Foto marrë nga: Universidad de Chile
Dihet se shpendët, duke përfshirë këtu edhe pulat, kanë evoluar nga dinozaurët, ose më saktësisht, dinozaurëve theropodë. Rezultatet e studimit janë postuar në revisten Evoluton.
Pjesa e poshtme e këmbës, pa e përfshirë këtu nyjen e këmbës dhe gjithë shputën, te të gjithë kurrizorët e lartë përbëhet nga dy eshtra; tibia dhe fibula. Te paraardhësit e shpendëve, pra te theropodët, fibula gjatë zhvillimit embrional po edhe në format adulte ka arritur deri te thembra e këmbës dhe është lidhur me të (shih foton), ndërsa te shpendët ky asht fillon të zhvillohet si te dinozaurët theropodë por vetëm gjatë zhvillimit embrional, si rekapitulim i evolucionit historik, për t'u shkurtuar më tutje gjatë zhvillimit. Kështu, te format adulte të shpendëve, ky asht, pa fibula, është i shkurtuar dhe përfundon me maje (shih foton). Mirëpo, shkencëtarët kanë arritur që duke përcjellur mekanizmat molakularë që çojnë në shkurtimin e këtij ashti te shpendët, t'i ndërpresin këta mekanizma në proces të tyre. Kështu, me ndërprerjen e mekanizmave molakularë që bëjnë që fibula gjatë zhvillimit embrional të shpendëve të shkurtohet, është bërë e mundur që ky asht të vazhdojë zhvillimin më tutje edhe te shpendët njëjtë si te paraardhësit e tyre theropodë, pra fibula e gjatë e që lidhet për thembrën e këmbës, duke bërë kështu të mundur krijimin e këmbës së poshtme te shpendët si te dinozaurëve.
Kjo është bërë e mundur gjithashtu edhe për shkak të faktit se rrugët e proceseve molekulare për formimin e dy eshtrave të këmbës së poshtme te shpendët janë të njëjtë si te dinozaurët. I vetmi dallim qëndron në atë se te shpendët, e kjo si rezultat i evolucionit historik, fibula shkurtohet dhe mbetet si e tillë te shpendët adultë.
Ky është edhe një aspekt tjetër me anë të të cilit na bëhet e qartë se shpendët modernë rrjedhin nga dinozaurët theropodë!
Burimet:
1) http://www.nature.com/articles/srep09840
2) https://www.sciencedaily.com/releases/2016/03/160307153051.htm
3) http://phys.org/news/2016-03-molecular-reverses-evolution-birds-dinosaur-like.html