Homo Naledi
Fosilet e një specieje të re të mundshme janë zbuluar në një shpellë në Afrikën e jugut, duke shtuar numrin e specieve të hominidëve të zbuluara deri tani. Specia është quajtur “Homo Naledi” dhe zbulimi i saj ka përbërë një nga zbulimet më të rëndësishme të vitit.
Për më shumë: http://pendulumscimag.weebly.com/biologji/category/homo-naledi

Pentakuarku
CERN ka lajmëruar për observimin e një grimce të re ekzotike e cila përmban 5 kuarke. Sipas kromodinamikës kuantike, barjonet përbëhen nga 3 kuarke, ndërsa mezonet nga një kuark dhe një antikuark. Vitin e kaluar CERN ka lajmëruar për zbulimin e tetrakuarkut, grimcës së përbërë nga dy kuarke e dy antikuarke, ndërsa këtë vit është paraqitur edhe “pentakuarku” i përbërë nga katër kuarke dhe një antikuark.
Për më shumë: http://physics.aps.org/articles/v8/77

Uji i rrjedhshëm në Mars
NASA ka lajmëruar se ka zbuluar ujë të rrjedhshëm në Mars, në formën e një kripe të lagur. Pas vëzhgimeve të vijave në shpatet e formacioneve malore në Mars, shkencëtarët e NASA-s kanë arritur në përfundimin se krijimi i tyre përkon me shëllirën e disa kripërave, e cila do të mund të ekzistonte në gjendje të lëngët në kushtet e Marsit. Sidoqoftë, një artikull i publikuar më vonë tregon një mënyrë alternative (akulli i thatë) në të cilën do të mund të ishin krijuar të njëjtat forma.
Për më shumë: http://pendulumscimag.weebly.com/astronomi/nasa-lajmeron-per-zbulimin-e-ujit-ne-mars; http://www.nature.com/ngeo/journal/vaop/ncurrent/full/ngeo2625.html

Kepler 452b
Lajmi për zbulimin e ekziplanetit Kepler 452b gjithashtu ishte i rëndësishëm për astronominë. Edhe pse nuk është as i pari e as i vetmi planet i llojit të vet i zbuluar, ai paraqet ekzoplanetin më të ngjashëm me Tokën, i cili ndodhet në zonën e banueshme të yllit të vet.
Për më shumë: http://pendulumscimag.weebly.com/astronomi/u-zbulua-nje-ekzoplanet-i-ri-e-cfare-pastaj

Vaksina kundër Ebolës
Pas shumë përpjekjeve janë paraqitur dy opsione vaksine për Ebolën. Njëra ka arritur të paraqesë rezultate perfekte në një testim nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO). Edhe pse këto vaksina janë paraqitur vonë për shumë viktima të sëmundjes në fjalë, ato janë zhvilluar shumë shpejt në krahasim me kohën që zakonisht shpenzohet për krijimin e një vaksine efektive.
Për më shumë:http://pendulumscimag.weebly.com/mjekeumlsi/-vaksina-per-ebolen-jep-rezultate-te-perkryera

Fotografitë nga Plutoni
Misioni New Horizons ka dërguar fotografi mahnitëse që tregojnë detaje interesante të Plutonit. Analizimi i këtyre fotografive ka dhënë njohuri të shumta për sipërfaqen e këtij planeti xhuxh si dhe ka ngritur pyetje të tjera me rëndësi në lidhje me proceset përgjegjëse për format e ndryshme në relievin e Plutonit.
Për më shumë: https://www.facebook.com/PendulumSciMag/posts/1478023209191335

Teknologjia për editimin e gjeneve CRISPR
CRISPR është arritja më e madhe në biologji që nga PCR (Reaksionet zinxhir të polimerazës), sipas prestigjiozes Nature. CRISPR paraqet një teknologji për editimin e gjeneve. Kjo metodë është e lirë, e shpejtë dhe e lehtë për t'u përdorur, dhe për këtë ka mundësi të revolucionarizojë biologjinë. Ajo përdorë sekuenca ARN-je për të prerë pjesët e padëshiruara të ADN-së, të cilat pastaj i zëvendëson me sekuenca ADN-je të pëlqyeshme.
Për më shumë: http://www.nature.com/news/crispr-the-disruptor-1.17673; https://www.youtube.com/watch?v=2pp17E4E-O8

Avioni hipersonik
Kompania Airbus ka patentuar një avion hipersonik, të aftë për të arritut shpejtësi Mach 4,5 (4,5 herë shpejtësinë e zërit në ajër). Ky kombinim interesant mes një avioni normal dhe një rakete duket se po merret seriozisht nga Airbus, pasi që më vonë ata kanë patentuar edhe përmirësime mbi modelin origjinal. Distancimi i industrisë ajrore nga avionët super të shpejtë komercial pas dështimeve të Concorde-s, ndoshta po i afrohet fundit.
Për më shumë:http://pendulumscimag.weebly.com/industri/nga-londra-ne-nju-jork-per-nje-ore

Transplantimi i brinjëve të printuara
Për herë të parë, një pacienti i janë transplantuar brinjët e printuara me printer 3D nga titani. Pacienti në fjalë ishte një person i prekur nga kanceri i eshtrave, të cilit duhet t'i hiqeshin pjesë të mëdha të kafazit të kraharorit për të ndauar shpërndarjen e mëtejshme të kancerit.
Për më shumë: https://goo.gl/IJR3rc

Çipi që vetëshkatërrohet
Teknologjia e dekompozueshme nuk është më vetëm pjesë e filmave me spiunë. Kjo teknologji është bërë realitet pasi që Xerox PARC dhe Agjencia për Projekte të Avancuara të Sigurisë (DARPA) e SHBA-ve kanë krijuar një çip që vetëshkatërrohet brenda 10 sekondash pas udhëzimit nga telekomanda. Kjo mundëson dërgimin e informacioneve sekrete duke u siguruar që informacionet e tilla nuk do të bien në duar të gabuara.
Për më shumë: http://pendulumscimag.weebly.com/elektronikeuml/cipi-i-ri-i-ushtrise-amerikane-veteshkaterrohet-me-telekomande

Bota e shkencës dhe teknologjisë është e mrekullueshme. Kudo që të jeni, po të shihni rreth vetes do të vini re dhjetëra krijime të mundësuara nga magjia e quajtur shkencë, dhe puna e palodhur e grave dhe burrave që i dedikojnë jetën zbulimit të njohurive të reja dhe përdorimit të tyre për të përmirësuar jetën e njerëzimit. Shkencëtarët dhe inxhinierët janë superheronjtë për të cilët nuk shkruhen libra. Çdo vit paraqiten mijëra punime nga më të ndryshmet, në fusha të ndryshme, që përshkruajnë botën apo e përmirësojnë atë. Ne arrijmë t'ju tregojmë vetëm për një numër shumë të vogël të tyre, por ata janë shumë më shumë...