Shkencëtaret kanë ditur më herët pse këta organizma të degës së Butakëve (Mullosca) në klasë të Cephalopode-ve, strehojnë disa baktere bioluminishente (që prodhojnë dritë biologjikisht) në një organ special për dritë e qe u ndihmon të kamuflohen e të fshihen nga grabitqaret poshtë. Mirëpo, ata tashmë kanë arritur të zbulojnë edhe disa baktere të tjera që u ndihmojnë të ruajnë vezët e tyre.
Shumë oktapodë kujdesen për vezët e tyre, por jo edhe kallamari bishtprerë, i cili i lë vezët e veta në shkëmbinj nënujor. Megjithatë, këta kallamarë në traktin e tyre riprodhues kanë një gjëndër të veçantë, funksioni i së cilës nuk është ditur më herët. Për të zbuluar funksionin e saj, mikrobiologët kanë ekstraktuar ADN-në e kësaj gjëndre dhe kanë zbuluar disa tipa të mikrobeve, të cilët gjenden edhe në mbështjellësin me natyrë xhelatinoze të siperfaqes së jashtme të vezëve të kallamarit bishtprerë. Pastaj, hulumtuesit kanë trajtuar vezët e kallamarit me antibiotikë dhe vezët janë lënë në ujë të detit. Pas 11 ditëve, rreth sipërfaqes së jashtme të vezëve është formuar një shtresë myku (fungi) dhe vezët janë mbytur. Kjo tregon se bakteret që gjenden në gjëndrën në traktin reproduktiv të kallamarit, të cilat gjenden edhe në mbështjellësin xhelatinoz të vezëve, i mbrojnë vezët nga ndikimet e dëmshme të ambientit të jashtëm, nga myshqet. Testimet e mëtutjeshme kanë treguar se bakteret që strehohen në gjëndër janë të afërta gjenetikisht, por me aftësi të ndryshme në inhibimin e zhvillimit te myshqeve.
1. http://news.sciencemag.org/biology/2015/09/squid-houses-bacteria-keep-its-eggs-safe?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=facebook