Shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë është një artikull shkencor. Kjo ndodhë sepse askush nuk na i përmend artikujt e tillë, askush nuk na informon. Unë nuk e dija çfarë ishte deri kur isha në vitin e dytë në universitet, ndërkohë që në botë ka fëmijë 8 vjeç që kanë publikuar një artikull shkencor. Ju nuk keni pse të mos e mësoni. Mjafton të lexoni tekstin në vazhdim.
Me siguri, ju keni dëgjuar për gazeta dhe revista, por konceptin e revistës shkencore mund të mos e keni të qartë. Kjo, sepse në shqip fjala “revistë” përdoret edhe për revistat e zakonshme që në anglisht i quajnë “magazine”, edhe për revistat shkencore që në anglisht i quajnë “journal”. Kjo ndarje komplikohet edhe më shumë kur marrim parasysh që ekzistojnë edhe revista të zakonshme të cilat publikojnë informacione për shkencën, madje disa nga ato i përkushtohen plotësisht shkencës. Artikulli i publikuar në një revistë të zakonshme quhet artikull i thjesht apo artikull gazetaresk, ndërsa artikulli i publikuar në një revistë shkencore quhet artikull shkencor. Po ku është, pra, dallimi?
Revistat e zakonshme për shkencën përmbajnë artikuj gazetaresk, të shkruar nga gazetarët shkencorë dhe shkrimtarët shkencorë. Këta artikuj nuk dallojnë nga artikujt e revistave të tjera që s’kanë lidhje me shkencë për nga forma, stili dhe gjuha. Këta artikuj, përdorin fjalë të thjeshta për të shpjeguar konceptet shkencore tashmë të njohura, të publikuara më parë në revista shkencore. Ky lloj artikulli i drejtohet publikut të gjerë, njeriut me arsim 8/9-vjeçar apo të mesëm, si dhe atij që ka studiuar një degë të caktuar në universitet, por dëshiron të informohet për zbulimet e shpikjet më të reja edhe nga degët e tjera, apo ka për hobi një lëndë shumë ndryshe nga profesioni i vet. Për të lexuar një revistë për shkencën mjafton të keni kuriozitet dhe dëshirë. Gazetarët dhe shkrimtarët shkencorë janë njerëz të përgatitur edhe në shkencë, edhe në gazetari. Ata duhet të jenë të aftë të kuptojnë një artikull shkencor dhe ta shpjegojnë atë me fjalë të thjeshta për publikun. Shumë shkencëtarë të njohur, pas një kohe të gjatë pune në shkencë, janë marrë edhe me shkrimin e artikujve të tillë për shkencën dhe librave të shkencës popullore.
Revistat shkencore janë revista që publikojnë artikuj shkencorë të cilët janë kontrolluar nga shkencëtarë të tjerë. Ky proces kontrollimi quhet peer-review (sq. rishikim nga të barabartët). Kjo do të thotë se pas shkrimit të artikullit shkencor, artikulli u është dërguar të paktën dy shkencëtarëve të tjerë, të cilët janë persona me rëndësi në fushën shkencore, në të cilën artikulli pretendon të paraqesë një zbulim të ri. Këta shkencëtarë rishikues, emrat e të cilëve mbahen sekret, e lexojnë e shqyrtojnë artikullin, kontrollojnë që të mos përmbajë plagjiaturë, shohin mënyrën e punës dhe rezultatet, sigurohen se autori i artikullit nuk ka dhënë rezultate false dhe se artikulli flet për një zbulim të ri, i cili ndihmon për përparimin e shkencës. Rigoroziteti i këtij kontrolli varet nga revista. Në disa revista të dobëta, shumica e artikujve që dërgohen edhe publikohen, në ato mesatare publikohen rreth gjysma, ndërsa në revistat më prestigjioze si “Nature” dhe “Science” publikohen vetëm artikujt revolucionar, që “lënë me gojë hapur” edhe shkencëtarët më të mirë të fushës. Përveç këtyre, të ashtuquajtur artikuj kërkimor shkencor, ekziston edhe një lloj tjetër artikulli shkencor, artikulli rishikues. Artikujt e tillë zakonisht shkruhen nga shkencëtarët më të vjetër, dhe merren me krahasimin e studimin e disa artikujve kërkimorë së bashku. Në këta artikuj krahasohen rezultatet e arritura nga shkencëtarë të ndryshëm, metodat e ndryshme, shqyrtohen gabimet e mundshme, etj. Të dy këta lloj artikujsh shkencor janë të shkruar me një gjuhë të vështirë e teknike dhe zakonisht është vështirë t’i kuptosh kur janë jashtë fushës tënde të studimit. Artikujt shkencorë dallohen lehtë nga pamja, sepse që në faqen e parë vërehet formati i veçantë i tyre, i cili është i ngjashëm në revista të ndryshme të shkencave të ndryshme. Para se të flasim për formatin e artikujve shkencorë, hidhini një sy fotografisë më poshtë, e cila paraqet pjesën e sipërme të faqes së parë të një artikulli shkencor kërkimor dhe vini re vendosjen e elementeve të ndryshme.

