Foto të marra nga NASA në Mars. Nga: NASA/JPL-Caltech
Pas zbulimit të madh se në Mars ka pasur ujë në të kaluarën, ekipi i shkencëtarëve nga NASA pas disa observimeve të bëra ka ardhur deri te një zbulim tjetër të rëndësishëm; se në të kaluarën në Mars kishte liqene dhe lumenjë, gjithashtu. Zbulimi është postuar në revistën prestigjioze Science.
Marsi duket të ketë pasur një atmosferë më masive në të kaluarën me një hidrosferë aktive të aftë për të mbajtur ujin në liqene që jetuan gjatë. Ekipi i MSL ka ardhur në përfundimin se ky ujë ndihmoi që krateri i Gale-it të mbushet. Përndryshe, shkencëtarët kanë studiuar kraterin e Gale-it që nga viti 2012 ku më pas ata erdhën në përfundimin se ai është i vjetër për diku midis 2.8 miliardë dhe 2.6 miliardë vite.
Para se Curiosity të aderonte në Mars, shkencëtarët kishin propozuar se krateri i Gale-it ishte mbushur me shtresa të sedimenteve. Disa hipoteza propozonin se krateri ishte mbushur me këto shtresa të sedimenteve për shkak të erërave të shumta të cilat kanë bartur rërën në hapësirat e kraterit, ndërsa një hipotezë tjetër propozonte se krateri ishte i mbushur me ujë e që do të nënkuptonte se në të kaluarën në planetin Mars kishte liqene e lumenjë. Përderisa Curiosity po udhëtonte nëpër kraterin e Gale-it, ajo mori imazhe të shumta të kraterit por edhe mostra të dheut e gurëve aty. Mostrat më pastaj u dërguan në laborator. Pas analizmit të inçizimeve të bëra me kamera të ekipit dhe pas analizave spektroskopike, ekipi i MSL arriti në përfundimin që mbeshtetë hipotezën e dytë, pra se krateri në të kaluarën ishte i mbushur me ujë e se në këtë planet në të kaluarën ka pasur liqene dhe lumenjë.
Me këtë rast, shkencëtari Michael Meyer i cili është udhëheqës për eksplorimet e NASA-s në Mars, shprehet: "Eshtë e qartë se Marsi pata miliarda viteve i ngjasonte shumë Tokës". Ndërsa Grotzinger nga Instituti i Teknologjisë në Kalofiforni thotë: "Paradoksalisht, aty ku ka mal sot në të kaluarën kishte pellg ujor". Ai gjithashtu ka thënë se depozitimi sedimentar nga uji mund të ketë arritur nivelin 150-200 metra mbi shtratin e kraterit.

Burimet:
1. http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151008152953.htm?utm_source=dlvr.it&utm_medium=facebook
2.http://phys.org/news/2015-10-paleoclimate-mars-revealed-ancient-lakes.html
3.http://www.astronomy.com/news/2015/10/mars-science-laboratory-team-confirms-a-wet-ancient-mars
4.http://www.caltech.edu/news/wet-paleoclimate-mars-revealed-ancient-lakes-gale-crater-48249