cyberfemnizmi, edhe pse kjo e fundit nga kritikët vlerësohet si revolucion fillestar online për të vënë në shprehje feminizmin në jetën e përditshme. Se si veprojnë këto rryma që thirren pas feminizmit, por që në fakt janë të dëmshme për një shoqëri të shëndoshë, ti shohim nga afër.
Fauxminizmi përfshinë personat të cilët shfaqen si feminist, por që në realitet diskriminojnë gjininë e kundërt. Shembull konkret është patriarkati i moderuar, ku pretendohet se gratë kanë të drejta, por fjala vendimtare merret nga burrat. Në shumicën e rasteve, fauxminismi është fenomen tipik në interaksionet burrë-grua që ndodhin në jetën publike shqiptare. Si fauxminist mund të konsiderohen pothuajse shumica e liderëve politik, duke mos anashkaluar as gratë të cilat ata i kanë vënë në pushtet. Këto pak gra janë të detyruara ti respektojnë vendimet e hierarkive të larta (shumicën e rasteve burra), pa dëshirën e tyre.
Misandria i referohet urrejtjes ndaj burrave në përgjithësi dhe është e kundërta e mizogjinisë. Ajo shfaqet në forma të ndryshme si diskriminimi seksual, denigrimi i burrave, dhuna ndaj burrave ose në objektifikimin seksual të tyre. Shpesh anti-feministët akuzojnë feministët për misandri sepse keqkuptojnë ose keqinterpretojnë si sulme ndaj burrave në përgjithësi.
Egalitarizmi është konstrukt i sistemit patriarkal për të mbrojtur normat e caktuara nga burrat. Si tentativë, egalitarizmi thotë që çdo qenie njerëzore duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa i konsideruar disavantazhet që njerëzit hasin, si: pozita gjeografike ku është socializuar, mosha, dhe mundësia për të depërtuar në normat sociale. Sistemi egalitarian zakonisht aplikohet në shoqëritë kapitaliste, ku grave ju kufizohet pushimi i lindjes, gjoja për të aplikuar të drejta të barabarta. Egalitarizmi është kritikuar me tone të ashpra nga social-liberalët, të cilët mbrojnë idenë se individët nuk mund të jenë të barabart nëse u jepen të drejta fikse të barabarta. Në fakt, ata sugjerojnë se grave dhe fëmijëve duhet të ju njihen më shumë të drejta në mënyrë që të jenë të barabartë me burrat.
Cyberfeminizmi është konsideruar nga kritikët si lëvizje utopike në krahasim me konstruktet sociale reale. Pikërisht, revoltën që shprehin gratë nëpërmes qasjeve në internet për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre. Vizioni utopik i revoltës dhe bashkimit mes gruas dhe internetit është e qartë te “VNS Matrix's Cyberfeminist Manifesto for the 21st Century,” si lëvizje për të kryqëzuar apo ndërlidhur gjinitë, seksualitetin, trupin, dhe barazinë sociale nëpërmes teknologjisë.
Feminizmi si lëvizje për të drejta të njeriut bazuar në mundësitë që i ofrohen një individi, shkencërisht njeh: Feminizmin Liberal, Feminizmin Marksist Socialist, Feminizmin Kultural, Eko Feminizmin, dhe Feminizmin Radikal.
Feminizmi Liberal ka tendencë t’i integrojë gratë në struktura kulturore në formë individualiste, e cila fokusohet në mundësinë e grave për të arritur barazinë e tyre me anë të veprimeve dhe zgjedhjeve të tyre, pa u ndikuar nga askush. Feministët liberal argumentojnë se shoqëria në përgjithësi i kategorizon gratë si intelektualisht dhe fizikisht më të dobëta, andaj kjo lëvizje ka ardhur si rezultat për të dëshmuar të kundërtën, dhe për të luftuar standardet e dyfishta. Ky tip feminizmi shpreh me argumente se politikat opozitare me ide që gratë nuk janë të barabarta me burrat ndikojnë në aprovimin e ligjeve, kanë influencë negative në formimin social, ku si rezultat gjinitë nuk gjejnë harmonizmim të tretmohen si njerëz.
Feminizmi Marksist-Socialist pranon se gratë gjatë historisë kanë qenë të shtypura, me theks të veçantë diskriminimin e tyre në trashëgimi, si rezultat i monopolizimit kapitalist. Sipas Marx dhe Engels, lidhja e ngushtë e kapitalit dhe shtypësit disfavorizon gratë si pronare të kapitalit familjar. Pasuesit e Marx nxorën përfundimin se materializmi dialektik vjen si rezultat i materializmit historik, ku kapitali dhe dinamika e punës disfavorizon gratë në pronësi. Feministët Marksist e vlerësojnë dinamikën e kapitalizmit si përgjegjës për diskriminimin e grave, të kuotuar si status dytësor i grave në shoqëri në forma të ndryshme shtypëse. Studimet antropologjike dëshmojnë se origjina e familjes, pronës private, dhe shtetformimit tregojnë qartë se kapitali ka provokuar patriarkalizmin dhe ka asgjësuar fuqinë e gruas në shoqëri.
