Evolucioni është një temë që duket se nuk hiqet nga debatet e mediat. Është ndoshta teoria shkencore më e kundërshtuar. Por, ajo që është më e çuditshme është se kjo teori nuk kundërshtohet nga shkencëtarët, por nga publiku që ka relativisht pak njohuri për evolucionin si temë. Ndonjëherë, del ndonjë person me diplomë, i cili për arsye që i di vetëm ai, e që sigurisht nuk janë të bazuara në shkencë, e kundërshton këtë teori dhe mediat senzacionaliste vrapojnë për ta publikuar sikur është debat shkencor. Sidoqoftë, asnjëri nga këta persona nuk ka arritur të publikojë ndonjëherë ndonjë artikull shkencor që hedh dyshime mbi ndonjë aspekt të kësaj teorie, e jo më për teorinë në tërësi. Kohët e fundit, Pendulum ka marrë mesazhe nga nxënës të shkollave të ndryshme, të cilët ankohen se në shkollë nuk po mësojnë për evolucionin dhe/ose po mësojnë për hipoteza pa bazë shkencore, të cilat i dëmtojnë mundësitë e tyre për të kuptuar shkencën e për t’u bërë shkencëtarë në të ardhmen. Për këtë, po sjellim të përkthyer deklaratën e publikuar në vitin 2006 nga Paneli Ndërakademik (IAP) në lidhje me mësimin e evolucionit si mënyrë për t’ua përkujtuar mësuesve ku qëndron konsensusi akademik për këtë çështje. Natyrisht, që në vitin 2006 janë bërë zbulime të reja, por secili nga ata vetëm sa e mbështetë edhe më shumë teorinë e evolucionit.
Deklarata e IAP për Mësimin e Evolucionit
Ne, Akademitë shkencore nënshkruese, kemi mësuar që në oraret mësimore të sistemeve shkollore të shumë vendeve të botës, fakte shkencore, të dhëna edhe teori të provueshme për origjinën edhe evolucionin e jetës po fshihen, mohohen, apo ngatërrohen me teori jo të provueshme nga shkenca. Ne nxisim ligjbërësit, mësuesit edhe prindërit që t’i edukojnë fëmijët për të gjitha metodat e zbulimit të shkencës dhe që të ushqejnë një kuptim të plotë ndaj shkencës së natyrës. Njohuritë për botën e natyrale në të cilën ata jetojnë do i fuqizojë njerëzit për të plotësuar nevojat e tyre por edhe që mbrojnë planetin.
Ne biem dakord se faktet e vërtetuara për origjinën e jetës edhe evolucionit të Tokës dhe jetës në këtë planet janë provuar nga vëzhgime të shumta edhe janë si rrjedhim i eksperimenteve të pavarura nga fusha të ndryshme të shkencës. Edhe në qoftë se ka shumë pyetje të hapura për detaje të vogla të ndryshimit evolutiv, faktet shkencore nuk kanë qenë kurrë në kontradiktë me këto të dhëna:

- Në një univers që ka evoluar drejt formës së sotme para 11 deri në 15 miliarda vite, Toka jonë është formuar rreth 4.5 miliardë vite më parë.
- Që nga formimi, Toka, gjeologjia e saj edhe ambienti – kanë ndryshuar nën ndikimin e forcave të ndryshme fizike edhe kimike që vazhdojnë të ndikojnë.
- Jeta u shfaq në tokë të paktën 2.5 miliard vite më parë. Më vonë evolucioni i organizmave fotosintetike lejoi të paktën para 2 miliardë viteve transformimin e ngadaltë të atmosferës duke sjellë që ajo të ketë sasi oksigjeni të konsiderueshme. Gjithashtu përveç oksigjenit që ne thithim, procesi i fotosintezës është burimi themelor i energjisë fikse dhe ushqimit, nga të cilat varet gjithë jeta njerëzore.
- Që nga shfaqja e saj në tokë, jeta ka marrë shumë forma, të cilat të gjitha evoluojnë sot në mënyra që paleontologjia, biologjia moderne edhe shkencat biokimike po i shpjegojnë në mënyrë të pavarur me përpikmëri në rritje. Të përbashkëtat në strukturën gjenetike e të gjitha organizmave që jetojnë sot duke përfshirë edhe njerëzit qartësisht tregojnë origjinën e tyre të lashtë dhe të përbashkët.
Ne gjithashtu pajtohemi me deklaratën në vijim në lidhje me natyrën e shkencës në lidhje me mësimin e evolucionit dhe, më në përgjithësi, çdo fushë të njohurisë shkencore:
Njohuria shkencore rrjedh nga një lloj shqyrtimi në natyrën e universit që ka qenë i suksesshëm edhe me pasoja të mëdha. Shkenca përqendrohet në (i) vëzhgimin botës së natyrshme edhe (ii) formulimin e hipotezave të vërtetueshme edhe të rrëzueshme për të thelluar shpjegimin e fenomeneve të vëzhgueshme. Kur provat janë mjaftueshëm bindëse, ndërtohen teoritë shkencore të cilat japin llogari për faktet dhe i shpjegojnë ato, dhe parashikojnë strukturën ose proceset e fenomeneve të pavëzhguara.
