Projekti është quajtur EggPrebreed dhe është pjesë e iniciativës globale "Adaptimi i Bujqësisë për Ndryshimet Klimatike: Mbledhja, Mbrojtja dhe Kultivimi i të afërmve të egër", menaxhuar nga Global Crop Diversity Trust me Millennium Seed Bank of the Royal Botanic Gardens (Kew, Angli) dhe mbështetur nga Qeveria Norvegjeze.
Duke kryqëzuar varietetet vendase te patëllxhanit me bimë të egra biologjikisht të përafërta nga Afrika, Lindja e Mesme, Azia Juglindore dhe Amerika (që janë në gjendje të rriten në kushte ekstreme) deri më sot janë marrë rreth 58 hibride të ndryshme. Në mesin e llojeve të egra studiuesit janë duke punuar me Solanum incanum dhe Solanum torvum.
Patëllxhani duke qenë një nga kulturat më të rëndësishme bimore në botë, është klasifikuar si një nga 35 më të rëndësishme për ushqimet që duhen mbrojtur , ku dhe është shënuar në Aneksin 1 të Traktatit Ndërkombëtar të Resurseve Gjenetike të Bimëve për Ushqimin dhe Bujqësinë. Me ndryshimin e vazhdueshëm të klimës në botë si pasojë e ngrohjes globale, patëllxhanët do të vihen në rrezik zhdukjeje ashtu si edhe shumë bimë të tjera. Për t’i mbrojtur, shkencëtarët po mundohen të krijojnë patëllxhanë që kanë pamjen dhe shijen e atyre që njohim sot, por që u rezistojnë kushteve klimatike të së ardhmes. Në Institutin UPV-së COMAV, speciet e egra janë kryqëzuar me varietetet lokale sipas një strategjie, me një fazë para mbarështimi , primare për zhvillimin e varieteteve të reja.
1. http://ruvid.org/wordpress/?p=20526