Një planet i veçantë që ndodhet në një sistem prej tre yjesh përshkruhet në artikullin e publikuar në revistën shkencore Science më 7 korrik. Artikulli ka për autor të parë një student të astronomisë, të vitit të parë, nga Universiteti i Arizonës në SHBA. Studenti është pjesëtar i grupit kërkues që studion ekzoplanetët të udhëhequr nga ass. prof. Daniel Apai. Planeti është zbuluar duke përdorur vëzhgimin e drejtpërdrejtë.
Sistemi yjor përbëhet nga tre yje dhe ndodhet në yjësinë e Centaurit, rreth 340 vite drite larg Tokës. Më i madhi ka masë rreth rreth 80% më të madhe se Dielli dhe është quajtur HD 131399A. Dy të tjerët, të quajtur HD 131399B dhe HD 131399C rrotullohen rreth njëri-tjetrit shumë shpejt, dhe mes tyre ka distancë të përafërt me atë mes Diellit dhe Saturnit. Këta të dy së bashku rrotullohen rreth yllit të madh (qendrës së përbashkët me të, që për shkak të masës së madh të yllit të parë është praktikisht vetë ai), dhe janë në një distancë prej 300 AU*. Planeti i quajtur HD 131399Ab rrotullohet rreth yllit më të madh, pra HD 131399A, në një orbitë sa dy herë orbita e Plutonit. Në distancën më të madhe, planeti i largohet yllit të cilin orbitën deri në një të tretën e distancës mes tij dhe dy yjeve të tjerë. Astronomët nuk janë të sigurt nëse një orbitë e tillë është e qëndrueshme dhe studimi i orbitës është lënë për punime të mëtejshme. Sipas intervistës së dhënë për webfaqen e Universitetit të Arizonës, shkencëtarët kanë bërë simulime sipas të cilave orbita mund të jetë e qëndrueshme.
Planeti është mjaft i veçantë. Ai mendohet të jetë 16 milion vjeç. Viti në të zgjatë rreth 550 vite tokësore dhe temperaturat arrijnë deri në 850 Kelvin (rreth 580°C). Gjatë gjysmës së vitit, të tre yjet janë në të njëjtën anë të planetit. Kjo bën që planeti të ketë edhe natë, edhe ditë, por dita atje fillon me tre lindje diejsh të njëpasnjëshme. Cili lind i para e cili i fundit varet nga pozicioni i yjeve në raport me njëri-tjetrin dhe planetin. Gjatë pjesës tjetër të vitit jashtëzakonisht të gjatë të këtij planeti, yjet vijnë duke u larguar nga njëri tjetri deri sa gjenden në anë të kundërta të tij, gjë që bën që të jetë ditë shumë më shumë se natë. Për rreth një të katërtën e vitit, lindja e njërit diell përkon me perëndimin e tjetrit, gjë që bën që të jetë pothuajse vazhdimisht ditë. Kjo zgjatë për rreth 140 vite tokësore.
Zbulimi i këtij planeti është bërë përmes vëzhgimit të drejtpërdrejtë. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë është metodë e ngjashme me fotografimin. Të fotografosh ekzoplanetët është mjaft e vështirë, pasi që ata ndodhen afër yjeve të cilët janë shumë më të ndritshëm. Për këtë arsye, shkencëtarët përdorin instrumente të veçantë për këtë lloj vëzhgimi. Këta instrumente ndalojnë dritën që vjen nga yjet duke bërë të mundur vëzhgimin e dritës që pasqyrohet nga planetët. Për zbulimin e HD 131399Ab është përdorur instrumenti i quajtur SPHERE (Spectro-Polarimetric High-Contrast Exoplanet Research Instrument që do të thotë: Instrument Kërkimor Spektro-Polarimetrik me Kontrast të Lartë për Ekzoplanetë), i cili është pjesë e teleskopit VLT (Very Large Telescope që do të thotë Teleskopi Shumë i Madh) në Kili, i cili drejtohet nga Observatori Jugor Evropian, ESO. SPHERE është i pajisur me pjesë që bëjnë të mundur vëzhgimin e dritës infra të kuqe që vjen nga planetët, korrigjimin e problemeve të vëzhgimit të krijuara nga atmosfera dhe ndalimin e dritës nga yjet pranë të cilëve gjendet planeti që do vëzhgohet.
Bazuar në spektrin e vëzhguar, mendohet se atmosfera e HD 131399Ab përbëhet kryesisht nga metani, përmban ujë dhe është pjesërisht me re, ku retë e rralla janë re silikati që ndodhen nën fotosferë.
*AU quhet njësi astronomike dhe është e barabartë me distancën mesatare mes Tokës dhe Diellit.

Referencat:
1. https://uanews.arizona.edu/story/newly-discovered-planet-has-three-suns
2.http://science.sciencemag.org/content/early/2016/07/06/science.aaf9671