Xhuxhët e kaftë zakonisht klasifikohen si yje shumë të vegjël, të paaftë për të kryer fuzionin e hidrogjenit në brendinë e tyre, ashtu siç bëjnë yjet e tjerë. Për këtë ata janë mbiquajtur ‘yje të dështuara’. Ata mendohet të kenë masa mes 13 dhe 80 herë masën e Jupiterit, por me densitet me të lartë. Në krahasim me yjet e tjerë, ata janë të ftohtë dhe të errët. Në krahasim me planetët janë shumë të mëdhenj. Disa nga këta yje kanë edhe planetë që rrotullohen rreth tyre. Por, zbulimi më i ri i publikuar në Nature me 30 Korrik na tregon se ata kanë karakteristika të përbashkëta edhe me planetët. Bëhet fjalë për xhuxhin e kaftë me emrin LSRJ1835+3259v. Ky xhuxh i kaftë, me sa duket ka fenomenin e quajtur aurora.
Aurorat janë drita që duken në qiell afër poleve të planeteve (shih fotot poshtë). Ato krijohen kur stuhitë diellore e rrezet kozmike hyjnë në atmosferën e planetit dhe fusha magnetike e planetit i largon drejt poleve. Kur grimcat nga hapësira (protone, elektrone, etj.) hyjnë në atmosferë ato ndeshen me gazrat e atmosferës, të cilat i jonizojnë dhe eksitojnë, gjë që rezulton në krijimin e dritave.
Studimi ka zgjatur disa vite dhe është udhëhequr nga Gregg Hallinan. LSRJ1835+3259v gjendet 20 vite drite larg Tokës dhe është vëzhguar me teleskopë optik dhe radioteleskopë. Duke përdorur JVLA (Jansky Very Large Array) është zbuluar se ky yll emeton radiovalë në formë pulsesh kur rrotullohet. Kur përdorën teleskopin optik Hale, shkencëtarët vunë re se ylli pulsonte edhe optikisht. Për vëzhgime janë përdorur edhe teleskopët e observatorit Keck. Kjo donte the thoshte se xhuxhi i kaftë ishte herë më i ndritshëm e herë më i errët. më në fund ata ishin në gjendje të zbulonin se kjo ndodhte për shkak të aurorave. Në këtë xhuxh të kaftë, aurorat janë rreth një milion herë më të ndritshme se aurorat ne Tokë dhe janë të kuqe për shkak të përmbajtjes me të lartë të hidrogjenit në atmosferën e tij. Në Tokë aurorat janë zakonisht jeshile dhe fare rrallë kanë ngjyra të tjera.