Në një seri eksperimentesh, shkencëtarët kanë lidhur fidanët për të parandaluar lëvizjen e tyre ose i kanë ndërruar pozicionin në mënyrë që ato të përballen me drejtimin e kundërt nga lindja e diellit. Me pengimin e lëvizjes normale, u vu re se kishte një rritje më të ngadaltë se rritja e zakonshme e tyre, me një rënie 10% të biomasës dhe të zonës së gjetheve. Hulumtuesit thonë se ndjekja ritmike ndihmon në rritjen e bimëve, duke ndikuar në shtimin e qelizave të tyre nga cilado anë në të cilën bëhet zgjatja: anën lindore gjatë ditës dhe në anën perëndimore gjatë natës.
Një eksperimentim i dytë tregoi se orientimi i përhershëm nga lindja i bimëve mund te jetë përgjegjës për një rritje të vizitave nga pjalmuesit. Bimët e rritura që përballen me lindjen marrin rreth 5 herë më shumë vizita se në bimët e rritura, të cilat përballen me perëndimin. Ato që përballen me lindjen kanë temperaturë më të lartë.
Referencat:
1. http://www.sciencemag.org/news/2016/08/why-young-sunflowers-follow-sun
2. http://science.sciencemag.org/content/353/6299/587