TË DHËNAT NGA PALEONTOLOGJIA
Nga shumë fosile të ndërmjetme mund të përzgjedhim të flasim vetëm për fosilet e ndërmjetme të disa organizmave, me të cilat dokumentohet procesi i kalimit i një kategorie në atë që klasifikohet si kategori tjetër sistematike, për shembull, nga paraardhësit si peshq në amfibet e para të hershme. Në rastin e evolucionit të amfibeve, teoria e evolucionit thotë se amfibet, nga të cilët pastaj kanë evoluar edhe të gjithë tetrapodët e tjerë, kanë evoluar nga paraardhësit si peshq që kanë jetuar në ujë. Për këtë arsye, teoria e evolucionit ka parashikuar se do te duhej të ekzistonte qoftë edhe një fosil i vetëm i ndërmjetëm që do të dokumentonte kalimin e kurrizorëve ujorë në ata tokësorë, pra, në amfibet e hershme. Paraardhësit e tetrapodëve apo amfibeve të hershme llogaritet se kanë jetuar dikur rreth 390 milionë vite më parë, ndërsa amfibet e hershme llogaritet se për herë të parë janë paraqitur diku rreth 360 milionë vite më parë, gjë që nënkupton se edhe koha kur gjallesa e ndërmjetme duhet të ketë jetuar duhet të jetë në mes të kohës kur kanë jetuar paraardhësit e amfibeve, peshq, dhe amfibet e hershme; diku rreth 375 milionë vite më parë. Dhe, kjo është pikërisht ajo çfarë shkencëtarët kanë zbuluar me gjetjen e fosilit të famshëm, Tiktaalik. Taiktaalik kishte tipare të ndërmjetme në mes te peshqve dhe amfibeve. Nga tiparet e peshqve kishte: luspat, gushën, pendët; kurse nga tiparet e amfibeve kishte: kokën e rrafshuar (për dallim nga peshqit që e kanë vezake ose rrethore), regjionin e qafës (që vërehet për herë të parë te kjo gjallesë), vrimat e nostrilave dhe sytë të vendosur përpara apo përmbi kafkë (për dallim nga peshqit që i kanë të vendosura anash). Eshtrat e pendëve i kishte më të specializuara e më të forta (tipar ky i amfibeve të hershme), që i mundësonin të ecte në tokë të thatë megjithëse kjo gjallesë ishte më e përshtatur për ujë. Gjithashtu numrin e eshtrave, pozitën e tyre, renditjen e kishte të njëjtë siç e kanë tetrapodët. Më poshtë mund të shihni një figurë ilustruese të kalimit të kurrizorëve nga uji në tokë.
Më vonë janë zbuluar edhe fosile të tjera të gjallesave të më vonshme në aspektin kohor, d.m.th që kanë jetuar pas Archaeopteryx. Secili nga këto mostra, sa më shumë që i afrohet kohës kur janë paraqitur zogjtë modernë, aq më shumë tregojnë për zhvillim çdoherë e më shumë të tipareve të zogjve. Në fosilet e gjallesave të mëvonshme shihet se si gradualisht bishti i gjatë ashtëror zhduket me fuzionim, ashtu si te zogjtë, dhëmbët zhduken, kthetrat bashkohen dhe vjen deri te paraqitja e ashtit gjoksor, i cili bën koordinimin e muskujve të fluturimit. Më poshtë mund të shihni një figurë ilustruese të tranzicionit të theropodëve në zogj.
TË DHËNAT NGA ANATOMIA KRAHASUESE
TË DHËNAT NGA EMBRIOLOGJIA
RUDIMENTET, ATAVIZMAT DHE PSEUDOGJENET
ATAVIZMAT janë struktura që kanë ekzistuar në trupin e organizmave të caktuara, por që me kalimin e kohës janë zhdukur dhe të cilat mund të rishfaqen në individë të caktuar. Atavizmat rekapitulojnë një tipar paraardhës në mënyrë saktësisht të njëjtë. Atavizmat nuk janë thjeshtë monstruozitete. Për shembull, një njeri i lindur me një këmbë tepër, nuk është atavizëm ngase asnjë nga paraardhësit tanë nuk kishte pesë gjymtyrë. Atavizëm është rasti me një strukture si bishti. Njeriu gjatë evolucionit e ka humbur bishtin meqë ai nuk i nevojitej më për balancim. Mirëpo, shpeshherë ndodhë që te individët e caktuar njerëzor kjo strukturë të rishfaqet te foshnjat e porsalindura. Në gjenomin e njeriut madje ekziston gjeni specifik përgjegjës për formimin e bishtit, por që me anë të mutacioneve ka pushuar së funksionuari.
