"Edhe pse kërpi dhe marihuana janë kultura të rëndësishme, njohuritë në lidhje me kanabisin çalojnë për shkak të statusit të saj si një drogë e kontrolluar," është shprehur për faqen e lajmeve të Universitetit të British Columbia, Jonathan Page, botanisti i cili bashkë-udhëhoqi këtë studim. Hulumtimi është kryer në bashkëpunim me gjenetistin e popullsisë në Universitetin Dalhousie, Sean Myles. Studimi është bërë me 81 mostra të marihuanës dhe 43 të kërpit. Është vënë re se emërtimet e përdorura janë zakonisht gabim në terma biologjik. Ato nuk lidhen me përbërjen gjenetike të bimës. Gjithashtu, nga sekuencimi i gjenomit të mostrave, ka rezultuar se marihuana dhe kërpi janë mjaft të ndryshme gjenetikisht nga njëra-tjetra, dhe se kërpi është më i ngjashëm me kanabis indica se me kanabis sativa.
Kanadaja është një udhëheqës global në prodhimin e kërpit, me më shumë se 80.000 akra (32374.851 hektar) të përdorura për farat dhe prodhimin e fibrave. Gjithashtu, ajo ka rritur prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Kuptimi më i mirë i gjenetikës dhe evolucionit të kanabisit ka shumë rëndësi për ta.
Burime:
1. http://news.ubc.ca/2015/08/26/botanists-conduct-first-large-scale-genetic-study-of-marijuana-hemp/
2. http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0133292