Një artikull i postuar në arXiv ka ndezur sërish spekulimet për mundësinë e “Megastrukturës Jashtëtokësore”, edhe pse teknikisht të dhënat aty e bëjnë këtë strukturë gjithnjë e më të pamundur. Artikulli tregon për errësimin e çuditshëm të një ylli të mbiquajtur ylli i Tabit (Tabby’s star), i cili paraqet një sjellje si asnjë yll tjetër në afërsi apo i llojit të tij. Çuditshmëria e yllit të Tabit ka bërë që astronomi Jason Wright të sugjerojë mundësinë se jashtëtokësorët mund të jenë duke krijuar një sferë apo re të Dajsonit* rreth tij. Astronomët e tjerë nuk mendojnë se kjo mund të jetë përgjigja e rënies së ndriçimit të yllit, por kjo nuk i ka ndalur fansat e fantashkencës.
Ylli i Tabit, me emrin shkencor KIC 8462852, por i quajtur kështu sipas shkencëtares që e ka zbuluar, Tabetha Boyajian, është një yll me ndriçim që vazhdon të bjerë e të luhatet, në një mënyrë që nuk është vënë re asnjëherë e me asnjë yll tjetër deri më tani. Vitin e kaluar, astronomja Boyajian ka publikuar një artikull në të cilin raportonte se këtij ylli i ka rënë ndriçimi mes viteve 2009 dhe 2013. As ajo e as kolegët e saj nuk kanë qenë në gjendje ta shpjegojnë arsyen. Rënia e ndriçimit nuk ngjanë me atë të kalimit të një planeti mes nesh dhe yllit, siç ndodh me shumë yje të tjera. Një artikull tjetër, këtë radhë nga Bradley Schaefer, ka studiuar fotografi të këtij ylli nga shekulli i 19, duke konkluduar se ylli është errësuar 19% që atëherë. Artikulli i tij është kundërshtuar fuqishëm nga komuniteti shkencor dhe në përgjithësi mendohet të përmbajë gabime.
Artikulli i postuar më 5 gusht në arXiv, i cili nuk e ka kaluar ende procesin e peer-review (procesi që kontrollon saktësinë dhe vërtetësinë e një artikulli shkencor), përmbledh dhe analizon të dhënat e mbledhura nga teleskopi Kepler gjatë 1600 ditëve vëzhgim të këtij ylli. Në 1000 ditët e para, ndriçimi i tij ka rënë me 0,34% në vit. Në 200 ditët që pasuan, ndriçimi është zvogëluar fuqishëm, me 2%. Pastaj, zvogëlimi i ndriçimit është ngadalësuar përsëri, duke u kthyer në nivelin e zakonshëm të errësimit. Në total, ylli është errësuar me 3%. Për krahasim, shkencëtarët kanë vrojtuar edhe 193 yje pranë yllit të Tabit dhe 355 yje që ngjajnë me të. Te asnjëri nuk është vënë re asgjë e ngjashme me këtë yll.
Këto të dhëna nuk mund të shpjegohen nga asnjë hipotezë e zakonshme si një planet që rrotullohet rreth tij, një grup kometash, mbetje të një planeti të shpërthyer apo një re gazi. Shkencëtarët mendojnë se në vend të një shkaku, sjellja e çuditshme e këtij ylli është kombinim i disa shkaqeve të ndryshme. Ka mundësi edhe të jetë një fenomen plotësisht i ri e me shkaqe të reja. Ajo që të dhënat e fundit na tregojnë me siguri, është se jashtëtokësorët nuk janë aq të mundshëm si shpjegim pasi që studimi nuk ka vënë re rrezatim infra të kuq, gjë të do të shihnim nëse do të kishte një sferë apo re Dajsoni përreth.
Kepler nuk do të vazhdojë ta studiojë këtë yll, por shkencëtarët nuk do e lënë me aq. Për një vit do të vazhdojnë ta studiojnë me Rrjetin Global të Teleskopëve të Observatorit të Las Cumbres (Las Cumbres Observatory Global Telescope Network). Ky teleskop nuk është aq i sofistikuar sa Kepler, por po të vërehet diçka me rëndësi, vrojtuesit mund të kërkojnë ndihmë nga astronomët e tjerë.
*Sfera e Dajsonit është një sferë e imagjinuar, e cila do të ndërtohej rreth një ylli dhe do të thithte gjithë energjinë e tij në mënyrë që civilizimi që e krijon të mund ta përdorë. Një strukturë e tillë nuk mund të ndërtohet pasi që sistemet yjore nuk kanë mjaftueshëm material dhe pasi që nuk mund të qëndrojë pezull e do të tërhiqej nga Dielli deri sa të copëtohej e të binte në të. Për dallim, reja e Dajsonit do të përbëhej nga satelitë të ndarë në orbita të qëndrueshme, të cilët e rrethojnë një yll dhe thithin energji nga ai.

Referenca:
1. https://arxiv.org/pdf/1608.01316v1.pdf
2. http://www.sciencealert.com/we-just-got-even-weirder-results-about-the-alien-megastructure-star
3. http://gizmodo.com/the-so-called-alien-megastructure-just-got-even-more-my-1784883811?utm_campaign=socialflow_io9_facebook&utm_source=io9_facebook&utm_medium=socialflow
4. http://phys.org/news/2016-08-latest-tabby-star-weirdness.html
5. http://www.manyworlds.space/index.php/2016/08/08/the-ever-more-puzzling-and-intriguing-tabbys-star/
6. http://www.popsci.com/something-made-alien-megastructure-star-dim-rapidly-over-course-4-years
7. http://www.universetoday.com/104919/what-is-a-dyson-sphere/