Duke qenë se orkidetë janë bimë shumë diverse me rreth 7.500 specie të tyre, hulumtuesit donin të dinin se si këto bimë arritën një diversitet kaq të madh. Kështu, që të mund të gjejnë e të japin përgjigje në lidhje me këtë, ata përdorën 75 gjene të kloroplasteve nga 39 specie, të cilat me këtë numër të tyre përfaqësonin gati grupet më të mëdha e të rëndësishme të orkideve. Në hulumtim, ata gjithashtu përfshin 96 specie të tjera të afërta në aspektin evolutiv me orkidetë. Shkencëtarët gjithashtu përdorën edhe të dhënat fosile.
Duke u bazuar në këtë, ata gjetën se orkidetë për herë të parë janë paraqitur para 112 milion viteve dhe filluan të divergjonin në drejtime të ndryshme 20 milion vite më vonë. Ata gjithashtu panë se me kalimin e kohës, orkidetë kanë evoluar mënyra për grumbullimin e polenit në pjalmore. Ata ndër të tjera arritën të zbulonin se orkidetë kanë migruar në vende të ndryshme edhe në vendet tropikale malore e duke divergjuar (evoluar) në specie të reja që do joshnin specie të tjera të organizmave në ato vende, të cilat do bartnin polenin e tyre e do mundësonin shumimin e rrjedhimisht edhe mbijetesën e tyre. Më konkretisht, orkidetë në këto vende do evoluonin në orkide për joshjen e bletëve, pastaj në specie të tjera si në orkide për joshjen e insekteve, e disa te tjera në specie për joshjen e fluturave. Aftësia e specieve për kacavarje në pemë bashkë me migrimin për në vende tropikale malore, kanë luajtur rol kyç në evolucionin e specieve të reja, të nxitura nga ndryshimet e ambientit.
1. http://rspb.royalsocietypublishing.org/content/282/1814/20151553
2. http://phys.org/news/2015-08-broad-scale-phylogeny-orchids-reveals.html