Por, kalimi nga uji në tokë i organizmave, nuk vërtetohet vetëm nga anatomia krahasuese, embriologjia e të dhënat fosile nga paleontologjia, por edhe nga gjenetika. Kështu, sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të detektojnë aktivizimin e gjeneve të caktuara kyçe, që kanë bërë tranzicionin nga pendët në gjymtyrë, gjatë evolucionit të specieve për në tokë. Një hulumtim i ri në Tokio Tech dhe CRG, së bashku më shkencëtarë të tjerë në Japoni dhe Spanjë ka treguar se si alterimi i gjeneve të caktuara mund të ketë çuar në evolucionin e pendëve në gjymtyrë tek katërkëmbëshat e parë. Meqë gjymtyrët e përparme kanë evoluar nga pendët gjoksore, dhe duke pasur parasysh se pjesa lart e pendëve gjoksore që lidhet me pjesën e kraharorit të peshqve nëpërmjet disa eshtrave, eshtrave bazal, kurse në anë tjetër tek tetrapodët këto eshtra janë zhdukur duke mbetur vetëm një asht, ai që njihet si Humerus, shkencëtarët besojnë se gjatë evolucionit ka ndodhur një ndryshim i madh me anë të aktivizimit apo alterimit të gjeneve të caktuara.
Kjo duket të jetë vënë në pah nëpërmjet një eksperimenti të bërë. Një proteinë kyçe rregullatore, e cila kontrollon balancin e fushës së përparme dhe të pasme të sytheve të gjymtyrëve tek tetrapodët është proteina Gli3, e cila aktivizon gjene të caktuara duke u dhënë informacione qelizave të caktuara.
Ata kanë krahasuar shprehjen, alterimin e funksionin e gjeneve të përfshira në modelimin e fushës së përparme dhe të pasme të gjymtyrëve tek një lloj i peshkaqenit (Catshark), me ato të minjve, duke zbuluar se proteina Gli3 shprehet në pjesën e pasme, duke mundësuar kështu modelimin e fushave të përparme dhe të pasme të pendëve tek ky lloj i peshkaqenit, gjatë zhvillimit embrional. Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se tek ky lloj peshku, ne gjenomin e tij, mungon një sekuencë që parandalon aktivizimin e Gli3, e që është e pranishme tek tetrapodët. Në anën tjetër, mosaktivizimi i Gli3 tek tetrapodët mund të çojë në mosformimin, apo humbjen, e strukturës skeletore në fushën posteriore. Kur hulumtuesit kanë ndaluar aktivizimin e kësaj proteine në këtë lloj peshku, peshkaqeni, pendët humbën elementet skeletore të pjesës së përparme, duke mbetur në vetëm një asht i cili lidhet për brezin e krahërorit, ashtu si tek Tiktaalik.
1. http://www.crg.eu/en/news/key-genetic-event-underlying-fin-limb-evolution
2. http://elifesciences.org/content/4/e07048