Feminizmi Radikal është perspektivë që bën thirrje për një riorganizim radikal të shoqërisë, në të cilën epërsitë maskiliste duhen eliminuar në të gjitha kontekstet sociale dhe mundësitë ekonomike. Feministët radikal kërkojnë që të shfuqizojnë patriarkatin nëpërmes sfidimit të normave sociale ekzistuese dhe ideologjive politike, të cilat diskriminojnë gratë. Kjo filozofi e thekson se nuk është formuar si lëvizje kundër burrave, por si zë që kundërshton patriarkatin. Kritikët e kësaj perspektive kanë sugjeruar se kjo lëvizje nxit dhunë dhe fjalime denigruese ndaj burrave. Por në fakt, feminizmi radikal ka kritikuar normat sociale që bazohen në patriarkat, e që shumë kritikë i kanë keqinterpretuar si sulm ndaj burrave.
Feminizmi kulturor është zhvilluar në kuadër të feminizmit radikal, që lufton fenomenet e shoqërive homogjene, aty ku normat kulturore është vështirë të thyhen nga traditat historike të një vendi. Feminizmi kulturor beson se diskriminimi kultural fillon që nga përcaktimi i seksit biologjik, duke vazhduar me normat homogjene të kulturës gjatë procesit të socializimit të individit. Gjithashtu, pionierët e feminizmit kulturor besojnë se mizogjinia është më e theksuar në kulturat homogjene, për dallim nga vendet diverse që pranojnë më lehtë heterogjenizmin e kulturës. Definicioni i feminizmit kulturor shtjellon dhe lufton përpjekjen për t’i dalluar djemtë dhe vajzat duke filluar nga përcaktimi i seksit biologjik, për të vazhduar me sjellje normative që një shoqëri përcakton për dy gjinitë tradicionale.
Ekofeminizmi për nga natyra konsiderohet më shumë si lëvizje shpirtërore se sa si lëvizje politike apo aplikim teorik. Ky degëzim i feminizmit shqyrton konceptet ekologjike në harmoni me feminizmin gjeneral. Kjo lëvizje ka marrë hov gjatë viteve 1980-90, që aso kohe u bënë të njohur si kritike ndaj prodhimeve nukleare. Ndryshe njihet edhe si Lëvizja e Gjelbër që ka si mision ambientalizmin. Studiuesit dhe përkrahësit e kësaj lëvizjeje kanë konstatuar se patriarkati dhe kapitalizmi nuk kanë qenë fajtor dhe përgjegjës vetëm për diskriminimin e grave, por edhe për degradimin e natyrës nga hierarkitë e larta të burrave.
Peripecitë që feministët kanë hasur ndër vite janë rezultat i kulturave që kanë mbrojtur me fanatizëm patriarkatin. Gjithçka që feministët kërkojnë është që njerëzit të trajtohen duke u bazuar në mundësi të dhëna. Feminizmi nuk ka për qëllim që gratë të jenë një shkallë më lart se burrat, por si lëvizje kundërshton idenë se gratë duhet të nënshtrohen dhe të iu binden urdhrave të burrave. Për shkak se idetë feministe nuk janë pranuar në shoqëritë patriarkale, ka rezultuar që thelbi të humbasë kuptimin origjinal duke u radikalizuar dhe keqkuptuar. Keqkuptimi i thelbit ka bërë që shumë gra që zbrazin mllef ndaj burrave dhe të identifikohen si feministe, por në fakt feminizmi nuk mbështetë lëvizje të tilla. Në perspektiva sociologjike tentohet të bëhen studime për standarde të dyfishta, si ta zëmë: reagimi i njerëzve kur një grua vret një burrë; nuk kritikohet njëlloj kur vrasja ndodhë anasjelltas. Supozimet se kur një grua vret dikë arsyetohet, kurse burrat jo, janë nga rryma anti-feministe që duhet të luftohen si dukuri negative. Lëvizja feministe nuk ka për qëllim që një burrë duhet të shfaqë mëshirë ndaj grave duke ja hapur derën gruas si shenjë respekti. Në fakt, të gjitha tiparet që shfaqin brishtësinë e grave karshi burrave, feminizmi si mision i lufton për të arritur reciprocitet të marrëdhënieve burrë-grua, dhe harmonizim i të drejtave gjinore.