Shumë persona ndjehen sikur jeta i ka larguar nga mundësia për të arritur diçka bazuar në pasionin e tyre për shkencën, por tashmë nuk ka pse të mbetet ashtu. Së fundi, disa projekte shkencore kanë vendosur të përfshijnë edhe qytetarë të thjeshtë të dashuruar me shkencën dhe zbulimin. Një nga këta projekte është Disk Detective, një pjesë e projektit WISE të NASA-s. Ky projekt ka bërë një zbulim befasues dhe me shumë rëndësi për kuptimin e mënyrës në të cilën formohen planetët dhe paraqitjen e rrallë të disqeve planet formues rreth yjeve të klasifikuar si yje M. Studimi me tetë bashkautorë qytetarë është publikuar në The Astrophysical Journal Letters, më 14 tetor.
Projekti WISE (Wide-field Infrared Survey Explorer apo, në shqip, eksploruesi i vëzhgimit me fushë të gjerë në valë infra të kuqe) është një projekt i NASA-s, i cili vëzhgon gjithë qiellin në valë infra të kuqe. Kjo do të thotë se ai mbledh një sasi shumë të madhe informacioni. Shumë më të madhe se sa shkencëtarët janë në gjendje të klasifikojnë. Kompjuterët nuk janë shumë të zgjuar kur bëhet fjalë për klasifikim. Ata nuk dallojnë dot një disk planet – formues nga një nebulozë apo një galaktikë e largët. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë krijuar projektin Disk Detective në internet, përmes të cilit qytetarët e thjeshtë mund të shohin të dhënat e mbledhura nga teleskopët dhe t’i klasifikojnë ato, duke përzgjedhur disqet planet – formuese.
Yjet M, janë yjet më pak të ndritshëm të sekuencës kryesore të diagramit Hertzsprung-Russell. Ata njihen ndryshe si xhuxhë të kuq, një nga të cilët është edhe komshiu i Diellit, Proksima Centauri. Këta yje kanë temperatura më të ulëta se yjet e tjerë xhuxhë dhe përmasa më të vogla se ata. Përveç kësaj, këta yje rrallë vërehen të kenë disqe planet – formues, sidomos në mosha të mëdha, edhe pse mund të kenë planetë që rrotullohen rreth tyre. Disku i ri i zbuluar është i çuditshëm pikërisht për faktin se gjendet rreth një xhuxhi të kuq që mendohet se është 45 milionë vjeç. Në shumicën e rasteve, disqet planet – formuese zhduken pas rreth 30 milionë viteve. Mosha e yllit është përcaktuar bazuar në vendndodhjen e tij. Ai gjendet në grupin e yjeve Karina, i cili përbëhet nga yje që janë krijuar pak a shumë në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend. Ata gjenden në nebulozën Karina, 212 vite drite larg nesh.
Vjetërsia e këtij ylli dhe fakti që ai ka një disk planet – formues e mund të ketë edhe planetë e bën këtë yll shumë interesant për shkencëtarët. Ai do të vazhdojë të studiohet në të ardhmen, me qëllim të marrjes së informacioneve të reja mbi formimin e planetëve në përgjithësi dhe mbi veçantitë e një disku planet – formues rreth një ylli aq të vjetër në veçanti.

Referencat:
1. https://www.diskdetective.org/
2. http://iopscience.iop.org/article/10.3847/2041-8205/830/2/L28/meta;jsessionid=919E02704A8FB54849D19BD6D3382C28.c3.iopscience.cld.iop.org
3. https://carnegiescience.edu/news/found-oldest-known-planet-forming-disk
4. http://www.astronomy.com/news/2016/10/citizen-scientists-discover-place-to-search-for-exoplanets
5. http://www.itechpost.com/articles/44918/20161022/oldest-planet-forming-disk-discovered.htm