Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) i SHBA-ve ka lajmëruar se do të përfundojë moratoriumin i cili për një vit ka ndaluar financimin shtetëror të kërkimit shkencor në embrione pjesërisht njeri – pjesërisht kafshë. Lajmërimi është bërë të enjten, më 4 gusht. Ky është një hap me rëndësi për progresin e kërkimit shkencor të bazuar në gjallesa me pjesë të ndryshme, i cili ka potencial të sjellë deri te shërimi i shumë sëmundjeve dhe shpëtimi i shumë jetëve. Meqë SHBA-të kryejnë një pjesë të madhe të kërkimit shkencor, kjo do të thotë se numri i studimeve të tilla do të shohin rritje të ndjeshme.
Por, ky lloj kërkimi shkencor është edhe pak problematik nga ana etike. Gjallesat e përbëra nga pjesë të dy organizmave të ndryshme, të ashtuquajtura kimera, sipas qenies mitologjike që nxirrte zjarr nga goja dhe kishte pamjen e një luani nga brinja e të cilit dilte një dhi dhe në vend të bishtit kishte një gjarpër, shihen nga publiku si eksperimente me përbindësha që të kujtojnë Frankenshtajnin. Megjithëse nuk janë aq të frikshme sa i bën imagjinata e njeriut të zakonshëm, rreziqet e gabimeve gjatë studimeve të tilla janë serioze.
Studimi i kimerave ka shumë rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë. Me zhvillimin e shkencës së editimit të gjeneve dhe atë të qelizave staminale, tashmë shkencëtarët ndjehen të gatshëm të krijojnë organizma të tillë pa probleme serioze. Ata shpresojnë të arrijnë të fusin qeliza staminale njerëzore në embrionet e kafshëve me qëllim që të rrisin organe brenda kafshëve, të cilat pastaj mund t’i transplantojnë në njerëz dhe të zvogëlojnë numrin e vdekjeve të shumta për mungesë organesh. Qelizat staminale pluripotente, të cilat mendohet të transplantohen janë qeliza të cilat mund të shndërrohen në çfarëdo qelize të trupit, sipas nevojës. Kjo do të thotë që mund të imagjinohet rritja e një derri apo një deleje me zemër apo veshka njerëzore, të cilat më pas mund të merren dhe të përdoren për transplantim. Një tjetër shpresë është se duke krijuar pjesë të trurit të kafshëve nga qelizat njerëzore do të mund të studiohet më në detaje funksioni i trurit njerëzor dhe të gjenden metoda për shërimin e të sëmurëve me Alzheimer apo me sëmundjen e Parkinsonit. Studimet e tilla nuk janë të reja dhe ka kohë që bëhen, por financimi i ri do të jetë ndihmë e madhe.
Sidoqoftë, për shkak të rreziqeve NIH ka vendosur disa kushte, të cilat duhet t’i plotësojnë kërkimet në këtë fushë. Ata janë të vendosur të bëjnë ç’është e mundur për të ndaluar krijimin e një kafshe me inteligjencë e vetëdije njerëzore. Për pasojë, përdorimi i majmunëve e primatëve të tjerë në këto lloj eksperimentesh do të vazhdojë të jetë i ndaluar, edhe pse disa shkencëtarë mendojnë se nuk do të paraqiste probleme dhe se është afër lejimit. Kjo sepse primatët janë shumë të ngjashëm me njeriun nga aspekti biologjik dhe shumë të afërt nga aspekti evolucionar, dhe rreziku që në ta të krijohet vetëdija dhe inteligjenca me ndihmën e pak qelizave njerëzore është shumë më e madhe. Minjtë, derrat, lopët e delet, nga ana tjetër, paraqesin shumë më pak rreziqe. NIH do të krijojë edhe një komitet të veçantë, i cili do të vlerësojë rreziqet e eksperimenteve që përpiqen të krijojnë pjesë të trurit njerëzor në kafshë, para se këto të financohen. Një mënyrë për të ndaluar incidentet e tilla do të ishte heqja e gjeneve të caktuara nga ADN-ja njerëzore e qelizave që do të transplantohen në këto kafshë.
Një tjetër çështje problematike, e cila do të jetë nën mbikëqyrje të këtij komiteti, do të jetë studimi i infertilitetit përmes krijimit të qelizave njerëzore vezë dhe spermë në kafshë. Këto kafshë nuk do të lejohet të çiftëzohen pasi që ekziston një rrezik i vogël i krijimit të një fëmije plotësisht njeri nga dy kafshë të tilla.
Sidoqoftë, kimerat nuk janë gjë a re. Në fakt, disa forma të tyre paraqiten në mënyrë natyrale, ndërsa të tjerat ka kohë që mjekët i krijojnë në mënyrë artificiale. I vetmi dallim është se këto kanë qenë kimera njeri-njeri. Një nga këto paraqitet në rastin kur një embrion i thithë qelizat e një embrioni tjetër gjatë një shtatzënie me binjakë, duke bërë që të krijohet një njeri i vetëm me dy ADN. Kështu, pjesë të një personi do të kenë një ADN e disa pjesë të tjera do të kenë ADN nga vëllai/motra binjak/e. Një rast tjetër natyral është ai i grave që mbeten shtatzënë. Shumica e tyre kanë qeliza staminale nga fetusi në trupin e tyre për gjithë jetën. Rast jonatyral është ai i transfuzionit të gjakut, me ç’rast, pas marrjes së gjakut të dikujt tjetër, njeriu është përkohësisht kimera, i përbërë nga qelizat e veta dhe ato të dhuruesit të gjakut. Transplantimi i palcës krijon kimera artificiale të përhershme, pasi që marrësi pas transplantimit do të ketë përgjithmonë qeliza të dhuruesit në gjakun e vet.

Referencat:
1. http://www.npr.org/sections/health-shots/2016/08/04/488387729/nih-plans-to-lift-ban-on-research-funds-for-part-human-part-animal-embryos
2. http://www.wired.com/2016/08/new-nih-rules-let-grow-pigoons-cant-breed-em/
3. http://www.sciencemag.org/news/2016/08/nih-moves-lift-moratorium-animal-human-chimera-research
4. https://www.technologyreview.com/s/602107/nih-plans-to-lift-funding-ban-on-human-animal-hybrids/?utm_campaign=socialflow&utm_source=facebook&utm_medium=post
5. http://www.scientificamerican.com/article/3-human-chimeras-that-already-exist/