Foto nga: Hannes Schuler
Studimi është ndihmuar edhe nga përfundimet e studimeve të mëhershme të cilat kanë treguar se një specie e mizave të frutave e njohur tashmë si "krimbi i mollave", me emrin shkencor, Rhagoletis pomonella, kishte filluar të parazitojë në mollat në SHBA. Kjo specie e frutave të mizave ështe vendase ne Amerikë dhe e njohur që paraziton në frutat e murrizit, mirëpo, për shkak të ndërrimit të mënyrës së të ushqyerit pasi që individë të kësaj specieje, siç u përmend më lart, kishin filluar të parazitonin në një frut tjetër, pra, në mollë, dhe për shkak të cikleve të ndryshme të jetës së frutave të mollës dhe atyre të murrizit, kjo specie e mizave të frutave kishte filluar të evoluojë duke divergjuar në dy specie të ndryshme. Mirëpo, tashmë shkencëtarët kanë zbuluar se jo vetëm kjo specie e mizave të frutave po edhe specie të grerëzave që parazitojnë në larvat e Rhagoletis pomonella kanë filluar të evoluojnë. Ata kanë studiuar tre specie të grerëzave që parazitojnë në larvat e kësaj mize të frutave duke vërejtur që individët nga tre këto specie të grerëzave kanë evoluar dhe divergjuar në specie të reja. Kjo vie si rezultat i evolucionit të Rhagoletis pomonella ku meqë këto specie të grerëzave parazitojne në këtë specie të mizave të frutave dhe larva e tyre është njëfarë ambienti për to, janë detyruar, të themi kështu në mënyrë metaforike, të evoluojnë që të mund të eksploatojnë si parazitë organizmin e ndryshuar tashmë të species së re të mizave të frutave të fituar nga evolucioni i Rhagoletis pomonella për shkaqet që u përmendën më lart. Pra, me evolucioni i Rhagoletis pomonella ka nxitur edhe evolucionin e specieve të grerëzave parazitare që parazitojnë në larvat e tyre.
1. http://news.rice.edu/2015/10/29/caught-in-the-act-new-wasp-species-emerging-2/
2. http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151029185553.htm
3. http://www.iflscience.com/plants-and-animals/scientists-watch-wasps-diverge-become-separate-species