Shkencëtarët nga projekti GAMA kanë publikuar një artikull në faqen e Observatorit Jugor Evropian (ESO) ku tregojnë se universi po vdes ngadalë. Grupi i përbërë nga gati 100 shkencëtarë nga mbi 30 shtete të ndryshme ka vëzhguar mbi 200 000 galaktika dhe ka matur sasinë e energjisë që ato rrezatojnë. Nga këto matje ata kanë vërejtur se këto galaktika gjenerojnë vetëm gjysmën e energjisë që rrezatonin dy miliardë vite më parë.
Astronomët kanë përdorur të gjithë teleskopët që kanë mundur, përfshi disa nga më të fuqishmit që ekzistojnë: VISTA, VST, GALEX, WISE, SDSS, AAT dhe Herschel. Me ta, ata kanë vëzhguar një pjesë të vogël prej 200 000 galaktikash që ndodhen më pranë nesh. Këto janë observuar në gjatësi të ndryshme valore, nga ultravjollcë në infra të kuqe të largët. Studimi i tyre konfirmon me precizitet të lartë se galaktikat po rrezatojnë më pak energji në të gjitha gjatësitë valore. Studimi i tyre është dorëzuar te revista shkencore Monthly Notices of the Royal Astronomical Society dhe do të jetë tema e fjalimit të grupit në Asamblenë e XXIX të Përgjithshme të Unionit Internacional të Astronomisë (International Astronomical Union XXIX General Assembly) në Honolulu, Havai. Ai paraqet të dhënat për galaktikat e vëzhguara në 21 gjatësi valore. Të dhënat e mbledhura do ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë lindjen dhe evoluimin e galaktikave. Shkencëtarët shpresojnë ta vazhdojnë studimin duke krijuar një skemë të prodhimit të energjisë gjatë gjithë historisë së universit duke përdorur teleskopë të rinj, siç është radioteleskopi SKA (Square Kilometre Array) që do ndërtohet në Australi dhe Afrikë Jugore gjatë dekadës së ardhshme.
Çdo yll në univers qëndron i ndezur për shkak të reaksioneve të fuzionit në qendër të tij. Gjatë këtyre reaksioneve, bërthamat e dy atomeve (zakonisht H dhe He) bashkohen për të formuar bërthamën e një atomi më të rëndë. Gjatë këtij procesi lirohet energji e cila përhapet nëpër univers në formë valësh elektromagnetike. Fakti që yjet po lëshojnë gjithnjë e më pak energji tregon se universi ynë po plaket. Autori i parë i artikullit dhe udhëheqësi i grupit GAMA, Simon Driver, përshkruan: “Universi, parimisht, është ulur në divan, ka tërhequr sipër një batanije dhe është gati për të fjetur”.
Burime:
1. http://www.eso.org/public/news/eso1533/
2. http://www.eso.org/public/archives/releases/sciencepapers/eso1533/eso1533a.pdf