Për të zbuluar rrugët zhvillimore, ata zgjodhën për hulumtim një aligator (si evolutivisht më i afërt), Rendi Chrocodilia në kuadër të zvarranikëve (reptilëve). Ata krahasuan embrionet e aligatorëve me noçkë, me shpendët me sqep. Me këtë ata zbuluan dy rrugë gjenetike që me shprehjen e tyre gjatë zhvillimit embrional te shpendët formojnë sqepin kurse te aligatorët noçkën, mirëpo rrugë gjenetike këto të cilat shprehen ndryshe te shpendët, ndërsa ndryshe te aligatorët:
Rrugët sinjalizuese, FGF8 dhe WNT, te kurrizorët tokësorë shprehen në dy regjione; rreth regjionit të majtë dhe të djathtë të vrimave nazale, (vrima nazale e regjionit të majtë dhe të djathtë në noçkë), por që te shpendët këto shprehen edhe në regjionin e mesëm, duke shkaktuar që dy regjionet e pranishme te kurrizorët e tjerë tokësorë, tek shpendët, të bashkohen, fuzionohen në një sqep të vetëm (shiko foton lart)
Shkencëtaret pastaj kanë ndërprerë këto rrugë gjenetike zhvillimore që çojnë në zhvillimin e sqepit, tek pulat, dhe pas kësaj kanë fituar embrione të pulave me noçkë, të ngjashme me noçkat e paraardhësve të shpendëve. Sipas tyre, rezultatet e studimit tregojnë se sqepi te shpendët gjatë evolucionit nuk u paraqit shpejtë dhe plotësisht i formuar por ka kaluar nëpër disa faza graduale kalimtare të zhvillimit të formave të ndryshme. Ata gjithashtu thonë se fazat graduale kalimtare të zhvillimit të sqepit gjatë evolucionit, mund të gjenden me gjetjen e fosileve te reja.
Por, mos të harrojmë se, përkundër shumë fosileve kalimtare që janë gjetur, shumica e specieve që vdesin nuk fosilizohen, ngase fosilizimi kërkon kushte të veçanta. Ashtu siç edhe biologu i njohur evolucionist, R. Dawkins thotë: "We are lucky to have any fossil at all" (Jemi me fat që kemi ndonjë fosil). Megjithatë, përpjekjet për gjetjen e fosileve të reja nga paleontologet sigurisht se nuk bën të ndalen. Ka sigurisht edhe shumë të tjera prej tyre që presin të zbulohen. Në fund të fundit, çdo fosil që zbulohet është kalimtar në mes të një gjallese dhe një gjallese tjetër.
1. http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/evo.12684/abstract
2. http://news.harvard.edu/gazette/story/2015/08/so-long-snout/