Kuptimi njerëzor i vlerës edhe qëllimi janë jashtë fushës së shkencave të natyrës. Por ama një numër komponente – shkencorë, social, filozofik, fetar, kulturor edhe politikë – kontribuojnë. Të gjitha këto fusha i detyrohen njëra tjetrës konsideratë reciproke duke marrë parasysh fushat e tyre edhe kufizimet.
Duke pranuar kufizimet, shkenca mban qëndrim të hapur edhe është subjekt i korrigjimeve edhe zgjerimeve falë njohurive të reja empirike edhe teorike.
Qershor 2006
Kjo deklaratë u prodhua nga IAP (Paneli Ndërakademik) dhe u mbështet nga ICSU (Këshilli ndërkombëtar i shkencës), por edhe Akademitë Shkencore në vijim:

- Akademia e Shkencave e Shqipërisë
- Akademia kombëtare e fizikës ekzakte edhe e shkencave natyrore, Argjentinë
- Akademia Australiane e Shkencave
- Akademia Austriake e Shkencave
- Akademia e Shkencave e Bangladeshit
- Akademia Mbretërore e Shkencave dhe e Arteve e Belgjikës
- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Bosnjës dhe Hercegovinës
- Akademia Braziliane e Shkencave
- Akademia Bullgare e Shkencave
- Akademia e Arteve, Shkencave Natyrore edhe Humane e Kanadasë
- Akademia Kiliane e Shkencës
- Akademia Kineze e Shkencës
- Akademia e Shkencës në Taivan
- Akademia Kolumbiane Shkencore e Fizikës Ekzakte dhe e Shkencave të Natyrës
- Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve
- Akademia Kubane e Shkencave
- Akademia Shkencore e Republikës Çeke
- Akademia Mbretërore e Akademisë së Shkencave dhe Letërsisë
- Akademia e Studimeve Shkencore dhe e Teknologjisë, Egjipt
- Akademia e Shkencës, Francë
- Bashkimi i Akademive Gjermane të Shkencave edhe Kulturës
- Akademia e Athinës, Greqi
- Akademia Hungareze e Shkencave
- Akademia Kombëtare Indiane e Shkencave
- Akademia Indoneziane e Shkencave
- Akademia Shkencore e Republikës Islamike të Iranit
- Akademia Mbretërore Irlandeze
- Akademia e Izraelite e Shkencave dhe Kulturës
- Akademia Kombëtare e Liceve, Itali
- Këshilli Kombëtar i Shkencës i Japonisë
- Akademia Kombëtare Keniane e Shkencave
- Akademia Kombëtare e Shkencave së Replikës së Kirgistanit
- Akademia Letoneze e Shkencave
- Akademia Lituaneze e Shkencave
- Akademia Maqedonase e Shkencave
- Akademia Meksikane e Shkencave
- Akademia Mongole e Shkencave
- Akademia e Mbretërisë Së Marokut
- Akademia Mbretërore Holandeze e Arteve edhe e Shkencave
- Këshilli Akademik i Shoqërisë Mbretërore së Zelandës së Re
- Akademia Nigeriane e Shkencave
- Akademia Pakistaneze e Shkencave
- Akademia Palestineze e Shkencave
- Akademia Shkencore Kombëtare e Perusë
- Akademia Kombëtare e Shkencave dhe Teknologjisë, Filipinet
- Akademia Polake e Shkencave
- Akademia Shkencore dhe Teknike e Senegalit
- Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve
- Akademia Kombëtare e Shkencave të Singaporit
- Akademia Sllovake e Shkencave
- Akademia Sllovene e Shkencave dhe e Arteve
- Akademia e Shkencave e Afrikës Jugore
- Akademia Mbretërore e Fizikës Ekzakte dhe e Shkencave të Natyrës së Spanjës
- Akademia Kombëtare e Shkencave, Sri Lanka
- Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave
- Këshilli i Akademive Shkencore Zvicerane
- Akademia e Shkencave, Republika e Taxhikistanit
- Akademia e Shkencave së Karaibeve
- Akademia Turke e Shkencave
- Akademia Kombëtare Ugandeze e Shkencave
- Shoqëria Mbretërore, Mbretëri e Bashkuar
- Akademia e Shkencave e Shteteve të Bashkuara
- Akademia e Shkencave e Uzebekistanit
- Akademia e Shkencave Fizike, Matematike dhe Natyrore së Venezuelës
- Akademia e Shkencave e Zimbabves
- Akademia Afrikane e Shkencave
- Akademia e Shkencave për Botën në Zhvillim
- Bordi Ekzekutiv i Këshillit Ndërkombëtar për Shkencat (ICSU)
Tekstin origjinal (në anglisht) të deklaratës mund ta gjeni në: http://www.interacademies.net/10878/13901.aspx