Shkenca nuk është diçka e largët dhe e paarritshme. Nuk është diçka që ca njerëz të çuditshëm bëjnë tinëz. Nuk është diçka që sjell shkatërrimin e botës, siç do të donin të na bënin të besojmë filmat e Hollywood-it. Shkenca është motori që e çon botën përpara. Është plotësimi i nevojës sonë për njohuri të reja. Së bashku me teknologjinë, shkenca përmirëson jetën e njerëzve. Shtete të varfra nga ana e rezervave natyrore janë transferuar brenda pak viteve në shtete të pasura që ofrojnë jetë të rehatshme pasi kanë zhvilluar shkencën e teknologjinë.
Ka ca kohë që jemi bindur se në shqip nuk flitet mjaftueshëm për shkencë dhe se kjo duhet të ndryshohet. Shumica e gazetave botërore kanë një rubrikë që flet për shkencën. Në shqip, ndonjë lajm i rrallë rreth shkencës që i paraqitet publikut futet tek kuriozitetet. Për më tepër, gati në çdo gjuhë ka të paktën një revistë të përmuajshme që sjell shkencën te publiku. Në shqip, nuk ka asgjë të ngjashme. Për pasojë, nuk është çudi kur njerëzit mendojnë se nuk është bërë asnjë zbulim shkencor që nga koha e Einstein-it, apo se është e pamundur të fotografohet Plutoni nga afër. Pendulum është këtu për të mbushur boshllëkun e krijuar dhe për të sjellë shkencën më afër publikut.
Pendulum do sjelli lajmet më të rëndësishme nga bota e shkencës dhe teknologjisë si dhe informacione të përgjithshme rreth shkencës për të kompletuar njohuritë tuaja. Shkenca dhe teknologjia u përkasin të gjithëve dhe sa më shumë që të njihen nga njerëzit e zakonshëm, aq më lehtë është të zhvillohen nga shkencëtarët e inxhinierët. Ka ardhur koha të mos i trajtojmë njerëzit e zakonshëm si të paaftë dhe të ballafaqohemi me paaftësinë tonë për të sjellë informacionet nga shkenca në gjuhë mjaftueshëm të thjeshtë që të kuptohet nga njerëzit e zakonshëm.

''Nuk ka nxënës të dobët, ka vetëm mësues të dobët.''
Rubrika 'Demaskime' do merret me informacionet antishkencore që qarkullojnë në internet dhe që fatkeqësisht lexuesit i paraqiten si shkencë. Fajtorë për këtë janë faqet e ndryshme informative dhe mediat online të cilat nuk i kontrollojnë mirë burimet e informacionit para se të postojnë. I mbani mend ato lajmet për shkatërrimin e botës që paraqiteshin sikur vinin nga shkencëtarët apo nga NASA? NASA s’ka pasur fare lidhje me to, dhe njerëzit që krijojnë përralla zakonisht quhen shkrimtarë, jo shkencëtarë!
Pendulum do të raportojë lajmet më të rëndësishme për zbulimet më të fundit në matematikë, fizikë, kimi, biologji, mjekësi, astronomi dhe rreth planetit Tokë. Gjithashtu, do sjellim zhvillimet më të fundit në informatikë, inxhinieri, komunikim, industri e energjetikë. Përveç këtyre, nga fushat e sipërpërmendura do sjellim informacione të përgjithshme të përgatitura nga redaksia jonë.

Shkenca është përpjekje për zbulimin e së panjohurës. E kush përpiqet të zbulojë si funksionon bota më shumë se fëmijët? Të gjithë lindim shkencëtarë. Fatkeqësisht, duke mos e kultivuar dashurinë tonë të lindur për shkencën, përfundojmë duke u larguar nga ajo. Për fëmijët, Pendulum do sjelli informacione të përgjithshme për botën, si dhe eksperimente e projekte që kushtojnë pak, mund të bëhen në shtëpi apo në klasë dhe që mund të shërbejnë si bazë për të diskutuar fenomene të rëndësishme natyrore. Lodrat për të cilat do të flasim janë kryesisht materiale edukative me të cilat fëmijët mund të lozin duke mësuar.