Big Think e ka mbiquajtur “Robin Hud-i i shkencës”, duke e krahasuar atë me personazhin e historive të folklorit britanik, i cili vidhte nga të pasurit dhe u jepte të varfërve. Bëhet fjalë për neuroshkencëtaren Alexandra Elbakyan, e cila ka hapur një website në vitin 2011, nga i cili mund të merren artikuj shkencorë falas nga interneti. Në fundin e vitit të kaluar, një gjykatë amerikane ka vendosur që faqja e saj në internet të mbyllet për arsye të shkeljes së të drejtave të autorit. Por, ajo ka vendosur ta luftojë këtë urdhër gjykate, pasi që kur bëhet fjalë për artikujt shkencorë autorët, pra shkencëtarët, nuk kanë asnjë përfitim material nga artikujt shkencorë që shkruajnë.
Artikujt shkencorë janë artikuj të shkruar nga shkencëtarët ku publikohen rezultatet e kërkimeve shkencore, metodat e përdorura për të arritur në ato rezultate dhe plot të dhëna të tjera specifike për punimin shkencor. Për dallim nga artikujt gazetaresk të shkencës që i drejtohen publikut (si p.sh. artikujt e Pendulum), artikujt shkencorë shkruhen nga shkencëtarët për shkencëtarët dhe kanë format e informacione të caktuara që nuk mund të kuptohen nga personat që nuk janë kërkues shkencorë të fushës përkatëse. Artikujt e tillë janë gurët në murin e shkencës. Çdo artikull i ri bazohet në dhjetëra artikuj të vjetër të cilët shënohen te referencat. Për të përdorur një artikull si referencë për artikullin e vet, një shkencëtar duhet ta lexojë, kuptojë e përdori drejtë informacionin që ndodhet në të. Por, në universitetet e pjesës së varfër të botës, arritja te këta artikuj për studentët dhe shkencëtarët e rinj është pothuajse e pamundur. Universitetet e pasura amerikane e evropiane paguajnë shtëpitë botuese që i botojnë revistat prestigjioze ku publikohen këta artikuj në mënyrë që shkencëtarët e tyre të mund t’i lexojnë lirshëm. Por, universitetet e varfra të shteteve të varfra të botës nuk kanë fonde të tilla marramendëse për t’i përdorur për abonim në këto revista. Madje, kohëve të fundit, me shtimin e revistave të nevojshme dhe rritjen e çmimeve, edhe universitetet e pasura si Harvard-i nuk abonohen dot te të gjitha. Shkencëtarët e studentët gjithashtu nuk i kanë paratë për të blerë çdo artikull që u duhet. Për ta vënë në perspektivë, tema ime e nivelit bachelor, e bërë në një universitet shqiptar përmban rreth 50 referenca të artikujve shkencorë, secili nga të cilët kushton rreth 30 dollarë. Po t’i kisha blerë të gjithë do më ishin dashur 1500 dollarë, apo më shumë se shpenzimet e mia për një vit të plotë në studime dhe më shumë se roga mujore e një profesori në një universitet shqiptar. Shkencëtarët që duan të bëjnë studime të mirëfillta, temat e nivelit master apo disertacionet e doktoratave kanë nevojë për shumë më shumë se aq. Një kërkues shkencor, për të qenë i të njëjtit nivel me kolegët e tij në botë duhet të botojë rreth 6 artikuj shkencorë në vit. Është e qartë se që nga studenti e deri te shkencëtari më me përvojë, në vendet e varfra askush nuk paguan dot. Për të bërë shkencë, e vetmja mënyrë mbetet pirateria e këtyre artikujve në internet.
Ka shumë vite që ekzistojnë forume ku një student/e apo shkencëtar/e mund të kërkojë një artikull, dhe një student/e a shkencëtar/e nga universitetet e pasura që janë abonentë të revistave shkencore i dërgon atij të parit artikullin e kërkuar. Por, një proces i tillë u merr kohë shumë personave. Për këtë, shkencëtarja nga Kazakistani ka krijuar një faqe në internet, nga ku shkencëtarët nga e gjithë bota mund t’i marrin plotësisht falas artikujt që u duhen. Faqja e saj Sci-Hub, linkun për të cilën mund ta gjeni te burimet, ofron mundësinë për kërkimin mes 48 milionë artikujve. Ajo përdorë artikujt nga LibGen, një faqe ruse që gjithashtu shpërndanë material të piratuar nga shtëpitë botuese, si dhe materiale të marra në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shtëpitë botuese duke përdorur kodet e institucioneve që janë abonentë në revistat nga vidhet materiali.
Një nga shtëpitë botuese të dëmtuara, Elsevier, ka bërë akuzë ligjore ndaj Sci-Hub, me ç’rast faqja e Sci-Hub është hequr përkohësisht nga interneti. Por, në vend që të zhduket, ajo është rikthyer edhe më e fuqishme dhe me një faqe në anglisht, për ndryshim nga ajo origjinalja në rusisht. Në një letër drejtuar gjykatës, shkencëtarja nga Kazakistani ka kërkuar që faqja e saj të lejohet të vazhdojë punën në baza etike. Ajo shprehet se nuk është e drejtë që shtëpitë botuese të shesin aq shtrenjtë punën që e marrin falas nga shkencëtarët, pasi që vetë shkencëtarët që i shkruajnë artikujt shkencorë nuk fitojnë para për ta. Për ndryshim nga prodhuesit e filmave e muzikantët, të cilët paguhen për shitjen e punës së tyre, shkencëtarët marrin vetëm prestigjin apo njohjen si dikush që ka botuar në një revistë me emër dhe jo para. Kjo do të thotë se të gjitha paratë që shtëpitë botuese fitojnë nga shitja e artikujve super të shtrenjtë u mbesin atyre.
Ajo që mund t’u themi lexuesve tanë studentë e kërkues shkencorë është që të përfitojnë nga Sci-Hub para se të hiqet nga interneti. Gjetja e artikujve përmes forumeve është shumë më e vështirë (jua themi nga eksperienca).

Burime:
1. http://bigthink.com/neurobonkers/a-pirate-bay-for-science?utm_campaign=Echobox&utm_medium=Social&utm_source=Facebook
2. http://www.sciencealert.com/this-woman-has-illegally-uploaded-millions-of-journal-articles-in-an-attempt-to-open-up-science
3. http://sci-hub.io/ (Faqja nga ku mund t'i merrni artikujt!)