Të gjitha lindjet janë të magjishme, por ato të galaktikave gjigande janë më të magjishmet nga të gjitha. Një protogalaktikë (një ‘galaktikë embrion’) është vëzhguar për herë nga shkencëtarët dhe është vënë re se ajo lidhet me rrjetin kozmik. Rrjeti kozmik është struktura jashtëzakonisht e madhe që mbushë gjithë hapësirën. Ajo përbëhet nga filamentet, të cilat përbëhen nga shtresat e supergrumbujve galaktikë. Këta të fundit përbëhen nga grumbujt e vegjël dhe grupet e galaktikave.
Më parë mendohej se galaktikat formoheshin me shembjen e aureolave të materies së zezë, proces i cili merrte me vete një sasi të madhe materieje normale. Ky gaz do të kishte temperaturë shumë të lartë dhe do të ftohej ngadalë, proces gjatë të cilit do të krijoheshin yjet. Por, me zbulimin e disa galaktikave që prodhonin yje me shpejtësi vetëm dy miliardë vite pas Big Bang-ut në vitin 1996 është vënë re se modeli ekzistues nuk kishte shpjegim për fenomene të tilla. Në vend të tij, u propozua modeli i Rrjedhjes së Ftohtë, i cili e shpjegon formimin e galaktikave të reja me rrjedhjen e materies nga rrjeti kozmik nga protogalaktikë.
Kjo është pikërisht ajo që kanë vëzhguar shkencëtarët nga Caltech në observatorin e Palomar-it, duke përdorur sistemin e dizenjuar dhe prodhuar në Caltech, të quajtur Cosmic Web Imager (CWI). CWI i lejon shkencëtarët të shohin filamentet kozmike. Fakti se protogalaktika në fjalë merr gaz drejtpërdrejtë nga filamenti kozmik është prova që u duhej shkencëtarëve për të vërtetuar modelin e Rrjedhjes së ftohtë.
Protogalaktika e vëzhguar është rreth 10 miliardë vite drite larg nesh dhe 400 000 vite drite në diametër (rreth 4 herë sa Rruga e Qumështit), në një sistem të qendërzuar rreth dy kuazarëve. Kur njëri nga këto kuazare (UM287) rrotullohet, ndriçon filamentin kozmik që pasuron protogalaktikën me gaz dhe e bën të dukshëm. Gjithashtu, është vëzhguar se disku i kësaj protogalaktike rrotullohet pak më shpejt se galaktika jonë, rreth 400 kilometra në sekondë. Dimë se rrotullohet sepse njëra anë duket sikur vjen drejt nesh, ndërsa ana tjetër duket sikur largohet.
Burime:
1. http://www.nature.com/nature/journal/vaop/ncurrent/full/nature14616.html
2. http://www.caltech.edu/news/caltech-astronomers-unveil-distant-protogalaxy-connected-cosmic-web-47459