Në fillim të faqes, me shkronja të mëdha është dhënë emri i revistës shkencore. Më sipër, me shkronja të vogla, është rreshti i të dhënave, përmes të cilave citohet artikulli: emri i revistës, numri ose vëllimi, viti i publikimit dhe numri i faqeve ku gjendet. Në varësi të revistës, ky rresht mund të jetë në fillim ose në fund të faqes. Menjëherë poshtë emrit të revistës është titulli i artikullit, dhe poshtë tij emrat e autorëve me përkatësinë e tyre, pra vendin ku punojnë. Më pas, në shumicën e revistave, vjen abstrakti. Abstrakti është një përmbledhje e shkurtër e artikullit. Ai të tregon se për çfarë bëhet fjalë në një artikull, ç’metoda janë përdorur, ç’rezultate janë fituar dhe çfarë impakti ka ky zbulim. Abstrakti mund të shihet falas për çdo artikull e në çdo revistë shkencore, edhe në ato ku leximi i artikullit kushton. Ai shërben si reklamë e artikullit. Zakonisht poshtë tij, por në këtë rast majtas, gjenden fjalët kyçe, pra fjalët më me rëndësi në artikull, në varësi të të cilave kërkohet artikulli në programet kërkuese. Sipër fjalëve kyçe në shembullin tonë dhe poshtë abstraktit ose në fund të faqes në revista të tjera, gjendet informacioni i publikimit. Aty mund të vërehet qartë data e dërgimit të artikullit për publikim, data kur, pas përmirësimeve të sugjeruara gjatë procesit peer-review, artikulli i është ridërguar revistës, data e pranimit të artikullit për publikim dhe data e publikimit.
Poshtë këtyre gjendet pjesa kryesore e artikullit apo përmbajtja e tij (vetëm rreshtat e parë paraqiten në fotografi, por zakonisht zgjatë disa faqe). Pjesa e parë zakonisht titullohet "Hyrje" dhe përshkruan arsyet që kanë bërë që shkencëtarët të interesohen për temën në fjalë dhe ta studiojnë atë, zbulimet paraardhëse në të cilat mbështetet, me të cilat pajtohet apo të cilat i kundërshton, dhe një përmbledhje të shkurtër të artikullit. Më pas vjen pjesa që përmban materialet dhe metodat e përdorura ose ekuacionet e teoritë bazë. Kjo ndiqet nga pjesa që përshkruan eksperimentet, llogaritjet, simulimet dhe rezultatet e tyre dhe diskuton zbulimin që është arritur përmes tyre. Këto pjesë titullohen në varësi të artikullit dhe përmbajnë ndarje e nënndarje të ndryshme. Kjo pjesë përmban edhe figura, tabela, skema, etj. Çdo artikull shkencor mbyllet me konkluzionin, i cili edhe njëherë jep një përmbledhje të pikave kyçe të diskutuara në artikull. Në fund jepen falënderimet për financuesit e punës kërkimore, miqtë që mund të kenë ndihmuar në ndonjë pjesë të punës, etj., dhe referencat.
Tani edhe ju e dini se si duket një artikull shkencor dhe dini ta dalloni atë nga artikujt e zakonshëm që flasin për shkencën. Hapi tjetër është të zbuloni diçka të re dhe të shkruani artikullin tuaj shkencor. Suksese!