PSEUDOGJENET janë gjene, të cilat kanë qenë përgjegjëse për funksione të caktuara, por që me kalimin e kohës kanë humbur funksionin. Një shembull i mirë është ai me vitaminën C, i njohur si gjeni GLO. Ne e dimë se kjo vitaminë është e domosdoshme për njeriun, por njeriu nuk mund të sintetizojë vitaminën C në mënyrë natyrale, dhe këtë vitaminë detyrohet ta marrë në mënyrë artificiale me anë të ushqimit megjithëse në gjenomin e njeriut ekziston gjeni specifik përgjegjës për sintezën e vitaminës C. Të gjithë gjitarët, me përjashtim të primatëve, një lloji të lakuriqit të natës, derrit të guineas dhe njeriut (të cilët gjithashtu e kanë gjenin, por e marrin këtë vitaminë me anë të ushqimit), e sintetizojnë këtë vitaminë në mënyrë natyrale. Pse atëherë, meqë trupi i njeriut nuk e sintetizon këtë vitaminë në mënyrë natyrale, në gjenomin e tij ekziston gjeni specifik përgjegjës për sintezën e kësaj vitamine? I vetmi shpjegim racional për këtë është ai nga evolucioni. Te paraardhësit tanë ekzistonte ky gjen dhe te ata ishte funksional, meqë paraardhësit tanë e sintetizonin këtë vitaminë në mënyrë natyrale. Me kalimin e kohës, gjatë evolucionit, me ndërrimin e mënyrës së të ushqyerit, gjeni për këtë vitaminë ka pushuar së funksionuari ngase nuk ishte i nevojshëm, meqë njeriu këtë vitaminë kishte filluar ta merrte nga ushqimi që hante. Një shembull tjetër është gjeni specifik përgjegjës për sintezën e të verdhës së vezës. Të gjithë gjitarët, duke përfshirë edhe njeriun, e kanë në gjenomin e tyre gjenin për sintezën i të verdhës së vezës, mirëpo ky ka pushuar së funksionuari, me përjashtim te monotrematet. Kjo sepse gjitarët nuk kanë më nevojë që të ushqejnë fetusin me vitelinë - të verdhë të vezës. Prezenca e këtij gjeni edhe te gjitarët shpjegohet me faktin se gjitarët, ku bëjmë pjesë edhe ne, kanë evoluar nga reptilët që riprodhoheshin me vezë të pasur vitelinë dhe të vegjlit e tyre zhvilloheshin brenda atyre vezëve ku vitelina u shërbente si ushqim për t’u zhvilluar. Edhe sot reptilët e nivelit të ulët të zhvillimit reproduktiv, riprodhohen me anë të vezëve. Një shembull tjetër i mirë është prezenca e rreth 8000 gjeneve olfaktore te njeriu, prej të cilave vetëm 4000 janë funksionale, ndërsa 4000 tjera janë mbetje nga historia evolutive. Kjo mund të shpjegohet me atë se me zhvillimin e shikimit te njeriu, ai nuk ka pasur më nevojë për një shqisë shumë të zhvilluar të të nuhaturit, përderisa, për shembull, një gjitar si miu e ka këtë shqisë shumë herë më të zhvilluar se te njeriu, për arsye se aktivitetet jetësore të tij (orientimi, vërejtja e grabitqarëve të tij, gjetja e ushqimit), varet nga kjo shqisë.
Të gjitha këto shembuj nga rudimentet, atavizmat, pseudogjenet, kanë kuptim vetëm nën dritën e shpjegimeve të evolucionit. Përndryshe, pse njeriu nuk sintetizon vitaminën C në mënyrë natyrale, por në anën tjetër ka gjenin specifik përgjegjës për sintezën e vitaminës C në gjenomin e tij? Nëse nisemi të shpjegojmë origjinën e njeriut dhe të llojeve të tjera të gjallesave me anë të hipotezës se llojet nuk evoluan , nuk janë të lidhura evolutivisht, por u krijuan, vendosën në Tokë në mënyrë të pavarur, veç e veç, pa kurfarë procesi evolutiv, dhe meqë e kemi parasysh faktin se njeriu nuk e sintetizon vitaminën C në mënyrë natyrale, atëherë do të duhej që as gjeni për vitaminën C dhe për sintezën natyrale të saj të mos ekzistonte në gjenomin e njeriut. Por, është krejt e kundërta ajo çfarë gjejmë, ashtu siç u shpjegua deri më tani. Kjo, s’do mend se nuk ka kuptim nën shpjegimet e hipotezës së krijimit të pavarur. Por, gjithçka bie në vend nëse këtu aplikojmë shpjegimet evolucionare: në gjenomin e njeriut ekziston gjeni për vitaminën C sepse ai ekzistonte edhe te paraardhësit tanë më të largët gjitarë, të cilët e sintetizonin këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mirëpo gjatë evolucionit të gjitarëve, për shkak të ndërrimit të mënyrës së të ushqyerit, te primatët, një lloj lakuriqi, derri i guineas dhe njeriu ky gjen ka pushuar se funksionuari dhe ka mbetur vetëm si mbetje në gjenomin e njeriut, sa për të dëshmuar për evolucionin historik të gjallesave. Shpjegimet evolucionare janë të vetmet racionale që shpjegojnë origjinën dhe shumëllojshmërinë e gjallesave.
Shembujt nga rudimentet, atavizmat dhe pseudogjenet që u përmendën më lart janë vetëm disa nga një numër i madh shembujsh të tillë që ekzistojnë në gjallesat moderne.
Një disiplinë tjetër që ofron prova të forta për evolucionin është edhe ajo e biogjeografisë, për të cilën do të flasim një herë tjetër.
Referenca:
1. Jerry Coyne, "Why Evolution Is True"
2. Rchard Dawkins, "The Greatest Show On Earth"